• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Fundosja”

by Java News
09/07/2018 12:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Befas ka dy mendime mbi atë nëse duhet shpëtuar njerëzit që janë në rrezik për jetën apo t’i lëmë të vdesin. Ky është hapi i parë drejt barbarisë.

Nga Wolfgang Luef/*

E marrë me mend se jetoj në një shtëpi me shumë banesa dhe me një kopsht të përbashkët. Te mezhda e truallit tonë kalon një rrugë dhe nuk dihet për ç’arsye aty aksidentohen çdo ditë rëndë disa çiklistë.

Askush prej neve qiraxhinjve nuk është fajtor që këta njerëz aksidentohen, askush nuk i ka thirrur të kalojnë këndej pari.

Ndoshta ne shprehimisht jemi kundër që ndokush të kalojë këndej. Por, a mund të merret me mend që të kritikohen fqinjët për shkak se në këtë situatë thërrasin mjekun e urgjencës?

A mund të merret me mend se mjeku i urgjencës do të paditej dhe burgosej, sepse po u ndihmon çiklistëve të aksidentuar?

A mund të merret me mend se mund të qëndrosh atje lart në dritare dhe të argumentosh: vetëm nëse atje poshtë ka mjaft të vdekur, të tjerët do të mësojnë se nuk duhet kaluar këndej? Sigurisht jo në një shtëpi në të cilën do të doja të jetoja.

Pikërisht kjo po ndodh aktualisht në Europë. Në diskursin publik befas ka mendime të ndryshme nëse duhet t’u dalim në ndihmë njerëzve që janë në rrezik për jetë ose më mirë t’i lëmë të vdesin.

«Sa më shumë që shpëtojmë, aq më shumë do të vijnë», kjo po thuhet papritmas dhe me zë të lartë.

Kjo fjali ka depërtuar nga shtyllat plot urrejtje të komenteve në Facebook në qendër të shoqërisë së frikësuar.

Kjo fjali sot thuhet në zyra, në ndeja në kopsht dhe në parlamente. Njëkohësisht kapiteni i anijes shpëtuese «Lifeline» gjendet para gjyqit në Maltë, anije të tjera shpëtuese po pengohen të lundrojnë.

Partia nacionaliste gjermane AfD me krenari po prezanton paditë kundër atyre që ofrojnë ndihmë, për shembull «Mjeket pa kufij» apo «Save dhe Children». Ministri i Brendshëm i Italisë po i quan ndihmësit «nënkontrabandistë» dhe i ka mbyllur portet për ta.

Popullistët e Europës duartrokasin dhe në partinë gjermane CSU, e cila sidoqoftë është pjesë e koalicionit qeverisës, po etiketohen si turistë ata që kanë kaluar të gjallë Mesdheun dhe kanë arritur në Gjermani.

Që nga fillimi i vitit 1400 njerëz kanë vdekur në kufijtë e Bashkimit Europa dhe unioni më i pasur i shteteve të botës dhe bartësja e Çmimit Nobel për Paqe nuk shihet të ketë interes të vërtetë politikë që t’i qaset bashkë problemit. Arsyeja për këtë: askush nuk fiton gjë nga kjo, përveç njerëzve që po fundosen.

Ky është fillimi i fundit të idesë europiane. Ne s’mund të thirremi në të drejtat e njeriut, iluminizëm dhe humanizëm dhe njëkohësisht të kriminalizojmë shpëtimin e atyre që po fundosen.

Krenaria e vogël, të cilën e ndieje deri së fundi duke qenë europian – ajo krenari është fundosur në Mesdhe bashkë me mijëra burra, gra e fëmijë. Ndërsa të gjithë ne pothuaj drejtpërdrejtë po shikojmë në televizion, në Twitter dhe Facebook.

Nuk kemi të bëjmë me pikëpamje të ndryshme mbi atë se si duhet të sillemi ndaj lëvizjes së migrantëve dhe refugjatëve.

Nuk bëhet fjalë për atë se nuk mund «t’i pranojmë të gjithë». Këtu thjesht bëhet fjalë për një nivel minimal të civilizimit: Ai që aktualisht po fundoset nuk është as refugjat, as migrant, as nuk është afrikan, as europian, as mysliman, as i krishter, ai është njeri, i cili po fundoset dhe duhet bërë gjithçka që të shpëtohet.

Pastaj natyrisht secili mund të kërkojë kontroll të rreptë të kufijve, respektimin e procedurave të Dublinit për azil, ndihmë në vendin e ngjarjes në vend se «te ne», gjithçka mirë dhe në rregull.

Madje mund të jesh i mendimit se refugjatët, të cilët mbërrijnë deri këtu (në Gjermani), mundësisht të mos lejohen të marrin pjesë në jetën publike, në mënyrë që të mos integrohen dhe të kthehen sa më shpejt prapa nëse kështu vendosin gjykatat.

Por me sy hapur t’i lëmë të fundosen njerëzit për të dhënë një shembull që tremb të tjerët – ky nuk është mendim. Është hapi i parë në barbari.

Të zhvillosh procese kundër atyre që kanë shpëtuar mijëra njerëz nga vdekja, është hapi i dytë në atë drejtim. Hapin e tretë as që po dua ta marrë me mend.

*(Kolumnë e botuar në magazinën e gazetës «Süddeutsche Zeitung»)

Next Post
PS shtyn votimin e ligjit për ‘magjistratët’, opozita bojkotoi nga frika e rrjedhjes së votave

PS shtyn votimin e ligjit për 'magjistratët', opozita bojkotoi nga frika e rrjedhjes së votave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Dëmshpërblim për të prekurit”/ Rama takon banorët pas flakëve në Himarë: Çfarë s’na vret na bën më të fortë!

“Dëmshpërblim për të prekurit”/ Rama takon banorët pas flakëve në Himarë: Çfarë s’na vret na bën më të fortë!

September 5, 2026
Dosjet Epstein tronditin Italinë, Prokuroria e Romës hap hetim për dhunë seksuale dhe kërkon dokumentet sekrete nga SHBA

Dosjet Epstein tronditin Italinë, Prokuroria e Romës hap hetim për dhunë seksuale dhe kërkon dokumentet sekrete nga SHBA

September 5, 2026
Protestuesit drejt Kuvendit, paralajmërohen trazira të martën: Do t’i presim deputetët me vezë, domate e miell

Protestuesit drejt Kuvendit, paralajmërohen trazira të martën: Do t’i presim deputetët me vezë, domate e miell

September 5, 2026
I apasionuar pas maleve, ja kush është 40-vjeçari që humbi jetën pasi ra në humnerë në Lëpushë të Kelmendit

I apasionuar pas maleve, ja kush është 40-vjeçari që humbi jetën pasi ra në humnerë në Lëpushë të Kelmendit

September 5, 2026
Tradhtia sipas shenjave të horoskopit

Tradhtia sipas shenjave të horoskopit

September 5, 2026
Sesion i ri, beteja të vjetra! Kuvendi rikthehet më 8 shtator, PS përgatit hartën me 46 bashki, PD paralajmëron betejë në Kushtetuese

Sesion i ri, beteja të vjetra! Kuvendi rikthehet më 8 shtator, PS përgatit hartën me 46 bashki, PD paralajmëron betejë në Kushtetuese

September 5, 2026
Pagat e magjistratëve përplasin drejtësinë me qeverinë, gjyqtarët dhe prokurorët kërkojnë ekzekutimin e menjëhershëm

Pagat e magjistratëve përplasin drejtësinë me qeverinë, gjyqtarët dhe prokurorët kërkojnë ekzekutimin e menjëhershëm

September 5, 2026
Analiza e Bloomberg: Pse India po tërheq më pak turistë të huaj se Shqipëria?

Analiza e Bloomberg: Pse India po tërheq më pak turistë të huaj se Shqipëria?

September 5, 2026
“Vrasja në Mirditë, s’ka kokërr misteri”, Hoxha ngre alarmin: Janë hapur varre që nuk po mbyllen…

“Vrasja në Mirditë, s’ka kokërr misteri”, Hoxha ngre alarmin: Janë hapur varre që nuk po mbyllen…

September 5, 2026
“Bëni kujdes me shpenzimet”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

5 shenjat e horoskopit që harxhojnë shumë para

September 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com