• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTOT/ Meta nderon “Vllazninë” me Dekoratën “Nderi i Kombit”

by Java News
23/02/2019 20:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me rastin e 100 vjetorit të krijimit të Shoqwrisw Sportive “Vllaznia”, Presidenti Ilir Meta e vlerësoi sot me Dekoratën “Nderi i Kombit me motivacionin: “Si njëra ndër shoqëritë e para intelektuale në Shqipëri, me kontribut e rezultate historike në fushën e sportit, fidanishte e talenteve që kanë mbështetur Vllazninë dhe Ekipin Kombëtar, e dalluar për sportistët e skuadrat e saj cilësore. Gjatw takimit të Metës ishin të pranishëm deputetë të qarkut, Kryetarja e Bashkisë Voltana Ademi, autoritete vendore, figura dhe personalitete të sportit e të kulturës, dhe shumë qytetarë. Me këtë rast Presidenti i Republikës përuroi edhe memorialin me pllakatin nderues në mjediset e jashtme të Bashkisë së Shkodrës.foto galeri foto galeri foto galeri “Ju përshëndes dhe ju uroj për shumë vjet gëzuar 100-vjetorin e Klubit ‘Vllaznia’. Jam i lumtur të hapim siparin e festimit të përvjetorit të Klubit tuaj shekullor duke nderuar së pari kujtimin e ndritur të Shoqërisë  ‘Vllaznia’, pararendësen e Klubit të sotëm sportiv, që bashkë me emrin trashëgoi përkushtimin, pasionin dhe vizionin e saj.

Shkodra është qyteti i bukurisë së përjetshme! Nuk ka etapë të njerëzimit ku shkodranët të mos kenë skalitur gjurmët më të mira të qytetërimit  shqiptar.

Kjo kryeqendër e Veriut shqiptar, veç magjisë së peizazhit dhe vlerave monumentale është mbartëse e vlerave patriotike dhe një historie të pasur dhe të lavdishme të jetës qytetare.

Themelimi 100 vite më parë i ‘Vllaznisë’ ishte një akt i madh! Kjo shoqëri u ngrit si vokacion lirie në një moment dramatik, kur qyteti i tyre rrezikonte të ngelej jashtë kufijve të atdheut mëmë.

Të rinj, juristë, artistë, profesorë, punëtorë, gazetarë, shkrimtarë dhe sportistë lanë mënjanë ndasitë fetare dhe dallimet shoqërore dhe u bashkuan për t’i treguar botës se shkodranët janë pjesa më e ndritur e civilizimit dhe identitet shqiptar, vlerave patriotike, e gjuhës, kulturës si  dhe pasurisë së tij shpirtërore. Shoqëria ‘Vllaznia’ ngelet një nga shembujt më të civilizuar të rezistencës dhe aspiratës shqiptare për liri e progres shoqëror. Jehona e aktivitetit të saj i dha hov të mëtejshëm  jetës shoqërore në qytet, duke e përjetësuar emrin e saj me atë të klubit të parë sportiv shqiptar ‘Vllaznia’. Një ndër Klubet që ka shkruar faqe të ndritura suksesi në sportin shqiptar, por edhe në përfaqësimin ndërkombëtar të vendit.

Të dashur miq,  E prita me kënaqësi propozimin e Kryetares së Bashkisë për të dekoruar Shoqërinë ‘Vllaznia’ me titullin e lartë ‘Nderi Kombit’. Këtë ceremoni solemne dekorimi do të kisha dëshirë,  ta shoqëronim me përurimin së bashku të një Memoriali, për të lenë të gdhendur në mermer nderimin për ‘Vllazninë’, sportistët e saj dhe bijtë e shquar të Shkodrës.

Në këtë mënyrë lavdia e kontributit dhe e veprës së tyre do të jetë përherë në sytë dhe mendjen e të gjithë brezave sportiv e sidomos të rinjve dhe do t’i frymëzojë ata në rezultate përherë të larta! Urimet më të mira për Vllazninë, Shkodrën dhe qytetarinë e saj!”-tha Meta, në fjalën e tij.

/a.meta

Next Post
“Basha atë natë i është hapur Ramës”, çfarë u fol tek për tek në marrëveshjen e 17 Majit?

"Harron" 17 majin, Basha kërcënon: Koha të dridhen ata që kanë bërë pazare me Ramën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I majti i fundit tradicional nuk bie nga froni, Lula fiton garën në Brazil

I majti i fundit tradicional nuk bie nga froni, Lula fiton garën në Brazil

October 26, 2026
Vuçiç pranon humbjen: Është e qartë se ka fituar Lista Studentore!

Vuçiç pranon humbjen: Është e qartë se ka fituar Lista Studentore!

October 25, 2026
17-vjeçari masakrohet me thikë nga bashkëmoshatari i tij, vdes rrugës për në spital

Plagosi me thikë 19-vjeçarin në Korçë, arrestohet 23-vjeçari! Kishte thyer arrestin shtëpiak, iu gjet edhe drogë

October 25, 2026
Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

October 25, 2026
Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

October 25, 2026
Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

October 25, 2026
Dosja “Xibraka”, Leka: Çështje me ngarkesa politike, gjuha e shpifjes është kthyer në normë…

Shkulja e pllakës së Ziver Veizit në protestë, Leka: Berisha prej 35 vitesh peng i dhunës dhe pushtetit!

October 25, 2026
Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

October 25, 2026
“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

October 25, 2026
“Veliaj ka detyrë të ndryshojë perceptimin popullor”/ Meçe: Rama foli qartë, pranoi korrupsionin brenda mazhorancës!

“Shpërndanë bishta lopate dhe hodhën molotov”/ Meçe: Berisha synoi destabilizimin, por dështoi me 1500 militantë

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In