• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTOT/ Lista e partnerëve të Ivanka Trump, e rrëfyer nga nëna e saj…

by Java News
19/10/2017 19:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ivana Trump, sjell për lexuesin amerikan librin e saj të radhës. Gruaja e parë e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës publikon librin “Raising Trump”, një libër biografik i cili kryesisht i dedikohet tre fëmijëve të saj Ivanka, Donald dhe Eric. Ivana ka rrëfyer jetën dhe ngjarjet e jetës së saj, por nuk ka lënë pa përmendur edhe historitë e dashurisë të vajzës së saj, Ivankës:

“Jeta ka qenë bujare me mua, për aq kohë sa kam tre fëmijë si drita, që më bëjnë krenare çdo moment të jetës. Vërtetë janë fëmijët e Donald Trump, por dijen, edukatën, virtytet, nuk ia ka falur askush, i kanë meritë të vetat. U kam thënë gjithmonë, paratë nuk bien as nga qielli e as nga pemët, punoni, studioni, dhe martohuni me ata që ju meritojnë. U kam kërkuar gjithnjë të ishin të hapur me mua për jetën private. Doja të dija më kë kishin të bëjnë. Ivanka më tregonte çdo gjë, por nuk ka qenë e lejuar të sillte në shtëpi të dashurit e saj, derisa ajo të vendoste për njërin. Pas studimeve, kish ardhur koha që do njihte dikë. Për mua dhe Donald ideja që vajza do na prezantonte një ditë njeriun e zemrës, ishte e tmerrshme sepse për ne mbetej akoma vogëlushja jonë.” shprehet Ivana, informon Dritare.net

“Për disa vite, Ivanka ka qenë në një lidhje me një djalë tepër të mirë, i pashëm, i suksesshëm. Ishte bankier në Wall Street, gjithë të mirat i kishte. Kërkova ta takoja një ditë, e kështu dolëm për darkë. Ai ishte shumë më i shkurtër se vajza ime, e kjo gjë me thënë të drejtën aspak nuk më kënaqi. Në një moment, më pyet me zë të ulët: “Hë mami, si të duket”.  I përgjigjem: “Sigurisht që nuk e pëlqej, apo do marrësh shkallë që ta shohësh në sy”. Unë prita që ajo të qeshte, por në fakt u prek aq shumë sa për dy javë nuk më ka folur. Jo shumë larg nga ajo natë, ata ndahen për arsye që nuk e kam pyetur dhe mirë kanë bërë, se vajza ime nuk kishte arsye të kalonte gjithë jetën me kokën poshtë, se ishte i shkurtër nuk e mbërrinte dot. Jo, dhe jo. Në këtë aspekt kisha shumë pretendime për Ivankën. Më pas nisi të dilte me një djalë tjetër, ai nga një familje e mirë dhe e pasur, por ky një dembel, pa asnjë vizion për jetën. E pyes njëherë, se çfarë bënte në jetë, me se merrej. Por çfarë të më thoshte i shkreti, do fliste për pasurinë e babait, të vetmen gjë që dinte. Ishte dhe nipi i një mikeshës sime, dhe mendova se do e pëlqeja, por larg o Zot, ai ishte një dështak.” shkruan në librin e saj Ivana, informon Dritare.net.

“Unë doja të dija çdo gjë për Ivankën, dhe të njihja çdo djalë që dilte me të sepse mosha e re nuk e dallojnë të mirën nga e keqja. Për Ivankën doja një djalë të kompletuar, mbi të gjitha një mashkull ambicioz. Nuk zgjati shumë, fatmirësisht u ndanë. Dhe vetëm pak kohë më vonë kur shfaqet në media që e kishin arrestuar për përfshirje të punëve të pista dhe shpërndarje droge. Dhe kjo na duhej, thashë. Mirë që u largua prej tij. Ivanka, ka qenë fëmija i preferuar i Donald, si baballarët për vajzat dhe njëherë të vetme mbaj mend që dëshironte shumë t’i prezantonte Tom Brady, yllin e futbollit amerikan. Por Ivanka as e konsideroi si rast fare, nuk është tipi im tha, e nuk pranoi as ta takonte.

Por fati deshi që të takonte djalin më të mirë në botë kur ishte vetëm 26 vjeçe. Ajo njohu Jared Kushner nga disa miq të përbashkët. Një djalë i mrekullueshëm, nga një familje me emër të mirë në Nju Jork, të njohur për biznese, e pronar i kompanisë New York Observer. Që me herën e parë e kam pëlqyer. Ky po, këtë meriton Ivanka, një djalë inteligjent, i pashëm, i gjatë, i kulturuar, i dashur deri në dritën e syve të Ivankës dhe ajo e donte shumë, e adhuronte pafund. Dashuria e tyre ishte e madhe dhe e sinqertë, por kishte dhe pengesa jo të vogla. Familja e tij nuk do e lejonte kurrë që të martohej me vajzën time, sepse ata janë çifutë të devotshëm e vajza ime nuk ishte e tillë. Kjo qe dhe arsyeja e vetme që u ndanë për disa kohë nga njeri-tjetri. Pas 1 viti, u kthyen sërish bashkë më të dashuruar se kurrë. Një ditë më pyet vajza nëse ishte problem të ndryshonte fenë. “Shiko Ivanka, ti ke lindur katolike dhe rrënjët e tua nuk i ndryshon dot, por nuk më bëhet vonë aspak çfarë feje je, kur bëhet fjalë të zgjedhësh mes saj dhe dashurisë. Nëse kjo është ajo çfarë të dashurin tënd do e bën të lumtur, mos u mendo, por bëje” i thashë asaj. Ivanka u konvertua në çifute dhe u martuan në vitin 2009 e sot janë të lumtur me familjen e tyre. Ivanka, mban emrin tim, Ivana, por me përkëdheli ne e thërrasim Ivanka sepse për ne ajo mbetet ende ajo goca e vogël dhe e ëmbël. Jam nëna më e lumtur kur i shoh sa të dashuruar janë bashkë sepse Jared Kushner është dhëndri ideal.

Kam pasur fat dhe me djemtë që kanë zgjedhur vajza të mira. Të dyja nuset i kam të mrekullueshme dhe jemi si shokë e shoqe kur takohemi. Mi dëgjojnë dhe këshillat që u jap, kemi një raport fantastik.

I falënderoj nga thellësia e zemrës fëmijët e mi të dashur, e gjithë pjesën tjetër të familjes, nuset, dhëndrin, nipërit e mbesën që ma mbushin jetën plot kënaqësi.

Një falënderim të veçantë e kam për ish-bashkëshortin tim, Donald Trump, që ka qenë një shok i shkëlqyer në këto vite, për mbështetjen e tij, e për çdo kujtim të bukur prej tij.”

Ndër të tjera Ivana, tregon se Donald nuk ka qenë në dijeni për këtë libër, as e ka pyetur sepse libri flet për jetën e saj e jo të Donald. Në fund të librit, nuk ka harruar të falënderojë dhe tre bashkëshortët e saj Massimo Gargia, Riccardo Mazzucchelli, dhe Rossano Rubicondi, të cilët Ivana i konsideron miqtë e saj më të mirë./dritare.net

Next Post
Gabimet i Arnautoviqit para Mourinhos që i kushtuan rëndë

Gabimet i Arnautoviqit para Mourinhos që i kushtuan rëndë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Protesta me arkivol na kujton 1997-ën”, socialisti: Ka individë të paguar nga klanet e luftës hibride

“Protesta me arkivol na kujton 1997-ën”, socialisti: Ka individë të paguar nga klanet e luftës hibride

July 5, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Është vonë…

July 5, 2026
Fier/ Shuhet edhe vatra e fundit e zjarrit në Peshtan

Fier/ Shuhet edhe vatra e fundit e zjarrit në Peshtan

July 5, 2026
Protestuesja në tubimin para Kryeministrisë: Sali Berisha vrau miliona bijë nënash!

Protestuesja në tubimin para Kryeministrisë: Sali Berisha vrau miliona bijë nënash!

July 5, 2026
VIDEOLAJM/ Pamjet me dron! Ja sa është pjesëmarrja në protestën përpara Kryeministrisë

VIDEOLAJM/ Pamjet me dron! Ja sa është pjesëmarrja në protestën përpara Kryeministrisë

July 5, 2026
Qëndrestarët e protestës dhe anti-kultura e urrejtjes

Qëndrestarët e protestës dhe anti-kultura e urrejtjes

July 5, 2026
Kina dhe Suedia bien dakord të forcojnë bashkëpunimin dhe të mbështesin multilateralizmin

Kina dhe Suedia bien dakord të forcojnë bashkëpunimin dhe të mbështesin multilateralizmin

July 5, 2026
“Epsteini” ynë

Pse fantazia e memeve përfundoi në arkivol?

July 5, 2026
“Protesta e fundit e pazakontë”, analisti: Ndërkombëtarët nuk kanë dalë në mbështetje të plotë!

“Protesta e fundit e pazakontë”, analisti: Ndërkombëtarët nuk kanë dalë në mbështetje të plotë!

July 5, 2026
Vullkani Etna shpërthen sërish në Siçili, re hiri mbi ishull dhe kufizime fluturimesh në aeroportin e Katanias

Vullkani Etna shpërthen sërish në Siçili, re hiri mbi ishull dhe kufizime fluturimesh në aeroportin e Katanias

July 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In