• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

FOTOT/ Forca Detare shqiptare në misionin e NATO në Egje kundër trafikut të klandestinëve

by A R
21/10/2016 11:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Forcat e Armatosura të Shqipërisë, për herë të parë do të marrin pjesë në një operacion detar të NATO-s të quajtur “Aegean Sea”. Duke filluar nga muaji nëntor, Shqipëria do të marrë pjesë në këtë operacion me një anije të klasit “Iliria”, në ndihmë të krizës së emigrantëve dhe refugjatëve.

Misioni në këtë operacion është kryerja e rikonicionit, monitorimi dhe vëzhgimi i kalimeve të paligjshme në zonën e aktivitetit/hapësirën detare në bashkëpunim me autoritetet detare të Greqisë, Turqisë dhe misionit të BE-së “FRONTEX”, për ndërprerjen e linjave të trafikut dhe emigracionit të paligjshëm në detin Egje, deri në një situatë të qëndrueshme.

Me këtë operacion synohet demonstrimi i vazhdueshëm i angazhimit të NATO-s në mbështetje të përpjekjeve ndërkombëtare për të ndërprerë linjat e trafikut dhe emigracionit të paligjshëm në Detin Egje, nëpërmjet kontributit me informacion kritik e vëzhgim. Mbështetja e aktivitetit të NATO-s në Detin Egje do të kryhet nëpërmjet përdorimit maksimal të Komunikimit Strategjik (STRATCOM).

Misioni i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë që do të marrë pjesë në këtë operacion është kryerje patrullimi detar në përbërje të grupit të gatshëm të anijeve të NATO-s, SNMG2, në Detin Egje, në kuadër të operacionit të NATO-s. Anija do të përdoret për detyra patrullimi, kërkim-shpëtimi dhe bordimi, brenda rajonit të caktuar në Detin Egje.

Në operacionin detar të NATO-s “Aegean Sea”, Forca Detare do të marrë pjesë me një anije të klasit “Iliria”, të përbërë me një personel prej 21 ushtarakësh./a.m.

anija1anija2

Next Post
Rama: Shqiptarët fituan luftën, serbët humbën! Duhet të sillemi si fitues!

Rama: Shqiptarët fituan luftën, serbët humbën! Duhet të sillemi si fitues!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e premte 9 tetor 2026: Peshorja hyn në dy ditët më të rëndësishme të vitit, Luani favorizohet në punë, Akrepi përgatitet për një fillim të ri

October 9, 2026
“Ky është partneri im, shumë krenare!”, Adrola Dushi reagon pas vendimit të papritur të Capital T

“Ky është partneri im, shumë krenare!”, Adrola Dushi reagon pas vendimit të papritur të Capital T

October 9, 2026
‘Strehimi social’, si ndahen shtëpitë dhe qiratë. Kush përfiton me ligjin e ri

Qira me të drejtë blerje dhe kredi me 0% interes, skema e re e strehimit; Kategoritë që përfitojnë

October 9, 2026
Do kishte një tjetër ‘Banjska’? Gjendet armatim në fshatrat e veriut të Kosovës

Do kishte një tjetër ‘Banjska’? Gjendet armatim në fshatrat e veriut të Kosovës

October 9, 2026
Masa ndaj Vlora Hysenit, Rama reagon nga New Yorku: Lirim të menjëhershëm nga detyra! Kreu i ri i SHISH, sapo…

“Gjithfarë duarsh të pista…”, Rama flet pas debateve në PS dhe votimit të ‘Territorjales’: Sot kemi një tjetër shtysë modernizuese

October 9, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

Miratimi i Territoriales: Shqipëria do të ketë 46 bashki. Si do të funksionojnë?

October 9, 2026
Shpërthim me lëndë plasëse në Bathore, dëmtohet banesa e një 55-vjeçari dhe një automjet

Shpërthim me lëndë plasëse në Bathore, dëmtohet banesa e një 55-vjeçari dhe një automjet

October 9, 2026
Prag skandali në SHBA? Ambasadorja në Greqi kërkoi 100 mijë dollarë për borxhin e kartës së kreditit

Prag skandali në SHBA? Ambasadorja në Greqi kërkoi 100 mijë dollarë për borxhin e kartës së kreditit

October 9, 2026
Vrau 13 ushtarë në vitin 2009, SHBA planifikon transmetimin live të ekzekutimit të ish-majorit

Vrau 13 ushtarë në vitin 2009, SHBA planifikon transmetimin live të ekzekutimit të ish-majorit

October 9, 2026
VIDEO / “Jashtë o të korruptuar”, momenti kur Bardhi “çmendet” dhe hedh sende në Kuvend

VIDEO / “Jashtë o të korruptuar”, momenti kur Bardhi “çmendet” dhe hedh sende në Kuvend

October 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com