• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTOT/ Ekspozitë e fëmijëve kosovarë: “Të mbijetosh përmes Ngjyrash”

by Java News
19/04/2019 22:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qendra për Hapje dhe Dialog  hapi ekspozitën “Një rrugëtim i vështirë- 20 vjet pas” e cila realizohet në bashkëpunim me QSHDNJ, ku ekspozohen 100 vizatime dhe vjersha të fëmijëve kosovarë gjatë eksodit 1998-1999 në Shqipëri. “Mobilizimi i shqiptarëve për të ndihmuar kosovarët e dëbuar dëshmoi vlerat e një kombi të bashkuar. Kjo ekspozitë sot është dëshmi e kujtesës, e fëmijëve që i mbijetuan luftës, falë ndihmës së Qendrës Shqiptare për të Drejtat e Njeriut ”- u shpreh Eridana Çano, Drejtoresha e Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje.

Dhuna dhe terrori serb detyroi mbi 600 mijë kosovarë të largohen nga trojet e tyre drejt Shqipërisë gjatë periudhës Qershor 1998 – Korrik 1999, e cila arriti pikën kulmore të dëbimeve në datën 16 prill 1999.

Qendra Shqiptare për të Drejtat e Njeriut (QSHDNJ) organizoi 36 shkollat verore argëtuese, ku mësues dhe ekspertë të edukimit u angazhuan për rehabilitimin e fëmijëve kosovarë.

Nga ky projekt përfituan rreth 40 mijë refugjatë në Tiranë e Durrës.

Mikpritja dhe ngrohtësia vëllazërore e popullit shqiptar lehtësoi sadopak dhimbjen dhe traumën që ata po përjetonin.

Gjurmët e traumës psikologjike shprehen qartazi  në shumë nga punimet e para të  vogëlushëve, traumë e cila gradualisht u arrit të mposhtej duke u zëvendësuar me vizatime gjithmonë e më optimiste, për një të ardhme në paqe dhe për një rikthim sa më të shpejtë në shtëpitë e tyre në Kosovë.

“Kosova na mbledh sot në këtë ekspozitë për të na treguar dëshirën e jetës dhe fuqinë e mbijetesës edhe në eksodin më të rëndë të historisë së saj”- u shpreh Kozara Kati, drejtuese e QSHDNJ.

Ndërsa Feride Rushiti nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës theksoi se “Kjo ekspozitë i kontribuon memories kolektive të Kosovës. Nuk mund të ndërtojmë të ardhmen tonë pa kujtuar të shkuarën”.foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri Emocionuese pjesëmarrja e Merita Durakut në këtë ekspozitë me dy vizatime të krijuara në moshën 14- vjeçare. “Falenderoj të gjithë shqiptarët që na u gjendën pranë në momentet më të vështira të luftës dhe na dhanë shpresën për të jetuar përmës shkollave verore, të ngritura nga QSHDNJ. Ne mbijetuam falë shpresës që na dhatë të gjithë JU”- u shpreh e emocionuar Merita.

Në ditët e eksodit kosovar ndihmuan edhe shumë mësues dhe vullnetarë nga Kosova si Familja Sheremeti në Shkallnur, Familja Duraku nga Krusha e Madhe, Nesip Gashi nga Prizreni, të cilët u falenderuan nga të pranishmit për angazhimin  në shkollat verore dhe kontributin në rehabilitimin e një numri të madh të fëmijëve të traumatizuar kosovarë.

E vështira  e kësaj ekspozite është rrugëtimi i fëmijëve kosovarë nga përjetimi i ngjarjeve tragjike të luftës drejt shpresës dhe lirisë.

E përbashkët mbetet ëndrra për një vatër të ngrohtë dhe familjare në Kosovën e lirë.

Shtëpia- është vizatimi që do të shohim të ripërsëritet në çdo ngjyrë të hedhur nga fëmijët në këtë ekspozitë.

20 vjet më pas le t’ju urojmë këtyre Fëmijëve tashmë “Të rritur” një të ardhme të lumtur në trojet e tyre legjitime!

Ekspozita do të qëndrojë e hapur në COD nga data 18 prill-5 maj 2019.

Next Post
Lleshaj reagon pas operacionit “MARANAJ” në Shkodër: Goditje madhore krimit

Ministri Lleshaj: Unë njoh si opozitë vetëm atë në Parlament

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

April 1, 2026
Një i plagosur nga të shtënat me armë në Britani, disa shkolla të mbyllura. Policia në kërkim të autorit

Një i plagosur nga të shtënat me armë në Britani, disa shkolla të mbyllura. Policia në kërkim të autorit

April 1, 2026

Në PD s’ka ngelur njeri as për të të rrahur

April 1, 2026
Rama i kalon Blendi Gonxhes varësinë e Drejtorisë së Arkivave/ Ja vendimi i qeverisë

Rama i kalon Blendi Gonxhes varësinë e Drejtorisë së Arkivave/ Ja vendimi i qeverisë

April 1, 2026
Vengu mbi përplasjet në PS: Detaje periferike, Shqipëria ka çështje shumë më jetike! Hatërmbetjet janë një luks që nuk e kemi

Vengu mbi përplasjet në PS: Detaje periferike, Shqipëria ka çështje shumë më jetike! Hatërmbetjet janë një luks që nuk e kemi

April 1, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Po na ndihmojnë fotovoltaikët me naftën?

April 1, 2026
“Pse talleni me një popull që me zor të ka pritur?!”, Daut Gumeni kritikon SPAK: Prishtshmëritë s’po përmbushen

“Pse talleni me një popull që me zor të ka pritur?!”, Daut Gumeni kritikon SPAK: Prishtshmëritë s’po përmbushen

April 1, 2026
Nga shpallja e zonave me përparësi zhvillimi tek mbështetja sociale/ Zbardhen vendimet e sotme të qeverisë

Nga shpallja e zonave me përparësi zhvillimi tek mbështetja sociale/ Zbardhen vendimet e sotme të qeverisë

April 1, 2026
Tjetër ndryshim në Qeveri! Lirohet nga detyra zv.ministri i Mbrojtjes, ja kush e zëvendëson (EMRI)

Tjetër ndryshim në Qeveri! Lirohet nga detyra zv.ministri i Mbrojtjes, ja kush e zëvendëson (EMRI)

April 1, 2026
Gjyqi për Hashim Thaçin dhe 4 ish-krerët e UÇK-së në Hagë, seanca shtyhet më 14 prill

Gjyqi për Hashim Thaçin dhe 4 ish-krerët e UÇK-së në Hagë, seanca shtyhet më 14 prill

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In