• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Fotot e rralla, grekët në vitin 1940: Shqiptarë, bashkohuni me ne kundër Italisë

by A R
28/10/2019 12:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lufta italo-greke, veç të tjerash studiohet edhe për faktin se skenë e zhvillimeve të saj u bënë pikërisht vendbanimet e një vendi të tretë, i cili u fut në këtë luftë me pahir, çka i dha shkas shtetit fqinj të formësonte e të justifikonte veprime të mëvonshme politike, juridike, diplomatike e ushtarake, që lidheshin drejtpërdrejt më këtë akt.

Nuk dua të zgjatem shumë në lidhje me informacione të zgjeruara e data historike që përshkruajnë etapat dhe betajat e kësaj lufte, çka tashmë dihen gjerësisht, por vetëm të paraqisja disa foto historike – me shumë gjasa të pabotuara më parë – që ilustrojnë momentin e avancimit të trupave greke në Shqipëri, thirrjet që i drejtoheshin popullsisë shqiptare, si dhe perceptimin e objektivave greke në lidhje me Shqipërinë në kapërcyellin e viteve 1940-1941.

Në një thirrje publike që gjendej e ngulur në muret e ndërtesave në jug të Shqipërisë, shkruar në një shqipe shumë të pastër (në dialektin toskë) marrë nga arkiva e Institutit LUCE në Romë, vetëm pak kohë pasi kishte nisur konflikti, më konkretisht shkruhej:

Shqiptarë,

Italjanët duan të ju nxisin të përdhunoni tokën greke dhë të ju nxisin të luftoni kundër ushtarit hero grek. Ribelohuni të gjithë dhe bashkoni armët t’uaja me armët t’ona dhe kemi për të hedhurë lark Shqipnije fazhizmën e Mussolinit.

Shqipnija ka qenë kurdo krenare e lirisë së saja dhe Greqija kurdo e ka respektuar dhe sot rreziku është i përbashkët përse Mussolini dhe Hitler duan të bëjnë popujt e Ballkanit shërbëtorët e interesave të tyre.

I vetmi popull që ka dëshmuar në çdo çast miqësinë e tij për popujt ballkanë është populli i madh anglez që lufton pa reshturë për të shpëtuar qytetnimin. E gjithë Greqija është e mbledhurë pas Mbretit të saj dhe italjanët sigur do të munden nga heroizma jonë dhe ju shqiptarë do të nimoni ne për të i a arrijtur fitores që ka për të lejuar dhe juvet të jini të lirë sikundër keni qenë për njëzet vjetë.

Poshtë Fazhizma!

Poshtë Nacjonalsocjalizma!

Dihet se avancimi i grekëve në pranverë të vitit 1941 në territorin shqiptar, ishte shumë i shpejtë dhe i zgjeruar, para se në lojë të hynin gjermanët që do të pushtonin shumë shpejt Jugosllavinë dhe Greqinë, duke rifutur në lojë Italinë.

Në këtë kuadër, po sjell edhe disa foto të tankeve greke ( shihen qartë edhe mbishkrimet në greqisht ) në zonën e Pogradecit, si dhe disa foto të tjera nga Korça ( ku shihen ushtarakët grekë ndërsa mbajnë një fjalim me tone trimufuese para Bashkisë së qytetit), por edhe robër lufte nga të dyja palët ndërluftuese në territoret shqiptare.

Sipas historianes britanike, Miranda Vickers: “Opinioni publik shqiptar në fillim e festoi triumfin e Greqisë ndaj Italisë, por qëndrimi i tij ndryshoi kur Athina nisi të tregojë hapur synimet e veta për të aneksuar Jugun e Shqipërisë”.

Armand Plaka

Next Post
Çfarë nënkupton shërbimi i provës/ Tahiri një herë në muaj do hedhë një firmë, dënimi i njëjtë si dy ish-gjyqtarët

Gjykata zbardh vendimin e dënimit të Saimir Tahirit me disa javë vonesë, 140 faqe argumente

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndjesa e një monstre!” Berisha reagon sërish për deklaratat e ministres serbe: Rama heshti

“Ndjesa e një monstre!” Berisha reagon sërish për deklaratat e ministres serbe: Rama heshti

July 17, 2026
Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

July 17, 2026
Shpalli kandidaturën për kryetare të PD, Kokalari: Kërkesa do t’i shkojë Berishës nga avokatët amerikanë!

Kokalari: Flamur Noka ka një mision, të sjellë Argita Malltezin në krye të PD-së

July 17, 2026
U zgjodh nënkryetare, Bajaziti: Zotohem se do ndërtoj ura mes diasporës dhe Berishës

U zgjodh nënkryetare, Bajaziti: Zotohem se do ndërtoj ura mes diasporës dhe Berishës

July 17, 2026
Trump fitoi më shumë se 1 miliard dollarë nga kriptovalutat në vitin e parë të rikthimit në presidencë

Trump akuzon Kanadanë për zjarret dhe bën gati tarifat: Ajri i ndotur po na kushton miliarda

July 17, 2026
KUVENDI LIVE! Spiropali: Largimi im u paralajmërua nga Berisha; Kreu i PD: S’e ke nga unë!

“Mocioni i Elisa Spiropalit, valvul shkarkimi. I shërben ambicieve të saj”

July 17, 2026
Dy të maskuar i zënë pritë në Sarandë, plagoset rëndë Thimjo Rubati, detajet e para

Dy të maskuar i zënë pritë në Sarandë, plagoset rëndë Thimjo Rubati, detajet e para

July 17, 2026
Të shtëna me armë zjarri në Sarandë/ Mbetet i plagosur një person, policia rrethon zonën

Të shtëna me armë zjarri në Sarandë/ Mbetet i plagosur një person, policia rrethon zonën

July 17, 2026
Projekti i plotë/ Mazniku tregon rrugën që do ndiqet me reformën territoriale në 61 bashkitë e vendit

Mazniku e konfirmon: Shqipëria do të ketë më pak bashki në zgjedhjet e 2027-ës

July 17, 2026
Finalja e Botërorit në Nju Jork, 10 gjërat që duhet të dini para sfidës Spanjë-Argjentinë

Finalja e Botërorit në Nju Jork, 10 gjërat që duhet të dini para sfidës Spanjë-Argjentinë

July 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In