• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTOT/ Bota rikujton përmes pikëllimit figurat e njohura që ndërruan jetë në 2016

by Java News
07/01/2017 10:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

David Bowie, George Michael, Umberto Eco – shumë artistë e njerëz të njohur të politikës u ndanë nga ne në vitin 2016. Një retrospektivë pikëllimi nga bota e artit, politikës dhe kinemasë.

David Bowie († 10. Janar, 69 vjeç)

Me të bota humbi një nga heronjtë e historisë së muzikës pop. Bowie diti të krijojë unversin e tij të pangatërrueshëm. Me lojën me identitetet artisti shkaktoi mjaft debat. 140 milionë disqe të shitur, një nga muzikantët më të suksesshëm botërorë.

18972018_303Alan Rickman († 14. Janar, 69 vjeç)

Aktori i njohur anglez u bë i famshëm me filmat e “Harry Potter”, ku ai luante rolin e Severus Snape. Ai mori çmime të njohura si Emmy, dhe Golden Globe.

18980405_303Umberto Eco (†19. shkurt, 84 vjeç)

Romani i tij “Emri i trëndafilit”, botuar në vitin 1980 e bëri Econ të famshëm. Romanet e shkrimtarit dhe intelektualit italian u përkthyen në 60 gjuhë. Eco ishte edhe profesor i semiotikës.

19062124_303Guido Westerwelle († 18 mars 2016)

Ish-ministri i Jashtëm gjerman dhe ish-kreu i partisë liberale gjermane, FDP ndërroi jetë pas sëmundjes së leuçemisë akute. Pas trajtimeve dhe një periudhe përmirësimi, ku Westerwelle prezantoi librin e tij “Mes dy jetësh”, ish-ministri u sëmur sërish. Nga vitet 80-të ai ishte një nga figurat kryesore politike gjermane.

19127381_303Hans-Dietrich Genscher († 31 mars 2016)

Genscher ishte ministri i Jashtëm gjerman që qëndroi më gjatë në post se të gjithë të tjerët, frymëzuesi i bashkimit gjerman në vitin 1990. E paharruar dalja publike në vitin 1989, në ballkonin e ambasadës çeke, ku ai u tha refugjatëve të RDGJ-së se do të lejohen të hyjnë në Gjermaninë Perëndimore. Politikani liberal arriti moshën 89 vjeçare.

19159453_303Imre Kertesz († 31 mars 2016)

Shkrimtari hungarez dhe nobelisti i letërsisë ndërroi jetë pas një sëmundjeje të gjatë në moshë 86 vjeçare. Ai konsiderohet si një nga autorët më të rëndësishëm të letërsisë europiane pas Luftës së Dytë Botërore. Me librin “Roman i një të pafati” ai trajtoi periudhën e qëndrimit në kampet e përqëdrimit.

16389470_303Prince († 21 prill, 57 vjeç)

Edhe vdekja e Prince e tronditi botën. Sërish ndahet nga jeta një artist që i dha tonin muzikës në shekullin e 20-të. Arsyeja duket të ketë qenë mbidozë e ilaçeve kundër dhimbjeve- Por këngët e tij si “Purple Rain” dhe “Kiss” nuk do të harrohen.

36502138_303Bud Spencer ( † 27. qershor, 86 vjeç)

Shuplakat dhe goditja me grusht drejt në filmat e bënë Bud Spencerin të famshëm. Bashkë me Terence Hill ai krijoi një seri filmash-komedi të suksesshëm. Me emrin e vërtetë, Carlo Pedersoli, Spencer ishte jo vetëm aktor, por edhe shpikës, ideator dhe autor skenarësh.

19361243_303Elie Wiesel († 2. korrik, 87 vjeç)

Angazhimi kundër shtypjes dhe diskriminimit ishte prioriteti kryesor i punës së shkrimtarit që humbi prindërit dhe motrën në Aushvic. Profesori dhe nobelisti i paqes, (1986) u bë i famshëm me librin “Nata”. Wiesel ka qenë ndër autorët më të njohur që shkruanin për Holokaustin.

19374156_303Dario Fo († 13 tetor, 90 vjeç)

Pasioni i tij ishte satira. Shigjetat e shkrimtarit italian drejtoheshin kundër të fuqishmëve. Dario Fo e kuptonte letërsinë si zëdhënëse të të pafuqishmëve. Nobelisti i letërsisë shkroi mbi 70 vepra letrare dhe komedi.

36795054_303Leonard Cohen († 7 nëntor, 82 vjeç)

Shumica e njohin si këngëtarin me zërin e ngjirur, i rrethuar nga një aureolë melankolie. Por krahas Bob Dylan, ai konsiderohet si një nga poetët më të rëndësishëm të muzikës pop. Në tetor u publikua albumi i fundit, një testament i artistit të sëmurë rëndë.

36364803_303George Michael († 25 nëntor, 53 vjeç)

Sikur të mos mjaftonin humbjet këtë vit, pak para fundit të vitit ndërron jetë papritur edhe këngëtari George Michael. Me duetin “Wham” ai u bë i famshëm në vitet 80-të. George Michael, i cili qëndroi 40 vjet në skenë, shiti më shumë se 100 milionë albume.

36911807_303

Next Post
Sali Lushaj: Video për Stresin është montazh, na përndjekin si kundërshtarë politik

Sali Lushaj: Video për Stresin është montazh, na përndjekin si kundërshtarë politik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tryeza e opozitës/ Hasimja ia thotë në sy Berishës: S’keni besueshmëri, bashkëpunoni me PS-në në kurriz të partive të vogla

“PD gati për të bërë lëshime”, Hasimja tregon negociatat me Berishën për kodin zgjedhor

February 21, 2026
Molotovët e PD tek xhamia e Namazgjasë, KMSH: U lënduan besimtarët, mos e merrni maturinë tonë për tolerancë

Molotovët e PD tek xhamia e Namazgjasë, KMSH: U lënduan besimtarët, mos e merrni maturinë tonë për tolerancë

February 21, 2026
Pse janë kaq të vlefshme mineralet e rralla?

Pse janë kaq të vlefshme mineralet e rralla?

February 21, 2026
“Ia futën molotovët te çanta e shkollës dhe e arrestuan”, Berisha: Ja dëshmia e prindit të të miturit

“Ia futën molotovët te çanta e shkollës dhe e arrestuan”, Berisha: Ja dëshmia e prindit të të miturit

February 21, 2026
Dy të rinj u vranë për një kafe, dorëzohet 31-vjeçari në kërkim për ngjarjen e Manzës

Dy të rinj u vranë për një kafe, dorëzohet 31-vjeçari në kërkim për ngjarjen e Manzës

February 21, 2026
Reforma zgjedhore, Berisha: Do kërkojmë Shqipërinë si një zonë të vetme elektorale

Berisha kërcënon Ramën: Do t’i djegim selitë e PS në çdo qytet!

February 21, 2026
Një luftë e parashikuar: Si CIA dhe MI6 morën në dorë planet e Putinit për Ukrainën dhe pse askush nuk u besoi atyre

Një luftë e parashikuar: Si CIA dhe MI6 morën në dorë planet e Putinit për Ukrainën dhe pse askush nuk u besoi atyre

February 21, 2026
Protesta e PD, Avokati i Popullit: Kemi dokumentuar çdo tejkalim kompetence e abuzim me pushtetin

Protesta e PD, Avokati i Popullit: Kemi dokumentuar çdo tejkalim kompetence e abuzim me pushtetin

February 21, 2026
Bollino apelon: Italia t’ia rikthejë solidaritetin me disa nga vaksinat e saj Shqipërisë

Gënjeshtrat djallëzore të Sali Berishës dhe lapsuset me ‘kryengritës të armatosur’

February 21, 2026
VIDEO | Aksion në Unazën e Madhe, policia pritë 42-vjeçarit me drogë

VIDEO | Aksion në Unazën e Madhe, policia pritë 42-vjeçarit me drogë

February 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In