• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTOT/ Betohen komandot e rinj, 30 ushtarët të trajnuar për operacione ekstreme

by Java News
18/05/2018 09:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

30 ushtarë të rinj u bënë pjesë e një prej njësive elitë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Pjesëtarët më të rinj të batalionit Komando, u betuan pas përfundimi të kursit 3-mujor, gjatë së cilit treguan aftësitë e nevojshme fizike dhe psikologjike për të shërbyer në detyra dhe operacione të vështira.

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka uroi ushtarët e rinj për përfundimin e kursit dhe i inkurajoi ata për përgjegjësitë shtesë, me të cilat ngarkohen tashmë.

“Dua t’ju përgëzoj të gjithëve për përfundimin e kursit. Jam vërtet shumë e impresionuar me çfarë pashë.

Kjo është një njësi elitë e Forcave tona të Armatosura dhe ju jeni bërë pjesë e saj, dhe për këtë pa diskutim që do të keni një përgjegjësi shumë të madhe dhe pritshmëritë që ne kemi për ju janë vërtetë pa kufi, ashtu sikundër janë pa kufi edhe shpresat njerëzore kur jetët janë nën kërcënim.

Ajo që ju përfaqësoni është si ajo drita në fund të tunelit. Është si ajo shpresa njerëzore që nuk vdes asnjëherë sepse me operacionet ku merr pjesë njësia juaj, ku ka marrë pjesë njësia juaj, me operacionet luftarake, por edhe me misionet paqeruajtëse dhe me të gjitha ndërhyrjet që komandot kanë bërë ndër vite për të siguruar jetët njerëzore në raste të krizave të shumta të  fatkeqësive natyrore apo edhe të misioneve paqeruajtëse dhe misioneve luftarake, kanë qenë realisht ajo shpresa që i është dashur njerëzve që i është kërcënuar jeta”, u shpreh ministrja Xhaçka përpara komandove të rinj.

Më tej, ministrja Xhaçka ripërsëriti vullnetin e saj personal dhe të qeverisë për vëmendje dhe trajtim më të mirë, jo vetëm për forcat Komando, por për të gjithë ushtarakët shqiptarë.

“Ju jemi shumë mirënjohës për misionin që përmbushni si Forca Komando dhe dua t’ju them se angazhohem personalisht, por edhe qeveria edhe kryeministri, për të treguar kujdes shumë më të madh ndaj jush, vëmendje shumë më të madhe ndaj jush, por edhe trajtim shumë më të mirë për ju.

Angazhohem që viti tjetër do të jetë një vit shumë më i mirë për komandot siç do të jetë një vit shumë më i mirë për trajtimin e Forcave të Armatosura në përgjithësi”, shtoi Ministrja.

Pjesëtarët më të rinj të forcave komando, të mbështetur nga efektivët më me përvojë të këtij batalioni, demonstruan disa veprime luftimi me armatim dhe trup me trup.

Kursin e XIII Komando e nisën 41 ushtarë nga reparte të ndryshme të FA, por arritën ta përfundojnë vetëm 30 prej tyre.

Pjesë të programit të këtij kursi janë vrapimi 27 km me pajime, mbijetesa, alpinizmi në terrene tepër të thepisura shkëmbore, njohuri armatimi dhe qitje me ngarkesë.

Në përfundim, 30 ushtarët e rinj u pajisën me stemën e re të komandove dhe vendosën beretën blu, simbol i këtij batalioni elitar të Forcave të Armatosura shqiptare./a.ç

Next Post
Aleksandar Vuçiç: Nuk jam optimist për marrëveshjen me Kosovën

Aleksandar Vuçiç: Nuk jam optimist për marrëveshjen me Kosovën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

EMRI/ Grabiti katër biznese në dhjetë ditë, arrestohet 30-vjeçari i shpallur në kërkim, ishte me precedentë për vjedhje! (VIDEO)

EMRI/ Grabiti katër biznese në dhjetë ditë, arrestohet 30-vjeçari i shpallur në kërkim, ishte me precedentë për vjedhje! (VIDEO)

October 31, 2026
Tre aeroplanë me banorë të evakuuar nga Oleshky mbërrijnë në Bjellorusi

Tre aeroplanë me banorë të evakuuar nga Oleshky mbërrijnë në Bjellorusi

October 31, 2026
Çmimi i naftës tjetër rekord, po shitet me 229 lekë litri / A do të rikthehet Bordi i Transparencës?

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburanteve, ja me sa do shiten nafta dhe benzina!

October 31, 2026
Bastisnin në seri bizneset në Korçë dhe Pogradec, arrestohen 2 ‘skifterët’, shpallet në kërkim një i tretë! ja çfarë u sekuestrua nga Policia

Bastisnin në seri bizneset në Korçë dhe Pogradec, arrestohen 2 ‘skifterët’, shpallet në kërkim një i tretë! ja çfarë u sekuestrua nga Policia

October 31, 2026
Të besosh të pabesueshmen

Lista studentore e Serbisë, mungesë entuziazmi për rrugëtimin në Bashkimin Europian

October 31, 2026
Përplasja e trenave në Spanjë, analiza e BBC: Pengesë që Sanchez të fitojë zgjedhjet parlamentare

Përplasja e trenave në Spanjë, analiza e BBC: Pengesë që Sanchez të fitojë zgjedhjet parlamentare

October 31, 2026
35 vite më pas: Pse nuk u dënuan kurrë krimet monstruoze të komunizmit në Shqipëri

Evropa në protestë, revoltë e qytetarëve apo një krizë e demokracisë?

October 31, 2026
Aurela Gaçe bëhet “për ujë të ftohtë” në studio, surpriza e pakëndshme dhe momenti kur këngëtarja godet me shishen e ujit!

Aurela Gaçe bëhet “për ujë të ftohtë” në studio, surpriza e pakëndshme dhe momenti kur këngëtarja godet me shishen e ujit!

October 31, 2026
Trump voton në Florida për zgjedhjet e mesmandatit: Mbështes republikanët, ne fitojmë!

Tensionet mes SHBA-së dhe Iranit në rritje, mediat zbulojnë planin e Trump: Pritet rifillimi i sulmeve një ditë pas zgjedhjeve të mesmandatit

October 31, 2026
“Rrezikon biznesin”- Edhe Dhoma Britanike e Tregtisë kundër paketës fiskale të Qeverisë, propozimi që bën: Shtyjeni me pesë vite!

“Rrezikon biznesin”- Edhe Dhoma Britanike e Tregtisë kundër paketës fiskale të Qeverisë, propozimi që bën: Shtyjeni me pesë vite!

October 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In