• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

FOTOT aksion, stërvitja “Joint Effort-16”

by A R
26/09/2016 18:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

U zhvillua sot “Dita e Vizitorëve të Shquar” të stërvitjes së përbashkët “Joint Effort-16”. Qëllimi i kësaj stërvitjeje, e cila nisi në datën 19 shtator, është rritja e ndërveprueshmërisë ndërmjet forcave pjesëmarrëse dhe kapaciteteve operacionale të shtabeve dhe njësive të FA në procesin e planëzimit dhe ekzekutimit të operacioneve luftarake në mjedis të përbashkët (JOINT) dhe multinacional, në nivel taktik dhe operativ. Kjo stërvitje është një ndër stërvitjet e përbashkëta më të mëdha që FA kanë zhvilluar me NATO-n në 10 vitet e fundit.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo, anëtarët e Komisionit Parlamentar të Sigurisë, komandanti i ushtrisë Amerikane për Europën, gjeneral leitnant Ben Hodges, ambasadori i Btitanisë së Madhe, Duncan Norman si dhe komandantët e forcave.

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli vlerësoi se mjedisi i përbashkët i sigurisë kërkon një përqasje gjithëpërfshirëse dhe kontribute të përbashkëta, të cilat kanë nevojë për më shumë bashkëpunim dhe mirëkuptim si dhe për besim reciprok midis vendeve.

“Kërcënimet e sotme në kufijtë lindorë dhe jugorë të Aleancës dëshmojnë rëndësinë e mirëpërgatitjes së saj për përballimin e çdo rreziku. Për pjesëmarrësit e FARSH-it kjo stërvitje është në funksion të përmbushjes së detyrimeve, pasi i shërben drejtpërdrejt përgatitjes për certifikimin e grup–batalionit pas disa vitesh. Stërvitja “Joint Effort 2016” është një mundësi e mirë jo vetëm për përmirësimin e aftësive të mirëfillta ushtarake, por edhe një mundësi e mirë për të promovuar bashkëpunimin rajonal dhe atë dy palësh, si dhe çuarjen përpara të marrëdhënieve në aspektet politike dhe diplomatike, pa lënë mënjanë dhe promovimin dhe shkëmbimet kulturore të vendeve”, tha Ministrja e Mbrojtjes.

Kodheli nënvizoi faktin se kjo është një ndër stërvitjet e përbashkëta më të mëdha të viteve të fundit që FARSH organizojnë bashkë me Ministrinë e Mbrojtjes.

“Dua të theksoj se përveç mbi 1500 trupave nga të gjitha forcat dhe komandat kryesore të FA, në këtë stërvitje marrin pjesë dhe 220 trupa dhe mjete ushtarake nga vendet aleate dhe partnere. Shpreh kënaqësinë time për pjesëmarrjen e forcave nga Britania e Madhe, SHBA, Italia, të cilat janë një burim i vyer i eksperiencës dhe përvojës në fushbetejë dhe vijojnë të mbeten dhe një instrument i rritjes së ndërveprimit me Forcat tona të Armatosura”, tha Kodheli.

“Në mënyrë të veçantë përshëndes pjesëmarrjen e fqinjëve tanë nga Mali i Zi, të cilët marrin pjesë për herë të parë me statusin e vendit aleat në NATO. Duke i uruar edhe një herë në rrugëtimin e tyre drejt anëtarësimit. Nuk mund të lë pa përmendur edhe Forcat nga Kosova, të cilët nuk mungojnë asnjëherë duke na dhënë kënaqësinë e veçantë që përveç aleatëve të kemi edhe partner po aq të përgatitur, me eksperiencë dhe dinjitozë si vëllezërit tanë kosovarë”, vlerësoi ministrja Kodheli.

Ministrja e Mbrojtjes shprehu besimin se kjo stërvitje të jetë më tepër se një mundësi e mirë për të përmirësuar aftësitë luftuese dhe aplikimin e procedurave të Aleancës ku të ndahen me njëri-tjetrin eksperiencat dhe praktikat më të mira. Njëherësh i uroi suksese “Joint Effort 2016”.

Nga ana e tij shefi i Shtabit të Përgjithshëm Gjeneralmajor Jeronim Bazo nënvizoi se e reja e kësaj stërvitjeje është fakti se është shumëkombëshe dhe zhvillohet në vendin tonë. Bazo bëri të ditur se FA ka një batalion të gatshëm dhe të përgatitur për ta dislokuar kudo.

Ndërsa gjenerali amnerikan Hodges nënvizoi se “Shqipëria është shumë e rëndësishme për Aleancën, është pjesë e rëndësishme e stabilitetit rajon dhe që po i tregon kapacitetet e veta Aleancës për operacionet”.

Stërvitja e Përbashkët e koduar “Joint Effort-16” zhvillohet nga data 19-29 shtator 2016, në rajonet: Garnizoni “Skënderbej”, Zall-Herr,Bizë, Kepi i Palit,Vau i Dejës, Poshnjë, Rinas dhe Kuçovë.

Në Stërvitjen “Joint Effort-16” marrin pjesë mbi 1500 trupa nga Shtabi i Përgjithshëm, Forca Tokësore, Forca Ajrore, Forca Detare, Komanda Mbështetëse dhe Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes, si dhe trupa dhe mjete ushtarake të Forcave të Armatosura nga SHBA, Britania e Madhe, Italia, Kosova dhe Mali i Zi./a.m.

img_0186img_0248img_0251img_0282img_0289img_0352img_0482img_0489img_0496img_0497

Next Post
Zbardhet udhëzimi i plotë i qeverisë, nis amnistia për pronat

Tjetër lëvizje në administratë, largohet kreu i Prokurimit Publik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I presin sfida të vështira, janari parashikohet të jetë i vështirë për këto shenja të zodiakut

Kini kujdes me ta, këto shenja horoskopi bëhen të frikshme kur zemërohen

April 18, 2026
U arrestua në Dubai/ Kush është bosi famëkeq i mafias evropiane, për kokën e të cilit ishte caktuar një shpërblim prej 5 milionë dollarësh

U arrestua në Dubai/ Kush është bosi famëkeq i mafias evropiane, për kokën e të cilit ishte caktuar një shpërblim prej 5 milionë dollarësh

April 18, 2026
Zyrtari i lartë iranian: Anijet që paguajnë do të kenë përparësi në Ngushticën e Hormuzit

Zyrtari i lartë iranian: Anijet që paguajnë do të kenë përparësi në Ngushticën e Hormuzit

April 18, 2026
“Kemi qëndrime thelbësisht të ndryshme për Kosovën”, ministri Hoxha takon homologun serb: Do hapim konsullatë në Bujanoc

“Kemi qëndrime thelbësisht të ndryshme për Kosovën”, ministri Hoxha takon homologun serb: Do hapim konsullatë në Bujanoc

April 18, 2026
Ushtria izraelite jep detajet: Vriten luftëtarë të Hezbollahut në Liban, “shkelën armëpushimin”

Ushtria izraelite jep detajet: Vriten luftëtarë të Hezbollahut në Liban, “shkelën armëpushimin”

April 18, 2026
Fatmir Mediu, pushteti, imazhi dhe pyetjet që mbeten

Fatmir Mediu, pushteti, imazhi dhe pyetjet që mbeten

April 18, 2026
Nga Antalia, thirrje për një Ballkan më të lidhur: paqja kërkon bashkëpunim të përditshëm

Nga Antalia, thirrje për një Ballkan më të lidhur: paqja kërkon bashkëpunim të përditshëm

April 18, 2026
Sulmi me armë në Kiev, shkon në 6 numri i viktimave, mes tyre edhe autori

Sulmi me armë në Kiev, shkon në 6 numri i viktimave, mes tyre edhe autori

April 18, 2026
Ky është spraji që efektivët hodhën për shpërndarjen e protestuesve në tubimin e PD, përdoret prej dekadash nga policia

Ky është spraji që efektivët hodhën për shpërndarjen e protestuesve në tubimin e PD, përdoret prej dekadash nga policia

April 18, 2026
Shqiptari e përplasi me makinë, ndërron jetë pas një jave në spital pensionisti italian!

Shqiptari e përplasi me makinë, ndërron jetë pas një jave në spital pensionisti italian!

April 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In