Që e majta nuk e do Zogun, kjo dihet. Arsyet gjenden thellë në histori. Por mesa duket në Mat mendojnë ndryshe. Shtatorja e “Naltmadhnisë” është përdorur për të ngjitur posterat elektoralë të koalicionit të majtë. Ka ndodhur me rastin e mitingut të djeshëm, ku ishte i pranishëm edhe Rama.