Është belgu Kevin Faingnaert fituesi i edicionit të dytë të Zeiss Photography Aëards, konkursi ndërkombëtar i fotografisë i lindur në 2016 në bashkëpunim me World Photography Organisation.
Kandidatëve i është kërkuar të shohin përtej të ‘përditshmes’ për të fotografuar aspekte të jashtëzakonshme nga bota ku jetojmë, duke dokumentuar rëndësinë e një ose më shumë vendeve, të cilat kanë një kuptim të veçantë. Fotot e fituesve dhe të atyre që kanë arritur në finale do të ekspozohen në ‘‘Sony World awards & Martin Parr-2017 Exhibition’’ në Londër nga 21 prilli deri në 7 maj.
ma.me