Erion Veliaj ka lënë ambientet e GJKKO pas masës së dhënë ndaj tij ‘arrest me burg’.
Ai është marrë me furgonin e policisë për t’u dërguar në ambientet e paraburgimit të Durrësit.
Në momentin që automjeti ka kaluar përballë GJKKO, të grumbulluar prej orësh kanë qenë aty mbështetës të Veliajt, të cilët e kanë përcjellë me duartrokitje dhe fishkëllima.