• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTO/ Veliaj inspekton punimet te Piramida: Do të jetë shkolla më e madhe e Teknologjisë e Informacionit në Ballkan

by Java News
22/04/2021 11:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dikur simbol i shtypjes dhe shtëpia e diktatorit, sot Piramida e Tiranës po transformohet në qendrën më të madhe të teknologjisë së informacionit, që do të mirëpresë mijëra të rinj për të mësuar gjuhën e kodimit, robotikë, design dhe programim, me mbështetjen e “Fondit të Zhvillimit Shqiptaro-Amerikan” – AADF.

Kryebashkiaku Erion Veliaj është i bindur se kjo qendër, që do të quhet “TUMO”, njësoj si qendrat e ngjashme në Paris apo Berlin, do të jetë më e madhja e këtij lloji në Ballkan.

“Është e paimagjinueshme se çfarë fuqie ka puna! Nga një shtëpi e shtypjes dhe e diktaturës, po kthehet në një shtëpi të lirisë, jo vetëm të kufijve fizikë, por edhe të kufijve digjitalë. Ajo do jetë shkolla më e madhe në Ballkan për Teknologjinë e Informacionit. Për të gjithë ata që bëjnë debate për Teatrin, Teatër Kombëtar kishin majën e Piramidës. Pyetja është, do ecim përpara me gjysmagjela, apo do bëjmë gjëra të fisme, që do ngelen dhe do shënjojnë më të mirën qytetit tone, jo vetëm si arkitekturë, por edhe si ëndrrat tona. Nëse ëndrrat e së ardhmes janë kodimi, robotika, mekatronika, design-i, softëare-t, atëherë duhet të përgatitemi sot. Më vjen mirë që vitin tjetër, që kur Tirana do të jetë edhe “Kryeqyteti Europian i Rinisë”, do të kemi një qendër digjitale, ndoshta nga më të mirat në Evropë, po e sigurt në Ballkan,” u shpreh Veliaj.

Ai tha se vetëm me punë ëndrrat e vizatuara për të ardhmen e fëmijëve tanë mund të kthehen në projekte e më tej në realitete, që do transformojnë jetën e tyre.

“Në këtë fazë kemi bërë çmontimin e sajesave të shtuara ndër vite, e pasi ta kthejmë në skeletin original, do të fillojmë me krijimin e klasave të TUMO-s. Vetëm duke qëndruar të fokusuar iu shkojmë punëve deri në fund dhe sikurse është shprehja jonë, s’ka kohë për pushim, ne do rikuperojmë gjithë kohën e humbur për të dalë faqebardhë e kryelartë dhe për t’iu thënë fëmijëve të qytetit, ëndrrën që vizatuam para disa ditësh e kthyem fillimisht në projekt e tani nga projekt në zbatim, për ta hapur si shkollën më të madhe të Republikës, por edhe të Ballkanit për Teknologjinë e Informacionit,” deklaroi Veliaj.

Projekti i rijetësimit të Piramidës parashikon një godinë transparente dhe plot dritë. Gjithashtu, projekti synon të krijojë simbolin e ri për Tiranën, ku ndërtesa të jetë e arritshme nga të gjitha anët. Piramida do të shërbejë si një lloj inkubatori për bizneset në fushën e inovacionit, artit dhe kreativitetit. Programet që do të ofrohen janë: animacion, zhvillimi i lojërave, kinematografia, ëeb design, muzikë, shkrim, vizatim, dizajn grafik, modelimi 3D, programim, robotikë, grafika e lëvizjes, fotografi dhe media e re.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Next Post
‘Tre banda ka Durrësi’/ Meta sulmon nga Presidenca Lefter Kokën: Po blen vota me porosi të Ramës. Djali i tij kërcënon me armë, shkon…

‘Tre banda ka Durrësi’/ Meta sulmon nga Presidenca Lefter Kokën: Po blen vota me porosi të Ramës. Djali i tij kërcënon me armë, shkon...

Comments 1

  1. Teki Çepani says:
    5 years ago

    Prish tenxhere, bëj kanaçe…

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vetëm të iki ky…

TABELA E ÇMIMEVE / Krahasuar me 2013…

July 24, 2026
Vrau ish-vjehrrin dhe mori peng me forcë ish-gruan, kush është autori i ngjarjes në Roskovec

Vrau ish-vjehrrin dhe mori peng me forcë ish-gruan, kush është autori i ngjarjes në Roskovec

July 24, 2026
Automjete luksoze, pasuri të paluajtshme dhe…Konfiskohen 1.8 milionë euro pasuri të Arbër Muçës

Automjete luksoze, pasuri të paluajtshme dhe…Konfiskohen 1.8 milionë euro pasuri të Arbër Muçës

July 24, 2026
Vrajsa në Roskovec, flet vëllai i viktimës: Policia erdhi pas një ore. Autori ka hyrë e ka dalë tre herë nga burgu

Vrajsa në Roskovec, flet vëllai i viktimës: Policia erdhi pas një ore. Autori ka hyrë e ka dalë tre herë nga burgu

July 24, 2026
Gjendje e jashtëzakonshme në Madrid, qeveria mobilizon ushtrinë për të përballuar zjarret

Gjendje e jashtëzakonshme në Madrid, qeveria mobilizon ushtrinë për të përballuar zjarret

July 24, 2026
Veliaj mbërrin në Gjykatën Administrative, nis seanca për padinë ndaj prokurorit Dado

Veliaj mbërrin në Gjykatën Administrative, nis seanca për padinë ndaj prokurorit Dado

July 24, 2026
Gjermania/ Hapen dyert për punëtorët nga Ballkani, përfitojnë dhe shqiptarët

Kush punon e kush jo? Qarqet shqiptare me diferencat më të mëdha në tregun e punës

July 24, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndikime të forta planetare dhe mundësi të arta

Ditë e favorshme për vendime të rëndësishme, çfarë parashikon fati për 12 shenjat e horoskopit

July 24, 2026
Arrestohet 43-vjeçari në Bërxullë, Policia i gjen pistoletë dhe municion në banesë

Arrestohet 43-vjeçari në Bërxullë, Policia i gjen pistoletë dhe municion në banesë

July 24, 2026
Travel and Tours: Tirana, destinacioni që bashkon trashëgiminë dhe modernitetin

Regjistrimet e bizneseve të reja rriten me 7.5%, kryeson Tirana. QKB: Kompanitë me kapital të huaj u rritën me 35.7%

July 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In