• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTO/ Vajza e zhdukur prej dy ditësh, nëna: Kejsi hape telefonin, më thuaj që je gjallë

by Ardit Rada
04/01/2021 17:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dhimbja e saj si nënë për mospasjen dijeni se çfarë ka ndodhur me vajzën e saj dhe ndjekja e kësaj çështje nga emisioni  i “Pa Gjurmë”, ka bërë që nëna e njërës prej 16-vjeçareve të larguara nga shtëpia, që prej 1 janarit 2021 në Tiranë, të marrë në telefon në emisionin që po transmetohej live në Report Tv.

Nëna e Kejsi Ahmetaj, Aida ka bërë apel që ta ndihmojnë të gjejnë vajzën dhe të njoftojnë policinë. Ajo ka hedhur dyshime se ajo mund të jetë gënjyer dhe rrëmbyer me qëllim trafikimin. Në një lidhje telefonike për emisionin “Pa Gjurmë”, nëna e Kejsit Ahmetaj, me lot në sy, kërkon që kushdo që ka dijeni për vendndodhjen e tyre apo që i ka parë të lajmërojnë policinë. Ajo gjithashtu shprehet se edhe nëse vajza mund të jetë larguar vetë nga banesa të hap telefonin dhe t’u thotë të paktën prindërve që është gjallë. Nëna shprehet se Kejsi është e sëmurë dhe prej 4 ditësh nuk ka marrë mjekimet e saj për astmën.

Vajza ime nuk ikën nga shtëpia. Dyshoj se mund të jetë rrëmbyer dhe trafikuar. Në këto momente ku nuk të shkon mendja. Ju lutem kujtdo që mund t’i ketë parë të na lajmërojë ne ose policinë, më ndihmoni të gjej vajzën. Nga kontrollet që kemi bërë në banesë kemi vënë re se mungon karta e identitetit. Kam frikë se e kanë gënjyer bashkë me shoqen dhe mund  t’i kenë trafikuar. Ata ishin shoqe që nga 9-vjeçarja dhe shtëpitë tona nuk janë larg. I bëj thirrje kujtdo të më ndihmojë ta gjejë. I bëj thirrje dhe Kejsit që nëse më dëgjon të lutem të hapë telefonin dhe të më thotë se është gjallë. Ajo është e sëmurë me astmë, dhe që prej 1 janarit nuk i ka marrë mjekimet e saj”, thotë me lot në sy nëna.

Dy vajza të mitura janë larguar nga banesat e tyre më 1 janar dhe nuk janë kthyer më. Vajzat Mojna Hajdaraj dhe Kejsi Ahmetaj, të moshës 16-vjeçare, shoqe me njëra-tjetrën, janë larguar nga banesat e tyre dhe deri tani nuk ka asnjë gjurmë nga ato.

Të miturat kanë lajmëruar prindërit se do të shkonin në banesën respektive të njëra-tjetrës për të uruar Vitin e Ri, por nuk ka ndodhur dhe kjo ka qenë dhe biseda e fundit me të miturat, pasi telefoni i tyre rezulton i fikur.

Policia e Tiranës është vënë në lëvizje për gjetjen e dy të miturave si dhe ka shpërndarë fotot e tyre në pikat kufitare për të shmangur ndonjë rrëmbim dhe kalim të paligjshëm të dy adoleshenteve.

Report Tv ka siguruar foton e një prej vajzave e cila që prej datës 1 janar është zhdukur. Kjo është Kejsi Ahmetaj, 16-vjeçarja e cila ka humbur çdo kontakt me familjen e saj.

Image

Next Post
Digjet një banesë në Korçë, rrezikon jetën 75-vjeçari

Digjet një banesë në Korçë, rrezikon jetën 75-vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vuçiç pranon humbjen: Është e qartë se ka fituar Lista Studentore!

Vuçiç pranon humbjen: Është e qartë se ka fituar Lista Studentore!

October 25, 2026
17-vjeçari masakrohet me thikë nga bashkëmoshatari i tij, vdes rrugës për në spital

Plagosi me thikë 19-vjeçarin në Korçë, arrestohet 23-vjeçari! Kishte thyer arrestin shtëpiak, iu gjet edhe drogë

October 25, 2026
Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

October 25, 2026
Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

October 25, 2026
Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

October 25, 2026
Dosja “Xibraka”, Leka: Çështje me ngarkesa politike, gjuha e shpifjes është kthyer në normë…

Shkulja e pllakës së Ziver Veizit në protestë, Leka: Berisha prej 35 vitesh peng i dhunës dhe pushtetit!

October 25, 2026
Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

October 25, 2026
“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

October 25, 2026
“Veliaj ka detyrë të ndryshojë perceptimin popullor”/ Meçe: Rama foli qartë, pranoi korrupsionin brenda mazhorancës!

“Shpërndanë bishta lopate dhe hodhën molotov”/ Meçe: Berisha synoi destabilizimin, por dështoi me 1500 militantë

October 25, 2026
Netanyahu paralajmëron Iranin para zgjedhjeve: Mos na testoni, do të pësoni hakmarrje

Netanyahu paralajmëron Iranin para zgjedhjeve: Mos na testoni, do të pësoni hakmarrje

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In