Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje përballë gjimnazit Partizani në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘4 dëshmorët’ në një lokal. Mësohet se personi i plagosur po dërgohet në spital. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë që kanë vendosur kordonin e sigurisë dhe ka nisur puna për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e personave të përfshirë në të. Mësohet se në vendin e ngjarjes janë dëgjuar 5 të shtëna.












