• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gara në PD, Çim Babasi tallet me Selamin: E lashë të priste se përcolla kryetarin Basha

by Java News
20/07/2017 22:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një vonesë prej më shumë se 1 orë ka pasur takimi i kandidatit për kryetar të Partisë Demokratike, Eduard Selami, në njësinë 5 të drejtuar nga Çim Babasi, i cili pavarësisht përgjegjësisë partiake për të qëndruar neutral nuk nguroi ta quante Bashën Kryetar.

“Vonesa ime lidhet me faktin që përcolla kryetarin”, tha Babasi.

Nga ana e tij, Selami u shpreh se kjo tregon se gara për kryetar është e pabarabartë dhe se rivali i tij Basha kërkon vetëm të mbajë karrigen e kryetarit pas humbjes dërrmuese.

“Kjo garë është e pabarabartë dhe s’mund të prodhojë një rezultat të drejtë. Hajde të bëjmë një analizë serioze. Çfarë i trembesh?! Më dil këtu përballë, ku i ke kamerat? Pse ke frikë?! Hajde të diskutojmë, unë mbaj përgjegjësi për gjërat e mia ti për të tuat. Ç’është kjo me pritat e kohës së vjetër”, tha Selami.

Por pavarësisht vështirësive, Selami u shpreh se procesin e kanë në dorë vetë demokratët që më 22 korrik do të votojnë dhe garantojnë votën e tyre. Me mua Kryetar, vijoi Selami, PD nuk do të jetë më një pronë private pa konkurrencë vlerash dhe me konkurrencë servilizmi.

“Bashkë vijmë në pushtet, bashkë fitojmë shumë shpejt, duke ngritur problemet e duke qëndruar pranë qytetarëve. Kjo është formula! Ditët më të mira tonat i kemi përpara. Së bashku do të bëjmë jo vetëm që PD të vijë në pushtet me vlerat tona, me kartën morale, me mbështetjen mbarëpopullore, por edhe Shqipërinë do ta kthejmë në histori suksesi”, tha Selami.

Basha: Në votime, anëtarësia aktive

Lulzim Basha bashkëbisedoi me demokratët e Tiranës, Kamzës dhe ata të Cërrikut e Peqinit mbi sfidën e demokratëve për t’u kthyer në fuqi numerike dhe politike të shqiptarëve.

Basha tha se procesi i 25 qershorit legjitimoi kauzat e demokratëve të luftës kundër drogës dhe dekriminalizimit.

“Katër vjet betejë me një kundërshtar të bërë njësh me krimin dhe krimin e bërë njësh me pushtetin, që nisi me luftën tonë për dekriminalizimin. Dhe ishin kriminelët në institucione që bashkë me Edi Ramën zhvilluan projektin politik të mbulimit të Shqipërisë me drogë. Politik sepse synonte të mbulonte dështimin e tij me ekonominë. Politik, sepse kishte vetëm një qëllim, të kapte proceset zgjedhore”, tha Basha.

Por, u shpreh ai, as procesi që i parapriu dhe as vetë 25 qershori nuk ishin përplasje vizionesh e idesh. “Njësoj si në vitin ’91, vendimi nuk do të diktohej nga shpresa për të nesërmen por nga frika, nga dëshpërimi, nga varfëria e thelluar që u ble me paratë e drogës”, tha Basha.

Ai shtoi se vetëm demokratët kanë moralin dhe vlerat për të kthyer shpresën tek shqiptarët. “Të vetmit që u futën në betejë me moral, me shpresë, me vizion për të nesërmen dhe dolën me moral të pacënuar jemi ne demokratët”, vijoi Basha.

Sa i takon zgjedhjeve të së shtunës, ai theksoi se anëtarët e Partisë Demokratike do të jenë ata që do të vendosin për përfaqësuesit e tyre, ndërsa premtoi se çdo kontribut do të vlerësohet.

“Çdo i zgjedhur në zyrë publike apo brenda Partisë Demokratike duhet të vijnë me “një anëtar, një votë” nga anëtarët e PD. Ky proces nënkupton në radhë të parë anëtarësinë reale dhe jo fiktive, atë aktive dhe jo pasive të Partisë Demokratike, si trupën vendimmarrëse. Kjo pra është sfida e brendshme, bashkimi i të gjithë demokratëve në bazë të kontributeve dhe vlerësimi i këtyre kontributeve nga anëtarësia e Partisë Demokratike”, tha Basha. 

ma.me

Next Post
VIDEO/ Skënderbeu kualifikohet në turin e tretë të Ligës së Europës, mposht Kairatin

VIDEO/ Skënderbeu kualifikohet në turin e tretë të Ligës së Europës, mposht Kairatin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Ndryshime të mëdha, lajme të mira dhe mundësi të arta për të 12 shenjat e zodiakut

July 7, 2026
Tirana gati për Kanye West, Rama: Janë shitur më shumë bileta se për finalen e Conference League

Tirana gati për Kanye West, Rama: Janë shitur më shumë bileta se për finalen e Conference League

July 7, 2026
Turqia blindon Ankaranë për Samitin e NATO-s, mbi 56 mijë efektivë dhe forca xhandarmërie në terren

Turqia blindon Ankaranë për Samitin e NATO-s, mbi 56 mijë efektivë dhe forca xhandarmërie në terren

July 7, 2026
Përfundon rehabilitimi i një tjetër pallati, Veliaj: Do prekim çdo rrugicë

Rivlerësimi i pronës me 5%, Tatimet: Arrin 104.3 mln euro shuma e kursyer për qytetarët

July 7, 2026
“Last Dance” i Cristiano Ronaldos, del nga fusha duke qarë pas ndeshjes së fundit në Botëror

“Last Dance” i Cristiano Ronaldos, del nga fusha duke qarë pas ndeshjes së fundit në Botëror

July 7, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Njeriu i divanit

July 7, 2026
Dita e sotme me kushte atmosferike të paqëndruehsme, reshje shiu në këto zona

Dita e sotme me kushte atmosferike të paqëndruehsme, reshje shiu në këto zona

July 7, 2026
Rama drejt Turqisë për Samitin e NATO-s, Trump dhe liderët e Aleancës në Ankara. Në axhendë mbrojtja dhe Ukraina

Rama drejt Turqisë për Samitin e NATO-s, Trump dhe liderët e Aleancës në Ankara. Në axhendë mbrojtja dhe Ukraina

July 7, 2026
Në duelin Cristiano-Yamal, protagonist bëhet Merino. Spanja kalon në çerekfinale

Në duelin Cristiano-Yamal, protagonist bëhet Merino. Spanja kalon në çerekfinale

July 7, 2026
Belgjika “hesht” Trumpin, turpëron SHBA-në dhe kap çerekfinalet e Botërorit

Belgjika “hesht” Trumpin, turpëron SHBA-në dhe kap çerekfinalet e Botërorit

July 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In