• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO/ Skënderbeu kualifikohet në turin e tretë të Ligës së Europës, mposht Kairatin

by Java News
20/07/2017 22:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Skënderbeu luan sot në Korçë ndeshjen e kthimit në turin e dytë kualifikues të Ligës së Europës përballë kazakëve të Kairat Almatit. Pas barazimit 1-1 në takimin e parë në transfertë dhe sidomos falë lojës bindëse të zhvilluar në fushë, entuziazmi dhe pritshmëria për një kualifikim të bardhekuqve është në nivele të larta. Trajneri Ilir Daja ka vendosur të mos bëjë asnjë ndryshim në formacionin titullar duke hedhur në fushë të njëjtët lojtarë me të cilët e nisi ndeshjen edhe në Kazakistan një javë më parë.

I pranishëm në stadiumin e Korçës është edhe trajneri i ri i kombëtares shqiptare, Kristian Panuçi, i cili po e ndjek ndeshjen nën shoqërinë e pjesëtarit shqiptar të stafit të tij, Ervin Bulku.

panuci bulku

Komenti minutë pas minute:

90+4′ Përfundon ndeshja. Skënderbeu kualifikohet në turin e tretë të Ligës së Europës.

90+1′ Skënderbeu kryen zëvendësimin e tretë. Largohet Taku, në fushë Dita.

90′ Kuat ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrjeje të gabuar.

85′ Kairati mbetet gjithashtu me 10 lojtarë pasi Arzo ndëshkohet me karton të kuq për veprim anti-sportiv duke goditur Vangjelin.

skenderbeu1

83′ Skënderbeu dyfishon avantazhin. Një top i gjatë i pasuar për Plakun kontrollohet mjaft mirë nga sulmuesi i cili e udhëheq me siguri dhe godet me parabël në hyrje të zonës duke tundur rrjetën e Kairatit.

78′ Taku ekzekuton goditjen e këndit duke krosuar në zonë dhe Nimaga tenton portën me një roveshatë, por topi ndalet në traversë.

77′ Latifi futet në zonë nga e majta dhe bën një gjuajtje të rrezikshme e cila devijohet në goditje këndi nga portieri i Kairatit.

lilaj

75′ Lilaj lë Skënderbeun me 10 lojtarë. Merr kartonin e dytë të verdhë dhe rrjedhimisht të kuqin pas një ndërhyrjeje të gabuar.

71′ Skënderbeu kryen zëvendësimin e dytë. Largohet Osmani i dëmtuar, në fushë Muzaka.

69′ Kairati kryen zëvendësimin e parë. Largohet Akhmetov, në fushë Iliçeviç.

59′ Elek ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrjeje të gabuar.

skenderbeu

50′ GOOOOOL!!!! Skënderbeu kalon në avantazh. Lilaj i rrëmben topin mbrojtjes së Kairatit brenda zonës dhe pasi del përballë portierit, gjuan nga një pozicion jo i lehtë për të shënuar dhe gjen rrjetën.

46′ Skënderbeu kryen zëvendësimin e parë. Largohet Xhejms i dëmtuar, në fushë Plaku.

46′ Fillon pjesa e dytë. Kairati luan topin e parë.

45+1′ Përfundon pjesa e parë.

38′ Kalojnë pa raste të rrezikshme këto minuta, por Kairati duket që po fiton terren në fushë ndaj Skënderbeut.

28′ Sabien Lilaj ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrjeje të gabuar.

20′ Islamkhan tenton me një goditje nga larg, por topi shkon jashtë pa rrezikuar aspak portën e Shehit.

16′ Radas ekzekuton një goditje dënimi duke tentuar një krosim të ulët në zonë, por topi nuk arrin të devijohet nga askush dhe shkon jashtë shumë pranë shtyllës.

14′ Jashanica tenton me një goditje me kokë brenda zonës, por topi shkon jashtë.

9′ Osmani tenton me një goditje të rrezikshme nga jashtë zonës, por topi shkon jashtë pak mbi traun e portës.

4′ Xhejms tenton me një goditje të rrezikshme diagonale nga hyrja e zonës, por topi grushtohet nga portieri i Kairatit dhe devijohet në goditje këndi.

2′ Nimaga tenton me një goditje të rrezikshme brenda zonës, por topi kontrollohet nga portieri i Kairatit.

1′ Fillon ndeshja. Skënderbeu luan topin e parë.

LIVE | SKËNDERBEU – KAIRAT ALMATI  0-0 (1-1)

Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Jashanica, Mici, Taku, Lilaj, Osmani, Nimaga, Latifi, Xhejms
Trajner: Ilir Daja

Kairat Almati: Pokatilov, Akhmetov, Arzo, Bateu, Sujumbajev, Kuat, Elek, Isael, Islamkhan, Arshavin, Guhu
Trajner: Kakhaber Tshadadze

Gjyqtar: Jens Mae (Danimarkë)

Next Post
Problemet e fushës në “Loro Boriçi”, Shqipëria luan ndaj Izraelit në “Elbasan Arena”?

Dorëzon teserën e partisë, Ilir Meta largohet përfundimisht nga LSI për 5 vite

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Miratohet me 84 vota projektligji për pagat e magjistratëve, hyn menjëherë në fuqi

Miratohet me 84 vota projektligji për pagat e magjistratëve, hyn menjëherë në fuqi

September 18, 2026
Flamingot e hershme të Shtëpisë së Verdhë

Flamingot e hershme të Shtëpisë së Verdhë

September 17, 2026
“Besojmë në pafajësinë e çlirimtarëve”/ Djali i Hashim Thaçit dhe ai i Kadri Veselit krah njëri-tjetrit në protestë

“Besojmë në pafajësinë e çlirimtarëve”/ Djali i Hashim Thaçit dhe ai i Kadri Veselit krah njëri-tjetrit në protestë

September 17, 2026
Çështja e pagave, Xhafaj: Reagimet gjyqtarëve kanë shkuar larg, kërkohet vetëpërmbajtje

Çështja e pagave, Xhafaj: Reagimet gjyqtarëve kanë shkuar larg, kërkohet vetëpërmbajtje

September 17, 2026
Deputeti i Albin Kurtit: Sa herë Tirana ka ndërhyrë në punët e Kosovës, na ka bërë dëm!

Deputeti i Albin Kurtit: Sa herë Tirana ka ndërhyrë në punët e Kosovës, na ka bërë dëm!

September 17, 2026
Pagat e magjistratëve/ Bylykbashi: Projektligji shkel Kushtetutën. Manja: S’kemi diskutuar kurrë për uljen e tyre, por masën e rritjes

Pagat e magjistratëve/ Bylykbashi: Projektligji shkel Kushtetutën. Manja: S’kemi diskutuar kurrë për uljen e tyre, por masën e rritjes

September 17, 2026
Vendimi i Hagës si moment reflektimi

Vendimi i Hagës si moment reflektimi

September 17, 2026
Tragjedi në Athinë! Shuhen në aksident tre të rinj nga Fieri, dy të tjerë në gjendje të rëndë

Tragjedi në Athinë! Shuhen në aksident tre të rinj nga Fieri, dy të tjerë në gjendje të rëndë

September 17, 2026
Toni Gogu: Paga e gjyqtarëve kalon vetëm nga dera e ligjit, Kuvendi mbron çdo qindarkë të qytetarëve

Toni Gogu: Paga e gjyqtarëve kalon vetëm nga dera e ligjit, Kuvendi mbron çdo qindarkë të qytetarëve

September 17, 2026
Të birin e prisnin sot në gjyq, Berisha e mbron publikisht: Shkëlzeni s’ka marrë asnjë njoftim. Po ma sulmojnë për arsye politike

“Isha dakord të ngrihej Specialja, por…”, Berisha për dënimet e krerëve të UÇK-së: Rast unikal në botë

September 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com