• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTO/ Surpriza nga Anglia: Një femër në stolin e kombëtares, kush është 53-vjeçarja që do pasojë Gareth Southgate

by Java News
17/08/2023 20:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kombëtarja e “Tre Luanëve” arriti në finalen e “Euro 2020” nën komandën e Gareth Southgate, por u mposht nga kombëtarja italiane dhe në Kampionatin Botëror të Katarit u eliminua nga Franca në çerekfinale me rezultatin 1-2. Kontrata e teknikut skadon në dhjetor 2024 dhe zëvendësimi i tij mund të jetë një surprizë e vërtetë.

Mark Bullingham, shefi ekzekutiv i Federatës Angleze të Futbollit, ka folur për mundësinë që Sarina Weigman të zëvendësojë Gareth Southgate në stolin e kombëtares së Anglisë.

Surpriza nga ANGLIA! Një femër në stolin e kombëtares, kush

Sarina Weigman (53 vjeç) është aktualisht trajnere e kombëtares angleze të futbollit për femra, me të cilat fitoi “Euro 2022”. Tani Anglia është në finalen e Kupës së Botës për femra, duke luftuar me Spanjën për një trofe të ri. Trajnerja holandeze ka fituar edhe Kampionatin Evropian të futbollit për femra me kombëtaren holandeze dhe është e vetmja që ka arritur të fitojë këtë trofe me dy kombëtare të ndryshme.

Mark Bullingham ka folur për shanset që Weigman të zëvendësojë Southgate, duke thënë se ishte jashtëzakonisht i kënaqur me punën që ajo ka bërë. Përfaqësuesi e Federatës Angleze e sheh trajneren të aftë për të marrë në dorë edhe “Tre Luanët” e meshkujve.

“Sarina është në krye të “Luaneshave”. Ajo bën një punë të pabesueshme. Mendoj se ajo është njeriu më i mirë për këtë punë. A kam ndjesinë se futbolli është prapa sporteve të tjera për sa i përket mungesës së trajnereve femra në nivelin më të lartë? Unë e besoj këtë.

Mendoj se kjo duhet të ndryshojë dhe mendoj, se Sarina mund të bëjë ndonjë punë në futboll. Këtë e besoj. Jam shumë i kënaqur me punën që po bën dhe shpresoj që të vazhdojë ta bëjë për një kohë të gjatë. Nëse në një moment në të ardhmen, ajo vendos të kalojë në futbollin e meshkujve, do të ishte një diskutim jashtëzakonisht interesant. Por varet nga ajo, apo jo?,”- ka thënë Weigman sipas “Mirror”./m.j

Sarina. Wiegman. pic.twitter.com/utZ4tPLS19

— Lionesses (@Lionesses) August 16, 2023

Next Post
FOTO/ Korrik 2013, kur Berisha uroi Bashën për zgjedhjen kryetar i PD dhe e quajti histori suksesi e të riut shqiptar!

A do e bashkojnë opozitën zgjedhjet e reja në Kukës? Ish kreu i PD: Berisha-Basha ia kanë borxh kuksianëve...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hyjnë në fuqi tarifat e reja globale të Trump prej 10%, Kina paralajmëron kundërpërgjigjje

Hyjnë në fuqi tarifat e reja globale të Trump prej 10%, Kina paralajmëron kundërpërgjigjje

February 24, 2026
A do ta marrë drejtimin “Shefja”? Si ndahet Perandoria e përgjakshme e “El Mencho” pas vdekjes

A do ta marrë drejtimin “Shefja”? Si ndahet Perandoria e përgjakshme e “El Mencho” pas vdekjes

February 24, 2026
Me kë po tallet Kryeministri?

Shqiptarët ortodoksë në Maqedoninë e Veriut: Një pjesë e heshtur e mozaikut shqiptar

February 24, 2026
Bolivia pezullon njohjen e “Republikës Sahrawi”

Bolivia pezullon njohjen e “Republikës Sahrawi”

February 24, 2026
Pse disa individë kanë frikë për të qënë të lumtur?

Pse lidhemi shpejt e ndahemi më shpejt?

February 24, 2026
Irani armatoset me raketa supersonike nga Kina

Irani armatoset me raketa supersonike nga Kina

February 24, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 25 Shkurt 2026

February 24, 2026
Londra i “pret” rrugën naftës ruse, 175 kompani dhe gjiganti Transneft nën sanksione

Londra i “pret” rrugën naftës ruse, 175 kompani dhe gjiganti Transneft nën sanksione

February 24, 2026

Shtyhet me disa orë gjyqi ndaj Veliajt, kryebashkiaku kërkon lirinë kundrejt garancisë pasurore

February 24, 2026
Aksident në Shkozet, përplasen 4 makina, shoferët grushtohen me njëri-tjetrin

Tragjike në Tiranë! Makina përplas për vdekje një 7-vjeçar

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In