Njëra prej kompanive të këngëtares 26-vjeçe kishte humbur shuma të mëdha parash pasi ishin keqpërdorur nga një person i cili ‘jetonte si një princ saudit’.
“Rita ka biznese të shumëfishta në mbarë botën. Njëra nga kompanitë në të cilën ajo ka pjese, ishte viktimë e mashtrimit së bashku me disa kompani dhe individë tjerë. Humbja potenciale për të gjitha viktimat e mashtrimit është mjaft e madhe, por vetëm për një pjesë e shumës totale Rita ka pasur pjese. Por çfarëdo humbje që ka pësuar kompania që ka pjese zonjusha Ora, do të kompensohen nga kompania e sigurimit, e cila mbron nga mashtrimet dhe keqpërdorimet tjera”, ka deklaruar avokati i Ritës, Graham Shear.
Edhe vitin e kaluar Rita ishte viktimë e plaçkitjes në shtëpinë e saj në Londër. Dhe për të gjitha këto, Rita ka rritur sigurinë në pronat e saj.
“Rita është shumë e shqetësuar dhe ka shtuar sigurinë personale dhe të pronave të saj. Ajo është e brengosur për veten e saj dhe të familjes”, ka deklaruar një burim i afërt me këngëtaren./ZERI/
ma.me