• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTO / Përurohet gjimnazi “Partizani”, Veliaj: Një xhevahir i ri i shtohet qytetit të Tiranës!

by A R
09/10/2023 12:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjimnazi “Partizani” është xhevahiri i ri që i shtohet buqetës së shkollave të rindërtuara dhe të transformuara në Tiranë. Shkolla ka hapur dyert këtë vit për nxënësit e saj, me kushte moderne, hapësira të reja shtesë, por edhe terrene sportive. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se në gjimnazin “Partizani” është punuar me të njëtën cilësi, si për çdo shkollë tjetër të ndërtuar në kryeqytet. Ai shoqërohej nga ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu dhe ministri i Pushtetit Vendor, Arbjan Mazniku.

“Për ata që kanë qenë të shqetësuar pas tërmetit, të gjitha kollonat e shkollës janë përforcuar me çelik dhe beton, Prandaj dua të falenderoj inxhinierët, të cilët kanë punuar në një hapësirë relativisht të vogël, për t’u siguruar që edhe shkalla e emergjencave, që zakonisht vjen si shtojcë e ndërtesës, të jetë një pjesë kyçe edhe për estetikën e fasadës, duke ikur nga ato fasadat e vjetra si kuti shkrepëseje”, tha Veliaj.

Ai shtoi se koha kur privati ndërtonte me cilësi më të lartë dhe ndërtesa më të bukura se godinat publike, mund të quhet e perënduar. “Kur e nisëm këtë punë, ishim mësuar se çdo gjë e shtetit ishte më e shëmtuar, më e pistë dhe më e rrënuar, se ajo e privatit. Kur shikon sot shkollat “Servete Maçi”, “Sami Frashëri”, apo “Partizani”, gjërat e privatit duken më të vjetra, më të lëna pas dore dhe më të rrënuara. Më në fund, ia mbërritëm kohës kur dritën e syrit, që janë fëmijët tanë, e çojmë në shkollat me infrastrukturën më të mirë e më të bukur në vend. Fëmijët vërtet mund të jenë 25% e popullsisë, por janë 100% e së ardhmes sonë. Për çdo cenim që i bëhet një shkolle, një kopshti, një çerdheje, nuk ia keni bërë 25% të popullsisë, por 100% të së ardhmes sonë. Për sa kohë që çunat dhe gocat janë 100% e së ardhmes, duhet të jenë 100% në fokusin tonë, të energjisë sonë dhe të punës sonë”, deklaroi Veliaj.

Kryebashkiaku ftoi nxënësit të maksimizojnë kohën e shfrytëzimit të kësaj shkolle dhe mjediseve të saj, duke veçuar bibliotekën, ku mund të organizohen aktivitete kulturore, si dhe terrenet sportive, që mund të shfrytëzohen edhe pas orarit mësimor.

“Tani që kemi një ndërtesë fantastike si kjo, le ta mbushim me jetë. Kemi një bibliotekë që mund të hapet edhe për komunitetin. Kemi mundësi për të bërë aktivitete pafund, për t’iu bashkuar rrjetit të shkollave sportive, kampionateve, shkollave komunitare. Duhet të gumëzhijë edhe kjo palestër. Territori, në Tiranë, është bërë shumë i shtrenjtë. Nuk e kemi luksin të vëmë drynin në orën 14:00. Jam i bindur se tani që u bë shkolla, e gjithë lagjja do reflektojë bukurinë që ka shkolla, për të mos rënë në sy që është lënë pas dore dhe për të mbajtur hapin e saj, me pastërtinë që reflekton ky projekt i jashtëzakonshëm. Mund të them që është padyshim një nga shkollat më të bukura në Tiranë”, tha Veliaj.

Ministri për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, u shpreh se gjimnazi “Partizani” është një tjetër xhevahir që i shtohet kurorës së qytetit të Tiranës. “Jo gjithmonë mund të bëjmë maksimumin e mundshëm për pjesën e dijeve, për pjesën që sa duan fëmijët të mësojnë, por është shumë e rëndësishme që të krijojmë hapësira ku ta kenë mundësinë që ta kalojnë mirë shkollën, të mos kenë probleme logjistike, të kenë mundësi të fokusohen tek dija dhe t’ua bëjmë jetën më të thjeshtë nxënësve, padyshim edhe mësuesve. Besoj se gjithë puna e bërë në Tiranë, gjatë këtyre viteve, me gjithë shkollat e reja, ku ‘Partizani’ tashmë është një ndër ato xhevahiret e kurorës së qytetit, është tregues i faktit se ka një vëmendje të caktuar nga ana e qeverisë dhe nga ana e Bashkisë, për të siguruar që shkollat të jenë një vend ku të mësohet mirë,” u shpreh Mazniku.

/A.R

Next Post
Ramadani sheh përtej Çekisë: Kemi edhe tri finale, e dimë mirë se çfarë na pret

Ramadani sheh përtej Çekisë: Kemi edhe tri finale, e dimë mirë se çfarë na pret

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump paralajmëron zbulime të reja për zgjedhjet e 2020: Të enjten fjalim me dokumente të deklasifikuara

Trump paralajmëron zbulime të reja për zgjedhjet e 2020: Të enjten fjalim me dokumente të deklasifikuara

July 13, 2026
“Më vodhët votat, nuk frymëzoni”, ish-aleati i Berishës përplaset me Telitin

“Më vodhët votat, nuk frymëzoni”, ish-aleati i Berishës përplaset me Telitin

July 13, 2026
Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës

Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës

July 13, 2026
Gazetari zbulon prapaskenat: Nga dyshimet për Iranin te thirrjet në Telegram për sabotimin e koncertit të Kanye West

Gazetari zbulon prapaskenat: Nga dyshimet për Iranin te thirrjet në Telegram për sabotimin e koncertit të Kanye West

July 13, 2026
“Berisha fitoi një betejë, jo luftën me drejtësinë”/ Minxhozi: Rama theu një tabu. Beteja e fituar diplomatike me Greqinë, shenjoi 2024-ën

Protesta është ulur tek “Taivani”

July 13, 2026
“Njerëzit ndihen të fyer, madje të poshtëruar”, Rama flet për problemet në administratë

Rama: Protestat pasqyrojnë rritjen e pritshmërive të qytetarëve, jo vetëm pakënaqësitë!

July 13, 2026
VIDEO/ Pas bizneseve dhe artistëve, në shënjestër edhe pensionistët, protestuesi: Turp që nuk jeni këtu

VIDEO/ Pas bizneseve dhe artistëve, në shënjestër edhe pensionistët, protestuesi: Turp që nuk jeni këtu

July 13, 2026
Sulm ndaj turizmit shqiptar, Vengu: 50 biznese të prekura, turistëve iu dërguan mesazhe mashtruese

Sulm ndaj turizmit shqiptar, Vengu: 50 biznese të prekura, turistëve iu dërguan mesazhe mashtruese

July 13, 2026
Pse revolucioni u shua dhe ‘xhiron’ me moton, ‘të bëjmë dhe pak dëm’?!

Protesta merr rrugët e Tiranës, qytetarët nisin xhiron e mbrëmjes

July 13, 2026
Banka e Shqipërisë heq licencat për 83 zyra këmbimi valutor, zbardhen shkeljet

Banka e Shqipërisë heq licencat për 83 zyra këmbimi valutor, zbardhen shkeljet

July 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In