• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Foto, personi që u vra në Greqi nga kushëriri

by Aalison Pearse Stevens
10/08/2016 10:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Personi në foto është viktima Vladimir Murrizi, i cili u vra dhe u gropos nga kushëriri i tij, pasi u zunë duke u sharë nga gratë.

Më pas, autori vjen dhe bën kallëzim në Policinë e Fierit për “zhdukjen” e kushëririt të tij, bashkë me babain e këtij të fundit.

Por policia zbulon gjithçka dhe arrestoi si autor të dyshuar të krimit shtetasin Denis Zaka.

Sipas Policisë, dy kushërinjtë ishin emigrantë në Greqi dhe punonin si çobanë me dy stane të ndryshme.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 3 gushtit rreth mesnatës, ku viktima, Vladimir Murrizi, 26 vjeç, i ka kërkuar kushëririt të tij bashkëmoshatar, Denis Zaka, që ta ndihmonte për të vjedhur një frezë, që shërben për punimin e tokës.

Dy të rinjtë para se të niseshin, kanë ndaluar në një lokal, ku kanë pirë dhe rrugës kanë nisur të debatonin.

Në saj edhe të dëshmisë së dhënë më pas nga i dyshuari, Murrizi i ka thënë kushëririt se gruaja e tij nuk ishte e ndershme, duke bërë që dhe ky i fundit t’i kthehet me të shara, po për gruan e tij.

Sipas autorit, gjatë zënkës, Vladimir Murrizi ka marrë një shufër hekuri dhe e ka qëlluar atë. Pas kësaj, ai e ka goditur me thikë Murrizin, duke e lënë të vdekur.

Më pas, për të fshehur gjurmët, ai e ka varrosur kushëririn në një përrua. Pas krimit të rëndë, 26-vjeçari Zaka ka ardhur në Shqipëri te familja, pasi këtu kishte edhe gruan. Bashkë me të duhej të vinte edhe kushëriri Murrizi.

Për këtë shkak, babai e ka pyetur se pse nuk kishte ardhur djali i tij, Vladimiri, por Zaka i ka thënë se atë e kanë vrarë në Greqi, pa specifikuar më tej.

Dje Mersin Murrizi, 59 vjeç, ka shkuar në Polici dhe ka kallëzuar se djali i tij, Vladimir Murrizi, 26 vjeç, është vrarë në Greqi, duke çuar si dëshmitar Denis Zakën, kushëririn e parë të të birit.

Gjatë marrjes në pyetje, i riu ka dhënë dëshmi kontradiktore, derisa i gjendur para një situate të tillë ka treguar krimin dhe vendin ku kishte fshehur kufomën në Greqi.

“U zumë, pasi u shamë nga gratë. Më qëlloi me një shufër hekuri, duke më shkaktuar dhimbje fizike. Kjo ma çoi gjakun në tru dhe nxora thikën që mbaja me vete dhe e godita.

S’di si ka ndodhur, më hipi gjaku në kokë. Nga frika e fsheha trupin në përrua, por kur u ktheva në Shqipëri dhe babai i tij më pyeste për djalin, unë i thashë që e kishin vrarë në Greqi, pa dhënë shpjegime”, ka thënë ndër të tjera autori i dyshuar në polici.

Panorama/d.i.

 

Next Post

Kënd lojërash në Allias, Veliaj: Hapësirë fëmijëve në çdo lagje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Abuzoi me 17-vjeçaren në tualetin e klubit, shqiptari në arrati kapet pasi kaloi semaforin e kuq, dënohet me 7.5 vite burg

Abuzoi me 17-vjeçaren në tualetin e klubit, shqiptari në arrati kapet pasi kaloi semaforin e kuq, dënohet me 7.5 vite burg

October 30, 2026
Zbardhet tragjedia në Athinë, dy grekë dhe një shqiptar dyshohet se shkaktuan shpërthimin fatal

Zbardhet tragjedia në Athinë, dy grekë dhe një shqiptar dyshohet se shkaktuan shpërthimin fatal

October 30, 2026
Rrëfehet italiani që vrau shqiptarin 29-vjeçar: Kam pasur frikë për veten dhe familjen

Rrëfehet italiani që vrau shqiptarin 29-vjeçar: Kam pasur frikë për veten dhe familjen

October 30, 2026
Papa Leoni XIV voton për herë të parë në zgjedhjet amerikane, historiani: Rast i paprecedentë në historinë e Kishës

Papa Leoni XIV voton për herë të parë në zgjedhjet amerikane, historiani: Rast i paprecedentë në historinë e Kishës

October 30, 2026
Transportonte dy makina drejt Shqipërisë me kamion frigoriferik, 26-vjeçari shqiptar gjobitet me 10 mijë euro në Itali

Transportonte dy makina drejt Shqipërisë me kamion frigoriferik, 26-vjeçari shqiptar gjobitet me 10 mijë euro në Itali

October 30, 2026
“E tronditi leksioni në Serbi”, analisti zbulon frikën e Berishës: Po i rrezikohet monopoli i opozitës!

“E tronditi leksioni në Serbi”, analisti zbulon frikën e Berishës: Po i rrezikohet monopoli i opozitës!

October 30, 2026
“TVSH 6% për 54 ushqime, por rritet në 21% për produktet e tjera”, ekspertët: Rrezikohet biznesi

“TVSH 6% për 54 ushqime, por rritet në 21% për produktet e tjera”, ekspertët: Rrezikohet biznesi

October 30, 2026
Paqartësi politike në Izrael, Netanyahu rrezikon humbjen e pushtetit, ja 4 skenarët për formimin e qeverisë

Paqartësi politike në Izrael, Netanyahu rrezikon humbjen e pushtetit, ja 4 skenarët për formimin e qeverisë

October 30, 2026
Muçi: Berisha po defaktorizohet, sulmoi të gjithë aktorët që e delegjitimuan në protestë

Muçi: Berisha po defaktorizohet, sulmoi të gjithë aktorët që e delegjitimuan në protestë

October 30, 2026
Berisha surprizon: Nuk bëhem kryeministër nëse fitoj zgjedhjet, shqiptarët do të vendosin me referendum

Berisha surprizon: Nuk bëhem kryeministër nëse fitoj zgjedhjet, shqiptarët do të vendosin me referendum

October 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In