• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kënd lojërash në Allias, Veliaj: Hapësirë fëmijëve në çdo lagje

by Aalison Pearse Stevens
10/08/2016 11:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një tjetër kënd lodrash për fëmijë po i shtohet kryeqytetit në zonën e Alliasit, në Njësinë Administrative nr. 4. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pasi inspektoi nisjen e punimeve, tha se gjatë verës bashkia do të vazhdojë me projektin ambicioz të këndeve të lodrave.

“Këndi i lodrave te Liqeni ishte projekti më i anatemuar sepse ishte projekti më i suksesshëm. Kjo do të thotë që atë sukses kemi nevojë ta replikojmë. Gjatë debatit për këndin e lodrave argumenti ynë ishte se nuk kemi pse të zgjedhim ose te Liqeni, ose nëpër lagje. Ne do të bëjmë edhe këndin te Liqeni, edhe këndet në lagje. Ndaj më vjen mirë që sot fillojmë këndin e 6 te lodrave në Allias”, tha Veliaj.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës solli në vëmendje se një vit më parë vendoseshin tabela për punime pa fund, që nuk mbaronin kurrë dhe nuk zhvilloheshin kurrë për vite të tëra. “Më e vjetër ishte tabela se sa punimet, ndaj më vjen mirë që në fund të verës do të kemi një park lodrash për komunitetin, një hapësirë ku fëmijët do të luajnë, por ku edhe të moshuarit do të kenë të gjitha ambientet e nevojshme për të kaluar kohë familjare”, u shpreh Veliaj.

Sipas tij, në qytetin e Tiranës është shumë e rëndësishme të punojmë në infrastrukturë, por edhe në kulturë. “Infrastruktura që shërben për kulturën komunitare, që i mban familjet e lidhura, që i inkurajon fëmijët të merren me aktivitet fizik, është ekzaktësisht vizioni që kemi për Tiranën”, tha ai.

Kryebashkiaku Veliaj falenderoi të gjithë banorët e zonës se njohur si “Katrori” në Allias për durimin dhe u kërkoi atyre që të ndihmojnë ne mirëmbajtjen e investimeve, që ato të mos vandalizohen.

“Më vjen mirë që në Tiranën e sotme kemi arritur t’i kthehemi traditës së Tiranës të para 100 vjetëve, ku edhe Sahati edhe objektet e kultit ndërtoheshin kryesisht nga privati, jo vetëm nga Bashkia. Ne po i bashkojmë këto dy energji të mira të Tiranës, një Bashki efiçente bashkë me kompani private që kanë një ndjenjë respekti ndaj komunitetit dhe ashtu siç fitojnë nga ky komunitet, ashtu edhe i kthejnë mbrapsht në investime”, vijoi Veliaj.

Në përfundim, ai falenderoi kompaninë “Brati” dhe kompaninë “Kika” për ndihmën që po japin për ndërtimin e këtij këndi lodrash.

Bashkia e Tiranës e ka konsideruar si prioritare ndërhyrjen në këndin e lodrave në Njësinë nr. 4, duke qenë se aty popullsia është rreth 60 mijë banorë dhe numri i fëmijëve është relativisht i lartë. Në total janë 12 projekte, sheshe rekreative dhe kënde lojërash për fëmijë që do të zhvillohen në të gjithë qytetin. Në këndin e lodrave që sapo ka nisur në Allias projekti parashikon një fushë kalçeto, përmirësimin e ndriçimit, gjelbërimit dhe shtimin e lodrave.

 

Next Post

Aeroporti i Jugut, kosto 75 milionë euro për projektin që nis më 2019

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Flakët përfshijnë për herë të dytë në pak kohë fabrikën e kafes në Pogradec! Nuk ka të lënduar, hetime për shkaqet (VIDEO)

Flakët përfshijnë për herë të dytë në pak kohë fabrikën e kafes në Pogradec! Nuk ka të lënduar, hetime për shkaqet (VIDEO)

October 31, 2026
Flavio Bolsonaro: Ika nga Brazili për t’i shpëtuar persekutimit

Flavio Bolsonaro: Ika nga Brazili për t’i shpëtuar persekutimit

October 31, 2026
Rusia bombardon Kievin me dronë, kryeqyteti ukrainas mbetet pa energji elektrike

Rusia bombardon Kievin me dronë, kryeqyteti ukrainas mbetet pa energji elektrike

October 31, 2026
Franca përgatitet për një valë tjetër protestash të shtunën

Protestat në Francë, ndalohen tubimet në qendër të Parisit, rikthehen oraret policore nga frika e përshkallëzimit!

October 31, 2026
Gjykata: Administrata Trump të ndërpresë kërcënimet për të ndjekur penalisht zyrtarët zgjedhorë

Gjykata: Administrata Trump të ndërpresë kërcënimet për të ndjekur penalisht zyrtarët zgjedhorë

October 31, 2026
Zjarri i fuqishëm përpin gjatë natës disa magazina në Gjirokastër, dëme të mëdha, shkaqet ende të panjohura!

Zjarri i fuqishëm përpin gjatë natës disa magazina në Gjirokastër, dëme të mëdha, shkaqet ende të panjohura!

October 31, 2026
Rama bën sërish thirrje për dialog disa orë para protestës, lë ftesat mbi sofrën e gurtë para Kryeministrisë! (VIDEO)

Rama bën sërish thirrje për dialog disa orë para protestës, lë ftesat mbi sofrën e gurtë para Kryeministrisë! (VIDEO)

October 31, 2026
Kryeministri Carney: Kanadaja synon të bëhet ‘anëtari i parë i asociuar’ i BE-së deri në qershor 2027

Kryeministri Carney: Kanadaja synon të bëhet ‘anëtari i parë i asociuar’ i BE-së deri në qershor 2027

October 31, 2026
Franca përgatitet për një valë të re protestash për Halloween, në gatishmëri 70,000 policë

Franca përgatitet për një valë të re protestash për Halloween, në gatishmëri 70,000 policë

October 31, 2026
Abuzoi me 17-vjeçaren në tualetin e klubit, shqiptari në arrati kapet pasi kaloi semaforin e kuq, dënohet me 7.5 vite burg

Abuzoi me 17-vjeçaren në tualetin e klubit, shqiptari në arrati kapet pasi kaloi semaforin e kuq, dënohet me 7.5 vite burg

October 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In