E hëna nis me punë në Tiranë që në orët e para të mëngjesit.
Punonjësit e terrenit në Bashkinë e Tiranës çdo ditë i kushtojnë një vëmendje të veçantë pastërtisë së kryeqytetit, duke u ndalur nëpër lulishte, bulevard, sheshe e blloqe pallatesh.
Qytetarët që nxitojnë për në punë, por edhe ata që duan thjesht të kalojnë disa orë qetësie nëpër parqet e kryeqytetit, do ta gjejnë atë të pastër dhe të dezinfektuar.
Pastërtia është shumë e rëndësishme në këto ditë pandemie. Një qytet i pastër është pasqyrim i njerëzve që jetojnë aty.
g.kosovari