• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Eduart Lamaj kërkohet edhe nga Greqia, Gjonaj kërkon transferimin e çështjes në Shqipëri

by A R
31/08/2020 11:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Eduart Lamaj i dyshuar si ekzekutor i biznesmenëve Bujar Lika e Paulin Gjergji Markaj, fundmajin e këtij viti, konsiderohej nga autoritetet greke të drejtësisë si një nga peshqit e mëdhenj të trafikut të kokainës.

Ai është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Greqia, për akuzat e organizatës kriminale dhe trafikut të narkotikëve. Referuar dosjes penale, Lamaj dyshohet si organizator i trafikut të 180 kg kokainë nga Amerika Latine me destinacion vendet e Bashkimit Europian, sasi e cila u bllokua muaj më parë në portin e Pireut në Athinë.

Mësohet se zyrtarët e drejtësisë greke kanë informuar palën shqiptare se kanë shpallur në kërkim Eduart Lamën dhe kërkojnë dorëzimin e tij. Por, në kushtet kur një shtetas shqiptar, nuk mund të ekstradohet nga Shqipëria drejt Greqisë, përderisa mungon një marrëveshje ekstradimi, Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj iu kërkon autoriteteve të drejtësisë greke të transferojnë në Shqipëri procedimin penal për këtë person.

“Ministria e Drejtësisë në referencë të njoftimit të shpalljes në kërkim ndërkombëtar të shtetasit shqiptar, Eduart Lamaj, alias Leandro Simon nga autoritetet greke të drejtësisë, duke ju njoftuar për pamundësinë e ekstradimit nga Shqipëria në Greqi të këtij shtetasi, iu përcjell kërkesën e prokurorisë së Përgjithshme për transmetimin origjinal ose kopje të njësuar me origjinalin të, bashkë me përkthimin përkatëse të të gjitha materialeve që lidhen me procedimin penal ndaj tij, për akuzat e organizatës kriminale dhe trafikimit të lëndëve narkotike”, shkruan Gjonaj në letrën dërguar homologut grek të drejtësisë.

Eduart Lama në bashkëpunim me 3 persona të tjerë, mendohet se ekzekutoi Likën e Markaj, në hollin e hotelit A&A në Laç. Ai mbeti i plagosur në ngjarje dhe u arrestua 20 ditë më vonë në një klinikë private ku shkoi për t’u operuar pasi gjendja shëndetësore e tij ishte e rëndë. Pavarësisht, se ai ka pranuar autorësinë e krimit, prokuroria ende nuk ka hedhur dritë mbi motivin e krimit. Por, akuza e re e dalë në dritë për të, duket se po orienton edhe prokurorinë shqiptare të hetojë për një vrasjes që lidhet me prishjen e pazareve të drogës.

/a.r

Next Post
Akuzat për kufirin detar, Balla ‘thumbon’ Berishën, Bashën dhe Metën: Kjo është e vetmja marrëveshje!

Kabllogrami i ambasadës së SHBA, si u shit deti dhe prapaskenat për varrezat greke

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

November 11, 2026
Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

November 11, 2026
Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

November 11, 2026
Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

November 11, 2026
Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

November 11, 2026
“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

November 11, 2026
Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

November 11, 2026
Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

November 11, 2026
A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

November 11, 2026
SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In