• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

(FOTO) Pas 53 vitesh del një teori e re rreth vrasjes së John Kennedy

by Aalison Pearse Stevens
01/07/2016 12:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lee Harvey Oswald nuk ka qenë në një vendin e snajperistit nga ku është vrarë presidenti amerikan John F. Kennedy, por në atentat është përdorur arma e tij, thotë Flip de Mey në një libër dedikuar Oswaldit. Në analizën mjekoligjore të vrasjes, autori i librit “Dosja Lee Harvey Oswald: Pse CIA e vrau Kennedyn?”, ai zbulon një teori të re të vrasjes e cila nuk është marrë parasysh më herët, raporton Daily Mail, transmeton Telegrafi.

De Mey është i bindur se Oswaldi nuk ishte në katin e gjashtë nga ku më 22 nëntor 1963 është shtënë në drejtim të presidentit amerikan. Në këtë përfundim arriti pasi analizoi pretendimet e tre dëshmitarëve kyçë, duke shtuar se ata kanë gënjyer ose ishin të pabesueshëm. Mey gjithashtu pohon se pushka e Oswaldit u përdor në vrasje, porse ai nuk ka shtënë nga ajo.

Ai më tej argumentoi se Oswaldi ishte vetëm një kokë turku dhe se vrasja është kryer nga persona të paidentifikuar me urdhër të CIA-s që Kennedyn e konsideronte tradhtar të Shteteve të Bashkuara. Që nga vrasja në Dallas të SHBA-ve, janë botuar dhjetëra teori të konspiracionit që kanë të bëjnë me vrasjen e presidentit më të popullarizuar amerikan, ndërsa dy komisione që kanë hetuar rastin janë në kundërshtim me njëra-tjetrin nëse kjo ishte vrasje e konspiracionit të gjerë.

Sipas versionit zyrtar, Oswaldi në kohën e atentatit, në ora 12:30, ishte në ndërtesën e “Texas School Book Depository”, në katin e gjashtë ku ishte i punësuar. Po të ishte e vërtetë kjo, thotë Mey, Oswaldi do të ishte pranë dritareve duke parë kolonën e veturave, para se ta bënte gati armën. Por, tregimet e dëshmitarëve se ku pikërisht ishte ai në ndërtesë pak para vrasjes janë kontradiktore.

Për më tepër, dëshmitari kryesor i cili tha se e kishte parë Oswaldin në dritare, qëndronte në anën tjetër të rrugës. Megjithatë, sipas fotografive të botuara më vonë, ku shihet ai dëshmitar, de Mey arrin në përfundimin se është e pamundur që nga ajo distancë të njohë ai personin që ishte në dritaren nga u kryhet akti fatal. Pos kësaj, dëshmitari e ka përshkruar atë si më të vjetër, ndërsa para njohjes fizike ai e kishte parë fotografinë – pasi atë e kishin transmetuar televizionet.

Oswald nuk ishte një qitës i mirë, e as nuk kishte ushtruar të shtënat. Për disa herë sa ka qenë në poligonin e armëve, pronari i lokalit ka thënë se Oswaldi këtë punë nuk e merrte seriozisht. Por, në gjyq shpjegoi se objektivat e goditur nga pushka e parregulluar është e mundur dhe se është e mundur edhe goditja e cakut pa ushtruar. Por, kombinimi i pushkës së parregulluar e plus personit të paushtruar jep shanse të vogla që caku të goditet dy herë, siç ndodhi me Kennedyn.

ma.me

Next Post

Anija tajvaneze lëshon aksidentalisht raketën supersonike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Play off-i i Kupës së Botës 2026/ Sylvinho: Jam me Shqipërinë para se të jem me Brazilin! Ndeshja me Poloninë e vështirë, por jo e pamundur

Play off-i i Kupës së Botës 2026/ Sylvinho: Jam me Shqipërinë para se të jem me Brazilin! Ndeshja me Poloninë e vështirë, por jo e pamundur

March 7, 2026
Çmimet e karburantit për avionët shkojnë në qiell: Ryanair dhe Wizz Air rrezikojnë humbje rekord!

Çmimet e karburantit për avionët shkojnë në qiell: Ryanair dhe Wizz Air rrezikojnë humbje rekord!

March 7, 2026
Trump formon koalicion të ri “për të shkatërruar kartelet ogurzeza dhe rrjetet terroriste”

Trump formon koalicion të ri “për të shkatërruar kartelet ogurzeza dhe rrjetet terroriste”

March 7, 2026
“Do të godasim çdo funksionar që bashkëpunon me krimin e organizuar”, kreu i SPAK ndan mesazhin e fortë

“Do të godasim çdo funksionar që bashkëpunon me krimin e organizuar”, kreu i SPAK ndan mesazhin e fortë

March 7, 2026
Revista italiane e udhëtimeve: Riviera Shqiptare kryeson mes destinacioneve më të mira për verën 2026

Revista italiane e udhëtimeve: Riviera Shqiptare kryeson mes destinacioneve më të mira për verën 2026

March 7, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme dhe efekti në ekonomi/ Eksperti: Autoriteti i Konkurrencës të hetojë për abuzimet me çmimet

Konflikti në Lindjen e Mesme dhe efekti në ekonomi/ Eksperti: Autoriteti i Konkurrencës të hetojë për abuzimet me çmimet

March 7, 2026
Përplasen dy makina në Lushnjë, një i plagosur! Shkak dyshohet parakalimi i gabuar

Përplasen dy makina në Lushnjë, një i plagosur! Shkak dyshohet parakalimi i gabuar

March 7, 2026
Ish-deputeti demokrat: Nëse opozita nuk bashkohet, rotacioni nuk ka për të ndodhur

Ish-deputeti demokrat: Nëse opozita nuk bashkohet, rotacioni nuk ka për të ndodhur

March 7, 2026
PDK mbështet shpërndarjen e Kuvendit: LVV-ja dëshiron ta kontrollojë çdo institucion

PDK mbështet shpërndarjen e Kuvendit: LVV-ja dëshiron ta kontrollojë çdo institucion

March 7, 2026
Zgjerohet harta e përplasjeve në Lindjen e Mesme/ Incidentet shtrihen nga Gjiri Persik deri në Kaukaz

Zgjerohet harta e përplasjeve në Lindjen e Mesme/ Incidentet shtrihen nga Gjiri Persik deri në Kaukaz

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In