• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTO/ Pas 12 vitesh zbulohet si e shpiku Sali Berisha vrasjen e protestuesve me famëkeqen çadër-pistoletë

by Java News
21/01/2023 17:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prej shumë kohësh e kam pyetur veten se si Sali Berisha e shpiku historinë e “çadrave pistoletë”, një armë misterioze të cilës mbrëmjen e 21 janarit 2011 i atribuoi vrasjen e 4 protestuesve nga vetë socialistët, por që në të vërtetë u masakruan nga Garda me urdhër të tij. Për shumë kohë mendoja se ajo çadër pistoletë ishte thjeshtë frut i fantazisë së tij perverse që e kishte shtyrë përherë të shpikte mijëra gjëra të tjera. Po tamam 12 vite më pas, gjeta më në fund dhe krejt rastësisht përgjigjen: çadra pistoletë nuk ishte një shpikje e tij, por frut i kulturës së tij personale. E kishte studiuar në shkollë, gjatë leksioneve mbi truket makabre të përdorura nga policitë sekrete marksiste-leniniste që mesa duket i frekuentonte me interes dhe pasion.

Historia e vërtetë e çadrës-pistoletë tregohet në muzeun e spiunazhit në Berlin. E dokumentuar me video dhe foto ajo armë quhet “çadra bullgare” pasi ishte përdorur për herë të parë për vrasjen e disidentit bullgar Georgi Ivanov Markov, një shkrimtar dhe gazetar me 11 shtator 1978 në Londër nga shërbimet sekrete komuniste. Ishin pikërisht ata që shpikën një çadër në të cilën kishin fshehur një sistem goditje që qëllonte një gjilpërë të mbushur me helm me të cilën Markov u godit ndërsa po shkonte te BBC. Vdiq i helmuar pas një agonie të shkurtër.

Një histori që ruhet në librat (dhe në muzeumet e horroreve komuniste) që mbrëmjen e 21 janarit 2011 Sali Berisha ripeshkoi nga kujtimet e tij politike dhe u përpoq ta përdorë për të akuzuar socialistët si autorë të vrasjeve në boulevard. Falë një video të publikuar nga televizioni im, i lirë dhe i guximshëm, që tregonte se ishte Garda që kishte qëlluar duke vrarë, e vërteta shpejt doli në dritë. Çadra pistoletë u transformua keshtu në një nga shumë gënjeshtrat shpeshherë qesharake me të cilat për 30 vite Sali Berisha mashtron shqiptarët. Të paktën këtë herë e zbuluam origjinën e gënjeshtrës së tij dhe historinë tragjike që kishte mbrapa./shqiptarja.com

Next Post
Ndodh në Cërrik, i dehuri plagos me thikë të riun dhe i thyen xhamat e biznesit

Përgjaket Durrësi/ Sherr mes dy personave, plagoset me thikë një person

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shpërthen një rezervuar kimik në Ohajo, evakuohen banorët e zonës! Nisin hetimet

Shpërthen një rezervuar kimik në Ohajo, evakuohen banorët e zonës! Nisin hetimet

October 21, 2026
Brukseli qorton Beogradin që u jep shtetësi rusëve me procedurë të përshpejtuar

Brukseli qorton Beogradin që u jep shtetësi rusëve me procedurë të përshpejtuar

October 21, 2026
Fshehje e krimeve të Epstein, padi ndaj avokatit Darren Indyke dhe kontabilistit Richard Kahn

Fshehje e krimeve të Epstein, padi ndaj avokatit Darren Indyke dhe kontabilistit Richard Kahn

October 21, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

“Sistemi arsimor i kthyer në celula të partive”, Lami: Listat e pedagogëve? Mungojnë rektorët dhe dekanët…

October 21, 2026
Historiani komenton vizitën e Ramës në Athinë: Fjalimi politik i jetës. Pse takimi është historik për shqiptarët

“Pedagogët morën urdhër nga PD-ja”, Kasmi: Protesta është e organizuar politikisht

October 21, 2026
Netanyahu: Ushtria izraelite dhe Mossadi të përmbysnin regjimin iranian

Netanyahu: Ushtria izraelite dhe Mossadi të përmbysnin regjimin iranian

October 21, 2026
Vala e protestave përfshin edhe Greqinë, mijëra studentë dhe mësues në rrugët e Athinës kundër kostos së lartë të jetesës

Vala e protestave përfshin edhe Greqinë, mijëra studentë dhe mësues në rrugët e Athinës kundër kostos së lartë të jetesës

October 21, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Ka një shpresë nga beteja me Maskat

October 21, 2026
Protestat në Shqipëri, reagon OSBE: Dhuna nuk zëvendëson dialogun, të mbrohen gazetarët

Protestat në Shqipëri, reagon OSBE: Dhuna nuk zëvendëson dialogun, të mbrohen gazetarët

October 21, 2026
Britania miraton projektin e gazit në Detin e Veriut, vendimi ndez debat për klimën dhe sigurinë energjetike

Britania miraton projektin e gazit në Detin e Veriut, vendimi ndez debat për klimën dhe sigurinë energjetike

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In