• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTO: “Nuk e kam kushëri, nuk e njoh”, Agron Neza nxjerr blof Berishën: Njihemi prej vitesh!

by
25/01/2023 15:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mediat raportojnë se kreu i PD-së Sali Berisha deklaroi sot se ai nuk e njeh Agron Nezën, patriotin e vet tropojan i cili ka qenë pjesë e strukturave të sigurisë në fund të viteve 80-të dhe fillim të viteve 90-të, aktualisht i lakuar  për lidhje me ish-shefin e FBI-së Charles McGonigal.

“Unë nuk e kam kushëri, nuk e njoh, njoh të tjerë, por jo atë”, – citohet të jetë shprehur sot Berisha.

Ndonëse dhe ish-truproja i Berishës Izet  Haxhia ka përmendur më herët  në media lidhjet e Berishës me Agron Nezën, ky i fundit pas një kontakti me Hashtag.al  jo vetëm pohoi njohjen për disa dekada me Berishën por na vuri në dispozicion dhe një foto mes tij dhe Berishës që daton në vitin 2000 në zyrën e Berishës pas një takimi që kanë patur të dy.

Fotoja në fjalë dhe një sërë komunikimesh dhe letrash që Neza disponon vërtetojnë sipas tij tërësisht njohjen dhe hedhin poshtë qëndrimin e Berishës që bën sikur nuk e njeh.

Madje Neza rezulton se është i vetmi dëshmitar i mbetur gjallë i një takimi befasues për Berishën të ndodhur më 15 Dhjetor 1991, ndërmjet tij, Azem Hajdarit, Agron Nezës dhe Luan Pobratit.

Episodi konsumohet në “Rrugën e Kavajës”, ku pasi ktheheshin në mbrëmje me makinë nga Durrësi, Luan Pobrati, Azem Hajdari dhe Agron Neza, vërejnë se në katin e dytë të ish-selisë së Partisë Demokratike ishte ndezur drita e zyrës së Berishës në këtë seli.

Azem Hajdari i thotë shoferit mbaje makinën dhe i kërkon dy miqve ta prisnin 5 minuta sa të përshëndetej me Doktorin.

Azem Hajdari ngjitet në zyrën e Berishës por ndodhi që u vonua dhe në këtë moment Luan Pobrati i thotë Agron Nezës të shkonte lartë në zyrë dhe ta merrte Hajdarin. Edhe Neza u vonua.

Për pasojë Pobrati u detyrua të shkonte dhe vet në zyrë dhe episodi që u zhvillua më pas është tepër, tepër interesant.

Pobrati hap derën e zyrës dhe Berisha çohet me vrull nga tavolina duke i thënë:

“Oh, Pobrat, mirëseerdhe, miku im më i çmuar në Sigurim”.

I zgjati dorën Pobratit por ky i fundit më ftohtësi i ofroi vetëm majat e gishtave.

Në moment Pobrati ja kthen:
“Kam ardhur vetëm për tu thënë natën e mirë këtyre dy miqve që më lanë pas dere. Por meqenëse erdha deri këtu, dua të të pyes ty tani, që dje më kërkoje të ndëshkoja djemtë që mbanin barseta e që sot nga fanatik i madh e komunist i madh, je bërë demokrat i madh: Sal, nga do i mbash bythkat?  Këtej apo andej. Hajt natën e mirë.”

Ky ishte episodi që shënjoi dhe fillimin e armiqësisë mes Pobratit dhe Berishës, ndërsa ky i fundit nisi menjëherë montimin e dosjes ndaj Pobratit dhe familjes së tij duke i persekutuar për dekada me radhë./ Hashtag.al

/e.d

Next Post
“Me Berishën, i njëjti muhabet”/ Alibeaj: Një proces i njëanshëm që s’të çon drejt bashkimit të PD. Nga nesër secili deputet do…!

Firot/ Grupet e PD, mbledhje me deputetët në të njëjtën orë: Xhaferraj i bashkohet Alibeajt, Salianji mungon te Berisha

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kanosi policët që kërkonin vëllain e tij, arrestohet 41-vjeçari në Elbasan

Kanosi policët që kërkonin vëllain e tij, arrestohet 41-vjeçari në Elbasan

August 28, 2026
Dashamir Shehi kritikon protestat e Berishës: Patetizëm politik, kjo rrugë nuk e çon askund

“Ripëtëritja e Berishës si Rilindja e Ramës”, Shehi: Edhe Enver Hoxha bënte si këto, por…

August 28, 2026
Shorti i Europa League, Juventusi buzëqesh. Benfica dhe dy ekipe angleze për Milanin

Shorti i Europa League, Juventusi buzëqesh. Benfica dhe dy ekipe angleze për Milanin

August 28, 2026
“Fanatik, ndillte frikë”, korrespodenti i BBC rrëfen takimin me Mlladiçin gjatë luftës në Bosnjë

“Fanatik, ndillte frikë”, korrespodenti i BBC rrëfen takimin me Mlladiçin gjatë luftës në Bosnjë

August 28, 2026
Gjendet një bombë në Durrës, merret për ekspertizë nga forcat xheniere! Dyshohet se ra nga një automjet

Gjendet një bombë në Durrës, merret për ekspertizë nga forcat xheniere! Dyshohet se ra nga një automjet

August 28, 2026
Kush është Mbreti i ri i Norvegjisë Haakon VIII, jeta, roli dhe sfidat

Kush është Mbreti i ri i Norvegjisë Haakon VIII, jeta, roli dhe sfidat

August 28, 2026
BSH: Turizmi e tregtia mbajnë në këmbë besimin në ekonomi, qytetarët ‘jo’ blerjeve të mëdha

“Daily Mail”: Tirana, destinacioni më ekonomik në Evropë

August 28, 2026
Rregulla të ashpëra për maturën 2020, nga 1 vit ”stazh” në ndjekje penale për kopjacët

Maturantët nisin sfidën akademike, hapen 7 fazat 48 orëshe, këtë vit aplikuan afro 900 maturantë

August 28, 2026
Trafikanti shqiptar mban peng për 10 ditë shoferin në Spanjë, humbi 500 kg kokainë me vlerë 30 milionë euro!

Trafikanti shqiptar mban peng për 10 ditë shoferin në Spanjë, humbi 500 kg kokainë me vlerë 30 milionë euro!

August 28, 2026
E trishtë! Ndërron jetë 25-vjeçarja që pësoi djegie nga zjarri në hotelin në Vlorë

Ana Dyrmishi dhe pyetja që mbetet pas flakëve: Kush mban përgjegjësi?

August 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com