• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTO / Makinat luksoze mbushin aeroportin e Helsinkit, turistët rusë përçajnë BE-në

by A R
23/08/2022 12:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Porshe, Bentley dhe makina të tjera luksoze me targa ruse po mbushin garazhin e parkimit në aeroportin e Helsinkit, pasi Finlanda po bëhet një vend i rëndësishëm tranziti për turistët rusë që fluturojnë drejt Evropës.

Bashkimi Evropian mbylli hapësirën e vet ajrore për avionët rusë, pasi Moska pushtoi Ukrainën, duke detyruar këdo që dëshiron të udhëtojë në kontinentin e vjetër të kalojë me makinë përtej kufirit ose të marrë një rrugë qarkore duke përdorur linja ajrore jo-perëndimore.

Që nga skadimi i kufizimeve në Rusi për Covid-19, në korrik, ka pasur një bum të udhëtarëve rusë dhe një reagim në rritje në Evropë kundër lejimit të turistëve nag ky vend, ndërsa lufta vazhdon.

Një shëtitje e shpejtë nëpër parkingun e makinave në aeroportin e Helsinkit zbuloi dhjetëra, nëse jo qindra makina të nivelit të lartë me targa ruse, duke përfshirë një sedan të ri Mercedes-Benz të klasit S dhe Porsche 911 Turbo S.

“Më shqetëson, – tha udhëtari finlandez Jussi Hirvonen, pasi doli nga garazhi. – Do të doja që ata të mos ishin këtu përpara se të zgjidhej situata e Ukrainës”. Ministri i Jashtëm finlandez Pekka Haavisto i tha AFP se kombi nordik është bërë një “vend tranzit” për turistët rusë: “Aeroporti i Helsinkit po sheh shumë turizëm rus për momentin”.

Finlanda tha javën e kaluar se do të kufizonte vizat turistike ruse në 10 për qind të vëllimeve aktuale që nga 1 shtatori për shkak të rritjes së pakënaqësisë mbi turizmin rus mes luftës në Ukrainë.

Sidoqoftë, rusët vazhdojnë të hyjnë në Finlandë me viza të lëshuara nga vende të tjera të BE-së në zonën e udhëtimit pa kufij Shengen për udhëtimet e tyre. “Ata vijnë këtu me viza Shengen të lëshuara nga vende të ndryshme dhe më pas vazhdojnë më tej përmes aeroportit të Helsinkit”, – tha Haavisto.

Sipas një sondazhi të kryer nga roja kufitare finlandeze në gusht, rreth dy të tretat e rusëve që kalojnë kufirin lindor të Finlandës e bëjnë këtë me një vizë Shengen të lëshuar nga një vend tjetër, përveç Finlandës.

“Hungaria, Spanja, Italia, Austria, Greqia dhe Spanja normalisht iu japin viza rusëve dhe në përgjithësi janë ndër vendet më të mëdha që lëshojnë çdo vit, – tha për AFP zyrtari i rojes kufitare Mert Sasioglu. – Rregullat e Shengenit nuk e lejojnë Finlandën të mbyllë kufirin për kombësi të veçanta. Sanksione të tilla mund të vendosen vetëm bashkërisht nga BE-ja.

Meqenëse Finlanda dhe vendet baltike po planifikojnë të kufizojnë këto viza, do të ishte mirë nëse të gjitha vendet e BE-së do të merrnin vendime të ngjashme”. Kjo ndjenjë u nda nga shumë finlandezë në aeroport. “Duhet të ketë një vendim të BE-së për mbylljen e kufirit”, – tha udhëtari finlandez Jussi Hirvonen.

Finlanda synon ta ngrejë këtë çështje në takimin e ardhshëm të ministrave të punëve të jashtme të BE-së, që do të mbahet në Republikën Çeke më 30 gusht. Për shumë udhëtarë rusë, ideja për të mos qenë në gjendje të udhëtojë në Evropë është pritur me zhgënjim.

“Të gjithë duhet të udhëtojnë, sepse kur sheh se si jetojnë vendet e tjera paqësore, atëherë bëhesh edhe më paqësor”, – tha Pavel Alekhin, një atlet profesionist rus 32-vjeçar në rrugën e tij për në një “festival biçikletash” në Bazel.

Udhëtari rus Vadim wan der Berg tha se situata është “shumë e vështirë” për rusët normalë, pasi tani nuk kanë mundësi të fluturojnë për punë ose studime: “Ne të gjithë presim që kjo të ndalet. Duam një situatë normale në të gjithë botën, në vendin tonë dhe Ukrainë gjithashtu”.

Komisioni Evropian pranoi javën e kaluar se diskutimet ishin duke u zhvilluar për të parë nëse mund të arrihet një “qasje e koordinuar” për vizat ruse. Vendet lindore të BE-së, Letonia, Lituania dhe Polonia ndaluan lëshimin e vizave të reja turistike për rusët, menjëherë pas fillimit të luftës.

Estonia ka shkuar një hap më tej dhe po shikon të ndalojë rusët që kanë viza të dorëzuara nga shtetet e tjera të BE-së. Kancelari gjerman Olaf Scholz ka shprehur rezerva për kufizime të tilla. “Kjo nuk është lufta e popullit rus, është lufta e Putinit”, – vuri në dukje Scholz.

Ai tha se kufizimi i vizave turistike do të penalizonte gjithashtu “të gjithë njerëzit që ikin nga Rusia, sepse nuk janë dakord me regjimin rus”.

/a.r

Next Post
Dumani përmend ish-presidentin e ndjerë të Elbasanit: Makina e vrasësit të Emiljano Ramazanit u fsheh në magazinat e tij

Dumani përmend ish-presidentin e ndjerë të Elbasanit: Makina e vrasësit të Emiljano Ramazanit u fsheh në magazinat e tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

EMRI/ Përplasi për vdekje vogëlushen gjatë manovrave me makinë, arrestohet shoferi 24-vjeçar!

I shpallur në kërkim për “vrasje me dashje”, arrestohet 39-vjeçari në Tiranë! Në pranga edhe i dënuari me 2 vite burg

September 24, 2026
Demo: Teknologjia, pjesë e sigurisë dhe shërbimeve publike! IdentiTek në qendër të infrastrukturës kritike

Demo: Teknologjia, pjesë e sigurisë dhe shërbimeve publike! IdentiTek në qendër të infrastrukturës kritike

September 24, 2026
Politika kërkon b*le, jo britma

A e dinte Vlora ku mbaron dashuria dhe ku fillon krimi?

September 24, 2026
Ish-drejtoresha e SHISH u la në arrest shtëpie, GJKKO del me njoftim zyrtar dhe jep detajet e masës së sigurisë: I ndalohet edhe…

Ish-drejtoresha e SHISH u la në arrest shtëpie, GJKKO del me njoftim zyrtar dhe jep detajet e masës së sigurisë: I ndalohet edhe…

September 24, 2026
Carney reagon pas kërcënimeve të Trump për tarifat e importeve kanadeze: Strategji për negociata e presidentit të SHBA

Kryeministri kanadez flet për rrezikun e një ndërhyrjeje amerikane, Carney: Duhet të përgatitemi!

September 24, 2026
Aksident rrugor në Krujë, 2 të plagosur pas përmbysjes së makinës në kanal! Dërgohen me urgjencë drejt “Traumës”

Aksident rrugor në Krujë, 2 të plagosur pas përmbysjes së makinës në kanal! Dërgohen me urgjencë drejt “Traumës”

September 24, 2026
Përplasja Trump-GJNP hyn në një fazë të re, Holanda i kërkon BE-së të ndërhyjë

Përplasja Trump-GJNP hyn në një fazë të re, Holanda i kërkon BE-së të ndërhyjë

September 24, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Rikthimi i SHISH-it në politikë si banalitet

September 24, 2026
Mashtroi një person dhe i mori mbi 6 mijë euro, arrestohet 54-vjeçari

Policia aksion në Tiranë, vihen në pranga 8 të kërkuar për krime të rënda, armë, drogë dhe vjedhje

September 24, 2026
Zjarr në zonën e Zadrimës, flakët dhe tymi pranë aksit Lezhë-Shkodër vështirësojnë dhe qarkullimin e mjeteve!

Zjarr në zonën e Zadrimës, flakët dhe tymi pranë aksit Lezhë-Shkodër vështirësojnë dhe qarkullimin e mjeteve!

September 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com