Janë përhapur me shpejtësinë e erës në rrjetet sociale, disa fotografi të Kim Jong Un, ku lideri koreano-verior, shihet ndryshe nga uniforma e tij ushtarake.
Kësaj radhe Kim, u shfaq mbi një kalë të bardhë në majë të malit Paektu, i konsideruar si vend i shenjtë.
Fotografitë u shpërndanë nga agjencia shtetërore ‘Kcna’. Sipas analistëve, me anë të këtyre fotove, Kim Jong Un po përgatit një lajmërim të rëndësishëm politik.
Dy vite më parë, diktatori u ngjit në mal pak para se të lajmërohej takimi me Presidentin amerikan Donald Trump.
Ngjitja në malin Paektu, janë një temë dominuese në familjen diktatoriale, e cila praktikohej çdo vit edhe babai i liderit aktual Kim Jong Il dhe gjyshi Kim Il Sung.
g.kosovari