• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Raporti/ Serbia i ka borxh pensionistëve të Kosovës afër 3 miliardë euro

by Java News
17/10/2019 08:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shteti i Serbisë vazhdon t’i ketë  borxhe të  mëdha shtetit të  Kosovës. Ky shtet borxhe ka edhe ndajë  pensionistëve kosovarë .  Sipas raportit për çështjen e pensioneve nga vitit 1999 deri në vitin 2016, vlera e borxhit që Serbia ka ndaj Kosovës është 2 miliardë e 849 mijë e 907 euro.

Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillim (RIDEA) ka prezantuar studimin e radhës lidhur me fondin e sigurimit pensional dhe invalidor të Kosovës si dhe raportet bilaterale Kosovë-Serbi në sektorin e energjisë.

Në të dyja këto fusha, sipas këtij Instituti, Kosova është duke humbur vlera të mëdha parash. Në konferencë u shpalosen disa nga gjetjet kryesore dhe rekomandimet nga studimet në fjalë.

Hulumtuesja nga RIDEA, Mrika Kotorri, ka treguar  se shuarja dhe përvetësimi i pagesës së pensioneve të kosovarëve nga ana e Serbisë i ka penguar pensionistët kontributdhënës në shfrytëzimin e pasurisë së tyre.

“Fondi i Sigurimit Pensional është menaxhuar nga Bashkësia Vetëqeverisëse e Interesit mbi Sigurimin Pensional dhe Invalidor (BVI-SPI) si një sistem i pavarur dhe i bazuar në parimin e solidaritetit mes gjeneratave. Fondi ka ofruar mjete për siguri materiale dhe shëndetësore të cilat janë siguruar në bazë të punës dhe kontributit të detyrueshëm. Fondi ka luajtur një rol të rëndësishëm socio-ekonomik në mirëqenien e përfituesve dhe ka shërbyer si një mjet i rëndësishëm financiar kundër skamjes në pleqëri. Prandaj shuarja dhe përvetësimi i jashtëligjshëm i BVI-SPI dhe suspendimi i jashtëligjshëm i pagesës së pensioneve nga ana e Serbisë i ka penguar pensionistët kontributdhënës në shfrytëzimin e qetë te pasurisë se tyre”.

Sipas raportit për çështjen e pensioneve nga vitit 1999 deri në vitin 2016, vlera e borxhit që Serbia ka ndaj Kosovës është 2 miliardë e 849 mijë e 907 euro.

Raporti i rekomandoi shtetit serb që zyrtarisht ta pranojnë përgjegjësinë për dëmin në para dhe dëmin jo-pasuror që ia ka shkaktuar pensionistëve kontributdhënës si dhe t’u kërkojë falje këtyre të fundit për dëmet që ua ka bërë.

Duke folur për marrëveshjet energjetike midis Kosovës dhe Serbisë, hulumtuesi Bekim Krasniqi tha se ato nuk janë zbatuar dhe shumë nga to janë shkelur nga shteti fqinj. Krasniqi tregoi se borxhi nga faturat e energjisë elektrike të pjesës veriore të banuar me shumicë serbe, ka kaluar shifrën 200 milionë.

“Marrëveshja që buron nga dialogu i Brukselit nuk janë zbatuar, pra kemi shkelje të marrëveshjes. Serbia ka dërguar kërkesë për rishikimin e kësaj marrëveshje duke bërë shkelje. Mospagesa e faturave të energjisë në pjesën veriore deri më sot ka arritur vlerën 204 milionë euro”.

Ndryshe, shteti i Serbisë kishte ndalur kontributet e pensionistëve të Kosovës nga qershori i vitit 1999, pas përfundimit të luftës së fundit në Kosovë.

Që nga atëherë, pensionistët e periudhës para vitit 1999 nuk kanë arritur të marrin paratë e tyre nga ky fond, ndërkohë që, sipas Shoqatës së Pensionistëve, tashmë një numër i konsiderueshëm edhe kanë ndërruar jetë dhe mbetet e diskutueshme edhe çështja e trashëgimit të pensionit. /Fatos Shala për Monitor.al/.

Next Post
BE nis samitin në Bruksel, zgjerimi i bllokut, Brexit dhe sulmi turk në Siri temat e nxehta të takimit

BE nis samitin në Bruksel, zgjerimi i bllokut, Brexit dhe sulmi turk në Siri temat e nxehta të takimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump: Evropa do të lirojë rezerva të mëdha nafte -

Dyshime se Rusia po përdor Murtajën si një armë biologjike, Trump: Do ta zbulojmë së shpejti, thonë se situata është nën kontroll!

October 8, 2026
Vdes Maricarmen Abascal, 87-vjeçarja që i vuri “zjarrin” Spanjës dhe u kthye në simbol të krizës së strehimit!

Vdes Maricarmen Abascal, 87-vjeçarja që i vuri “zjarrin” Spanjës dhe u kthye në simbol të krizës së strehimit!

October 8, 2026
Kuvendi mblidhet për shqetësimet e qytetarëve, por vëmendjen e marrin protestat dhe SHISH! Berisha akuza Qeverisë, Peleshi: Seancë më e rëndësishme se…

Kuvend dhe protestë! Çfarë pritet të ndodhë sot, Parlamenti në rend dite Territorialen dhe 4 interpelanca, Opozita kundër Reformës!

October 8, 2026
Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

October 7, 2026
Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

October 7, 2026
Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

October 7, 2026
Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

October 7, 2026
Ndihmuan Ergys Agasin kur ishte në arrati, lihen në burg shefi i Policisë Shkencore dhe Embro Sulejmani

Arrestimi i Ergys Agasit, Karanxha: Nuk pati dekonspirim, gjatë kapjes u gjetën prova të rëndësishme

October 7, 2026
“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

October 7, 2026
Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com