Kryeministri Edi Rama dhe kandidati i mazhorancës për bashkinë e Tiranës Erion Veliaj kanë intensifikuar punën e tyre në këtë kohë fushate elektorale dhe duket se asgjë nuk do t’i ndalë. Megjithatë kjo mund të vlejë për Veliajn, i cili gjatë takimit sot me banorët në “Don Bosko”, qëndroi stoik edhe në mesin e reshjeve të shiut duke bërë prezantimin e planit të tij social.
Nga krahu tjetër është kryeministri Rama të cilit vrullin e fushatës ia ndali vetëm shiu në Gramsh. Ai është kapur nga kamerat e News24 duke iu “fshehur” shiut, në një kohë që edhe takimi i tij me banorët u ndërpre për shkak të reshjeve.











