• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Raporti tronditës: Në 2013, 100% e biznesit të madh dha ryshfet

by
26/05/2015 15:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një vrojtim i kryer nga Banka Botërore në vitin 2013 ka dalë në përfundime tronditëse mbi nivelin e korrupsionit në Shqipëri.

Vrojtimi ka pyetur 360 biznese shqiptare në periudhën nga marsi deri në korrik të vitit 2013. Sipas tij  89.5 për qind e ndërmarrjeve të mesme dhe 100 për qind e ndërmarrjeve të mëdha paguajnë rryshfete për të fituar tenderat publik.

Rezultatet janë bërë publike në dokumentin shoqërues të programit 5- vjeçar të bashkëpunimit që Banka do të ketë me Shqipërinë për vitet 2015-2019. Sipas saj, ky korrupsion gjerësisht i përhapur inkurajon informalitet masiv në ekonomi. Në dokument thuhet se 36 për qind e ekonomisë është informale. Kjo, sipas vrojtimit bën që gati gjysma e punësimit në vend të jetë në të zezë ose gri dhe në degë të caktuara si ndërtimi, mbi informaliteti i punonjës arrin deri në 75 për qind.

Pak ditë më parë bordi i drejtorëve të Bankës miratoi programin 5- vjecar të bashkëpunimit me Shqipërinë. Programi parashikon financimin nga Banka të 1.2 miliardë dollarëve borxh për 5 vitet e ardhshme, të cilat sipas dokumentit do të përdoren në disa sektorë kyc për rimëkëmbjen e ekonomisë dhe zhvillimin e vendit.

Dokumenti vlerëson qeverinë për reformat e nisur në disa fusha si energjiam, pensionet apo ndarja administrative, të cilat sipas tij kanë nisur të japin efektet e para pozitive në stabilizimin e ekonomise dhe rimwkwmbjen e saj.

Paralelisht ai vendos një set objektivash konkrete deri në vitin 2018, mes të cilave uljen e humbjeve të energjisë në 18 për qind, atë të borxhit publik në 65 për qind dhe përmirësin e klasifikimit të vendit në renditjen “Doing Business”.

/ Top Channel

Next Post

Prokuroria: Konfiskim llogarive të trafikantit shqiptar të dënuar në Zvicër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com