• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Prokuroria: Konfiskim llogarive të trafikantit shqiptar të dënuar në Zvicër

by
26/05/2015 15:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria për Krime të Rënda kërkon konfiskimin e rreth 13.5 milionë lekëve të reja, në disa llogari bankare të shtetasit Elidon Bejko, i dënuar në Zvicër për trafik lëndësh narkotike.

Sipas Prokurorisë, në bazë të informacionit të përfituar gjatë hetimit, rezulton se Bejko, gjatë kohës që ushtronte aktivitetin kriminal në Zvicër, ka sjellë shuma të konsiderueshme frangash, të cilat janë depozituar në llogari bankare në emër të tij dhe familjarëve të tij.

Nga studimi i vendimit nr.27 datë 09.06.2006 të Gjykatës së Shkallës së Parë rezultonte se Elidon Bojko është i dënuar në shtetin zviceran dhe për këtë të fundit ishin pushuar hetimet në Shqipëri pasi për të njëjtin fakt penal ai ishte i dënuar në shtetin zviceran.

Për nevoja të hetimit pasur është administruar dhe janë marrë aktet e procedimit penal nr.39 të vitit 2003 të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë. Në këto akte të cilat kanë mes tyre dhe dënimin e shtetasit Elidon Bojko, vendim i cili është marrë me letërporosi nga autoritetet zvicerane.

“Sipas vendimit të datë 19.09.2002 i Gjykatës Cheux-de-Fonds Zvicer rezulton se shtetasi Elidon Bojko është arrestuar në datën 13.01.2002 nga policia zvicerane me 34.2 gram heroinë. Në vendim thuhet se shtetasi Elidon Bojko është dënuar dhe në vitin 1997 për shkelje të më vogla se në vendim.

Në këto kushte, ekzistonin të dhëna se shtetasit Aleksandër Bejko dhe Elidon Bojko, janë subjekt i hetimit pasuror sipas ligjit nr.10192 datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe Trafikimit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, sipas nenit 3/1 pikat “ç”dhe “d”, pasi të dy këta shtetas rezultonin të dënuar respektivisht në Shqipëri shtetasi Aleksandër Bojko për veprat penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”, në bashkëpunim”, “Pastrimit të produketeve të krimit”, parashikuar nga nenet 283/2, 287 të Kodit Penal dhe Zvicër për shtetasin Elidon Bojko për veprat penale të shkeljes së ligjit për narkotikët dhe pastrimit të parave parashikuara si të tilla dhe në nenin 283/2 të Kodit Penal Shqiptar, si dhe dhe në nenin 287 të Kodit Penal Shqiptar.

Për këtë shtetasit Aleksandër Bojko, Elidon Bojko dhe familjarët e tyre janë kryer verifikimet e duhura hetimore paraprake dhe ndaj këtyre të fundit janë identifikuar pasuritë të cilat nuk justifikoheshin nga pikëpamja ekonomike dhe dyshohet se lidhen dhe rrjedhin nga veprimtaria kriminale e ushtruar nga këta shtetas.

Si nga vendimi penal nr.27 datë 09.06.2006 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, dhe nga aktet e marra me vendimin për marrje aktesh të procedimit penal nr.39 të vitit 2003 të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, rezultoi e provuar se shtetasi Elidon Bojko e ka kryer veprën penale duke filluar nga qershori I vitit 2001.

Nga dosja hetimore dhe në vendimin gjyqësor të datë 19.09.2002 i Gjykatës Cheux-de-Fonds Zvicer rezulton se shtetasi Elidon Bojko përveç sasive të lëndëve narkotike të sekuestruara rezulton se ka dërguar në Shqipëri për periudhën që nga gushti 2001 deri në dhjetor 2001 sasinë prej 134.000 CHF(franga zvicerane).

Kallashi, tashmë emër i njohur jo vetëm medial, por edhe për publikun e gjerë shqiptarë. Kërcimi i saj, me të cilin e ka krijuar numrin e madh të fansave, të qytetarëve nga të gjitha qendrat për ta vizituar në klubin e saj me emrin “Kobra City” tek ajo vallëzon për çdo mbrëmje, është i veçantë dhe një dhunti, për të cilën thuhet se rrallë kush e ka. Kallashi, enkas për revistën Kosovarja, ka postuar 11 foto, për të cilat thotë se këto janë belfie, jo ato me të cilat po “fryhen” disa duke i publikuar nëpër rrjete sociale e portale.” thekson Prokuroria

Next Post

Elhaida Dani: Kush tha që stonova në Eurovizion?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Prefekti uron 11 Shkurtin: Angazhohem së bashku me qytetarët për një kryeqytet dinjitoz!

Prefekti uron 11 Shkurtin: Angazhohem së bashku me qytetarët për një kryeqytet dinjitoz!

February 11, 2026
“Mbështesim institucionet demokratike!”, Presidenti Begaj uron konstituimin e Kuvendit të Kosovës

“Mbështesim institucionet demokratike!”, Presidenti Begaj uron konstituimin e Kuvendit të Kosovës

February 11, 2026
Paga speciale për agjentët e BKH-së në EUROPOL dhe Inteligjencën Financiare në Strasburg

Paga speciale për agjentët e BKH-së në EUROPOL dhe Inteligjencën Financiare në Strasburg

February 11, 2026
Vendim i ri/ Rriten pagat në pushtetin vendor, ja kufijtë e rinj për administratën në bashki

Vendim i ri/ Rriten pagat në pushtetin vendor, ja kufijtë e rinj për administratën në bashki

February 11, 2026
Konstituohet Kuvendi në Kosovë! Pas kryetares, zgjidhen edhe 5 nënkryetarët

Konstituohet Kuvendi në Kosovë! Pas kryetares, zgjidhen edhe 5 nënkryetarët

February 11, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Autokrati i mirë si burgu pa mure!

February 11, 2026
Albulena Haxhiu zgjidhet kryetare e Kuvendit të Kosovës

Albulena Haxhiu zgjidhet kryetare e Kuvendit të Kosovës

February 11, 2026
Auto Draft

Protestat dështojnë sepse urrejtja e Sali Berishës nuk është ajo e shqiptarëve

February 11, 2026
Vendimi i Qeverisë, rriten pagat për zjarrfikësit, indeksim 2.5% dhe shtesë specifike për gradat e ulëta

Vendimi i Qeverisë, rriten pagat për zjarrfikësit, indeksim 2.5% dhe shtesë specifike për gradat e ulëta

February 11, 2026
Seanca konstituive, betohen 118 deputetët e rinj në Kosovë

Seanca konstituive, betohen 118 deputetët e rinj në Kosovë

February 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In