Gjatë kontrollit të territorit, efektivët e Policisë Bashkiake Tiranë gjetën dje një fëmijë të pashoqëruar në rrugën”5 Maji”.
Pasi u interesuan dhe konstatuan se fëmija ishte i vetëm, ata lajmëruan menjëherë Punonjësit e Policisë të Komisariatit Nr.4, të cilët morën fëmijën për ta dorëzuar pranë familjes.
Të shqetësuar për moskthimin e të birit në shtëpi, prindërit kishin nisur kërkimet për ta gjetur tek të afërmit dhe të gjithë shokët e vogëlushit, por nuk kishte asnjë shenjë.
Të alarmuar për zhdukjen e djalit të tyre, ata kishin bërë denoncim në Komisariatin e Policisë. /b.d