• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

FOTO/ Kaos në spitalet në SHBA nga pacientët e infektuar me COVID, alarm mes stafeve shëndetësore

by Java News
25/11/2020 08:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijojnë që të regjistrojnë shifra të larta të personave të infektuar me koronavirus dhe po ashtu edhe të vdekur, për shkak të Covid-19.

Shumë njerëz janë duke mbushur spitalet në SHBA, duke ngritur alarmin në mes të stafeve shëndetësore. Pasi goditi qendra të mëdha të njohura metropolitane, sidomos Nju Jorkun, tani Covid-19 po përhapet edhe në zona rurale, të tilla si Kansas City, raporton Reuters.

Madje, në spitalet e vendeve periferike të SHBA ka mungesë të personelit, e ndonjëherë edhe të shtretërve, për shkak të numrit të lartë të pacientëve. Një zonë tjetër ku Covid-19 po bën namin është edhe ajo midis Ohajos dhe Dakotas. Në këto rajone, rastet e raportuara me Covid-19 janë dyfishi i atyre që njoftohen në zona të tjera amerikane.

Për javën që përfundoi më 19 nëntor, Dakota e Veriut raportoi mesatarisht 1 769 raste të reja ditore për 1 milionë banorë. Dakota e Jugut regjistroi gati 1 500 për milion banorë, Uisconsin dhe Nebraska rreth 1 200, dhe Kansas gati 1000.

Zyrtarët e spitalit në Miduest thanë për Reuters se janë në kapacitetet që lejohet. Presidenti  Trump shpesh ka mbajtur tubime sup më sup në Midwest dhe gjetkë dhe i ka trajtuar maskat si çështje personale. Edhe pse ai nuk është më president i SHBA-ve, gjasat që situata të ndryshojë nuk janë aq të dukshme.

Ekspertët e shëndetësisë shprehen se ndihen thellësisht të trishtuar, për faktin se ka nga ata amerikanë që duan të festojnë festa të caktuara, ku ka grumbullime të mëdha të njerëzve në turma.

Ndërkohë SHBA është vendi më i goditur nga pandemia pasi 12,956,783 janë infektuar ndërsa 265,943 kanë humbur jetën nga virusi.

“Po vdesim”/ Kaos në spitalet në SHBA (FOTO)

“Po vdesim”/ Kaos në spitalet në SHBA (FOTO)

“Po vdesim”/ Kaos në spitalet në SHBA (FOTO)

“Po vdesim”/ Kaos në spitalet në SHBA (FOTO)

“Po vdesim”/ Kaos në spitalet në SHBA (FOTO)

“Po vdesim”/ Kaos në spitalet në SHBA (FOTO)

Next Post
‘Burgjet’ e UÇK në Shqipëri/ Balla dorëzon kërkesën për Komision për hetimin e raportit të Dick Marty

‘Burgjet’ e UÇK në Shqipëri/ Balla dorëzon kërkesën për Komision për hetimin e raportit të Dick Marty

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com