Në foton e mëposhtme shfaqet personi i cili plagosi me armë zjarri amabsadorin rus në Turqi, Andrey Karlov.
Sipas raportimeve nga mediat ruse ky person mendohet të jetë një ekstremist islamik. Ai dyshohet se kishte marrë një dokument false si punonjës sigurie dhe arriti të futet në sallën ku mbahej aktiviteti ku ndodhhej ambasadori. Pasi u afrua e qëlloi disa herë nga pas.
Ky person arriti të largohet pas sulmit ndaj ambasadorit ndërkohë autoritetet turke arritën ta neutralizojnë sipas raportimeve të mediave vendase. Një burim tha se autori i sulmit u ekzekutua gjatë operacionit për kapjen e tij./a.m.