Lamborghini ka prezantuar modelin e tij më të ri, Aventador S, si rezultat i fuqisë më të madhe që ka kjo makinë. Aventador S ka një motor 6.5 litërsh V12 , me një forcë prej 730 kuaj-fuqi dhe mund të ecë 350km/h.
Lamborghini tani premton shpejtësi dhe stabilitet më të madh. Ky model po ashtu ka pësuar disa përditësime më të mira, si p.sh sistemin me katër rrota në mënyrë që tani 90% e fuqisë dhe çiftit rrotullues mund të dërgohen në rrotat e pasme. Nga pas nxjerrësi i tymit është 20% më i lehtë se më parë, ndërsa pesha e përgjitshme mbetet e njejtë.
Aerodinamika e re ekstra, dhuron 130% më shumë forcë shtytëse në pjesën e përparme të makinës dhe gjithashtu 50% më shumë në pjesën e pasme. Aventador S në krahasim me modelin e fundit është 13 106 $ më shumë, duke e bërë çmimin fillestar të kësaj makine 279 156 dollarë.
BW/d.i.