• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

FOTO/ 2022 ‘nën hijen’ e Omicron, si feston planeti në pandemi

by
31/12/2021 10:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Planeti ynë për të dytin vit radhazi do të festojë festën e ndërrimit të viteve nën “hijen” e rëndë të pandemisë. Së fundmi është vala e dhunshme e përhapjes së variantit të ri Omicron ajo që duket që nuk do të lërë në qetësi miliona qytetarë të festojnë ashtu siç ato kanë qenë mësuar Vitin e Ri.

Në Evropë, koncertet tradicionale dhe shfaqjet e fishekzjarreve, të cilat zakonisht tërheqin mijëra spektatorë në rrugë, janë anuluar në shumicën e qyteteve kryesore, duke përfshirë Londrën, Parisin, Cyrihun, Brukselin, Varshavën dhe Romën.

Në vendin tonë në kuadër të situatës pandemike, komiteti Teknik i ekspertëve ka vendosur që me datë 31 dhjetor, ditën e ndërrimit të viteve të heqë orën policore. Ndërkohë ka bërë thirrje qytetarëve që të mos grumbullohen dhe të festojnë me familjarë në një numër të reduktuar për të parandaluar përhapjen e Covid 19.

Gjermania është një ndër vendet që ka shtrënguar masat mbrojtëse në pritje të ndërrimit të viteve dhe ka ndaluar grumbullimet e mëdha të qytetarëve në vendet publike. Për shkak të përhapjes dhe rritjes së numrit të rasteve të reja me Covid në të gjithë vendin janë mbyllur klubet e natës, ndërsa aktivitetet e mëdha sportive dhe artistike zhvillohen pa spektatorë. Takimet private lejohen për deri në 10 persona, përfshirë të vaksinuarit.

Në Austri, për shkak të pandemisë së koronavirusit do të zhvillohet në masa të rrepta kufizuese, Koncerti i Vitit të Ri i Orkestrës Filarmonike të Vjenës. Sipas organizatorëve, spektatorët do të jenë të kufizuar në 1000, të cilët do të jenë të vaksinuar ose të sëmurë dhe përveç kësaj, do t’i nënshtrohen një testi diagnostik molekular për koronavirusin, brenda 48 orëve nga koncerti. Shikuesve u kërkohet të mbajnë një maskë mbrojtëse FFP2 gjatë gjithë qëndrimit të tyre në ndërtesën e Friends of Music në Vjenë.

Në Britani, kryebashkiaku i Londrës Sadiq Khan ka njoftuar se festimet e festave në kryeqytetin britanik në natën e Vitit të Ri po anulohen për shkak të rritjes së shpejtë të rasteve të Omicron.

Franca që nga 10 dhjetori për shkak të përhapjes së Covid ka mbyllur klubet e natës të cilat do të qëndrojnë të mbyllura edhe gjatë tre javëve të  ardhshme. Ndërkaq për shkak të numrit të lartë të të infektuarve Parisi ka anuluar shfaqjen e fishekzjarrëve, si dhe ngjarje të tjera festive në Avenue des Champs-Elysees për natën e Vitit të Ri, me qëllim që të parandalonte përhapjen e variantit Omicron. Kryeministri francez Jean-Castex ka njoftuar ndalimin e festimeve të mëdha të Vitit të Ri dhe fishekzjarrëve dhe këshilloi qytetarët edhe nëse janë të vaksinuar, të bëjnë një test diagnostikues për COVID-19 përpara se të takohen me njerëz të tjerë për të festuar Vitin e Ri.

Në Spanjë, festimet janë anuluar në shumicën e zonave, në 9 nga 10 qytetet më të populluara të vendit  nuk do të festojë zakonin e “campanadas”, ku bien këmbanat për të sinjalizuar ardhjen e vitit të ri. Vetëm Madridi do të mbajë një ngjarje të vogël në sheshin e famshëm Puerta del Sol, me spektatorë të kufizuar në 7,000, të gjithë me maska, një numër shumë i ulët krahasuar me 18 mijë qytetarët që kanë qenë pjesë në 2019.

Italia gjithashtu ka forcuar kufizimet, duke përfshirë ndalimin e të gjitha festimeve publike të Vitit të Ri. Ministria e Brendshme ka dërguar udhëzime për të gjithë prefektët e vendit, me qëllim rritjen e kontrolleve në kuadër të Vitit të Ri. Qeveria e Draghit ka bërë thirrje për kontrolle më të forta për të zbatuar një vendim që ndalon festimet, festat, kërcimet në ambiente të mbyllura dhe koncertet e mbushura me njerëz në mjedise të hapura.

Republika Çeke nga 27 dhjetori kërkoi të gjithë vizitorëve të huaj që ti nënshtrohen një testi PCR negativ përpara se të hyjnë në vendin e tyre, ku përjashtohen personat që kanë marrë edhe dozën përforcuese. Praga, e cila zakonisht është një destinacion popullor i Vitit të Ri, me turma që mbushin baret dhe festojnë në rrugë, lëtë vit do të lejojë grumbullime deri në 50 persona.

Në SHBA, Nju Jorku ka reduktuar ndjeshëm numrin e njerëzve që lejohen të jenë në Times Square për ngjarjet e Vitit të Ri, sipas njoftimit të kryetarit të qytetit Bill de Blasio. Këtë vit, qyteti do të lejojë që rreth një e treta e numrit të zakonshëm të spektatorëve në këto zona të dalë në shesh, por duke zbatuar mbajtjen e maskave dhe distancën sociale.

Në Marok, qeveria njoftoi një sërë masash që do të zbatoheshin në mbrëmjen e 31 dhjetorit deri në 1 janar, duke përfshirë ndalimin e të gjitha festimeve të Vitit të Ri. autoritetet kanë ndaluar festimet në hotele, restorante dhe resorte, si dhe kanë urdhëruar mbylljen e restoranteve dhe kafeneve në orën 11.30 të mbrëmjes dhe vendosja e shtetrrethimit të natës nga mesnata deri në 6 të mëngjesit.

Në Indi, autoritetet kanë filluar të shtrëngojnë kufizimet për të parandaluar tubimet masive në grumbullime publike në pritje të festimeve të Vitit të Ri pasi vendi regjistron një rritje të rasteve me COVID-19. Sipas zyrtarëve, restorantet janë urdhëruar që të reduktojnë numrin e klientëve të tyre.

Në Malajzi, festimet masive për Vitin e Ri janë ndaluar, ndërsa ata që marrin pjesë në tubime private duhet të bëjnë vetë-testim, siç njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

/b.h

Next Post
Po vinte drejt Tiranës/ Skema si e ndoqi dhe e bllokoi Policia ngarkesën me 100 kg kokainë

Si erdhi kokaina nga Ekuadori në Tiranë? Policia jep detajet: Tre të arrestuar!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të fshehura në prozhektorët e makinës, FRONTEX sekuestro 55 mijë euro cash në kufirin malazez, mes tyre edhe kartëmonedha shqiptare!

Të fshehura në prozhektorët e makinës, FRONTEX sekuestro 55 mijë euro cash në kufirin malazez, mes tyre edhe kartëmonedha shqiptare!

September 1, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme rrisin çmimin e naftës, Brent ngjitet në 93 dollarë për fuçi

Rikthimi i luftës në Lindjen e Mesme, ‘arratiset’ çmimi i naftës, kalon 94 dollarë për fuçi! Rritet dhe gazi, mbi 74 USD

September 1, 2026
Tanket izraelite rrafshojnë Gazën, evakuimi i pashmangshëm, ndihma bujare për ata që shpërngulen në jug

OBSH paralajmëron: Sezoni i ardhshëm i reshjeve në Gazë kërcënon shëndetin publik!

September 1, 2026
Emri/ Plagosje me armë zjarri në Vlorë, 19 vjeçari me urgjencë në spital. Mister shkaku

Përleshje mes dy vëllezërve në Korçë, njëri plagoset me sëpatë! Autori tenton arratisjen, por policia e arreston

September 1, 2026
“S’mund t’i përsërisim zgjedhjet vazhdimisht”- Kurti reagon për 6 deputetët e LDK që s’do votojnë Sejdiun si president: Veprim negativ!

“S’mund t’i përsërisim zgjedhjet vazhdimisht”- Kurti reagon për 6 deputetët e LDK që s’do votojnë Sejdiun si president: Veprim negativ!

September 1, 2026
Sulmi me dron rus në Lajpcig, edhe Greqia shpreh solidaritet me Gjermaninë! Mitsotakis: Kërcënimi do të dështojë!

Sulmi me dron rus në Lajpcig, edhe Greqia shpreh solidaritet me Gjermaninë! Mitsotakis: Kërcënimi do të dështojë!

September 1, 2026
Ish-ambasadori në SHBA: Projektligji për Serbinë në Kongres duhet marrë seriozisht!

Ish-ambasadori në SHBA: Projektligji për Serbinë në Kongres duhet marrë seriozisht!

September 1, 2026
“Përballë luftës hibride s’ka vend për hezitim”- Sulmi me dron në Lajpcig, reagon Rama: Jemi përkrah Gjermanisë! Akt agresioni rus kundër sigurisë së Evropës

“Përballë luftës hibride s’ka vend për hezitim”- Sulmi me dron në Lajpcig, reagon Rama: Jemi përkrah Gjermanisë! Akt agresioni rus kundër sigurisë së Evropës

September 1, 2026
Protestuesit largohen nga bulevardi, Rama lë Kryeministrinë nën masa të rrepta sigurie!

Protestuesit largohen nga bulevardi, Rama lë Kryeministrinë nën masa të rrepta sigurie!

September 1, 2026
Këngëtari Harry Style dhe aktorja Zoe Kravitz bëjnë planet e dasmës! Zbulohen detajet, në fillim ceremonia private dhe më pas…

Këngëtari Harry Style dhe aktorja Zoe Kravitz bëjnë planet e dasmës! Zbulohen detajet, në fillim ceremonia private dhe më pas…

September 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com