• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Forumi i Gruas Socialiste: 50 % gra në listat e zgjedhjeve të ardhshme

by A R
21/12/2016 15:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përfaqësimi me 50 për qind i grave në listat e ardhshme zgjedhore ishte në fokus të punimeve të Forumit të Gruas Socialiste, i mbledhur të mërkurën, nën drejtimin e kryetares Olta Xhaçka, në prani dhe të përfaqësueseve të shoqërisë civile dhe te politikës në qeverisjen lokale.
Në fjalën e saj, nënkryetarja e Kuvendit, Valentina Leskaj tha se pabarazia në përfaqësim nuk është vetëm problem i grave, por i gjithë shoqërisë. Ajo u shpreh optimiste se ende ka kohë që komisioni i Reformës Zgjedhore të diskutojë nismën ligjore të dorëzuar nga deputetet gra të PS-së, muaj më parë në Kuvend.
Çështja e barazisë gjinore, tha Leskaj, nuk është vetëm luftë e grave. Nuk mund të ketë demokraci funksionale nëse gjysma e shoqërisë është e papërfaqësuar, shtoi ajo.

Për kryetaren e Forumit të Gruas Socialiste, Olta Xhaçka kjo nismë nuk duhet të shikohet si politikë, por si një betejë që u takon të gjitha grave.
Zgjedhjet e ardhshme parlamentare janë një mundësi për ta ruajtur dhe çimentuar trendin pozitiv të rritjes së pjesëmarrjes së grave në vendimmarrje.
Me parimin e “kuotës” në Kodin Zgjedhor, në legjislaturën 2009-2013, vetëm 16% e deputetëve ishin gra. Më pas, në zgjedhjet e vitit 2013 partitë politike shmangën hapur kuotat gjinore të imponuara nga ligji dhe për këtë u dënuan sëbashku në një vlerë me 22 milionë lekë nga KQZ, në shtator 2013.

Duke pranuar se në zgjedhjet e fundit vendore të vitit 2015, ku aplikimi i parimit të barazisë gjinore, ndikoi pozitivisht në pjesëmarrjen e grave në politikë, si dhe duke konsideruar deklarimet e partive kryesore në pritshmëritë e pjesëmarrjes së grave ne i propozuam për miratim Kuvendit aplikimin e kuotave gjinore në masë të barabartë, në kodin Zgjedhor.
Blerta Balilaj, nga organizata ‘Women’s Democracy Network’, në cilësinë e përfaqësueseve të grupimit të shoqatave që punojnë për fuqizimin e grave dhe vajzave në Shqipëri, lexoi deklaratën e nënshkruar prej tyre ‘Garantimi i përfaqësimit gjinor të barabartë për zgjedhjet parlamentare 2017, “mundësive të barabarta, barazi reale!”./a.m.

Next Post
Lamtumirë Chelsea, Courtois rikthehet në La Liga me Real?

Lamtumirë Chelsea, Courtois rikthehet në La Liga me Real?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump paralajmëron mundësinë e dërgimit të trupave në Iran

Trump paralajmëron mundësinë e dërgimit të trupave në Iran

March 2, 2026
Netanyahu para takimit me Trump: Do të paraqes qëndrimet tona për negociatat me Iranin! Diskutime edhe për Gazën

Irani sulmon me raketa zyrën e Netanyahut, reagon Izraeli: U përdorën raketa Kheibar

March 2, 2026
Trump për CNN: Po e masakrojmë Iranin! Së shpejti nis vala e madhe e sulmeve

Trump për CNN: Po e masakrojmë Iranin! Së shpejti nis vala e madhe e sulmeve

March 2, 2026
“Protestat janë të dhunshme, jo policia”, Mit’hat Havari: Ish-vila e diktatorit është shtëpia shpirtërore e Berishës, s’duhej ta godiste

“Protestat janë të dhunshme, jo policia”, Mit’hat Havari: Ish-vila e diktatorit është shtëpia shpirtërore e Berishës, s’duhej ta godiste

March 2, 2026
“Raketat na fluturojnë mbi kokë si zogj”, shqiptarja flet në lot nga Iraku: Do kthehem në Shqipëri në rrugë tokësore

“Raketat na fluturojnë mbi kokë si zogj”, shqiptarja flet në lot nga Iraku: Do kthehem në Shqipëri në rrugë tokësore

March 2, 2026
Gripi në pranverë/ Ulen rastet por jo agresiviteti, humb jetën një i moshuar

Gripi në pranverë/ Ulen rastet por jo agresiviteti, humb jetën një i moshuar

March 2, 2026
Ligji i rishikuar i Tregtisë së Jashtme të Kinës, një kornizë e unifikuar për hapje, siguri dhe përafrim me standardet ndërkombëtare

Ligji i rishikuar i Tregtisë së Jashtme të Kinës, një kornizë e unifikuar për hapje, siguri dhe përafrim me standardet ndërkombëtare

March 2, 2026
Rama mbledh nesër Kryesinë e PS pas ndryshimeve në qeveri, çfarë pritet të diskutohet

Rama mbledh nesër Kryesinë e PS pas ndryshimeve në qeveri, çfarë pritet të diskutohet

March 2, 2026
SHBA nuk përjashton vendosjen e trupave amerikane në Iran

SHBA nuk përjashton vendosjen e trupave amerikane në Iran

March 2, 2026
Frikë për shtrenjtimin e naftës, ekspertët: Situata në Lindjen e Mesme mund të ndikojë  në Shqipëri

Frikë për shtrenjtimin e naftës, ekspertët: Situata në Lindjen e Mesme mund të ndikojë në Shqipëri

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In