• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Forumi Global në Baku, Meta: Të përkushtuar për bashkëpunim

by Java News
14/03/2019 13:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i ftuar në Forumin e 7-të Global të Bakusë, me temë: “Një Politikë e Jashtme e Re”; mbajti sot një fjalë përshëndetëse në ceremoninë e hapjes, krahas Presidentit të Azerbajxhanit, Ilham Aliyev dhe liderëve të tjerë pjesëmarrës në të ku theksi ishte bashkëpunimi.

Presidenti Meta vlerësoi zhvillimet në rajonin e Ballkanit Perëndimor, në kontekstin e zhvillimeve të ndryshme ndërkombëtare dhe sfidave të reja me të cilat përballen rendi botëror dhe institucionet ndërkombëtare.

Kreu i Shtetit nënvizoi se “pas më shumë se 70 vitesh nga mbarimi i Luftës së Dytë Botërore, si dhe gati tre dekada pas Luftës së Ftohtë, sërish e ardhmja e rendit botëror duket e pasigurt”.

“Fuqitë e mëdha tradicionale po përballen me probleme për gjetjen e zgjidhjeve të përbashkëta për konfliktet globale, ndërkohë që multilateralizmi nuk është më e njëjta forcë shtytëse për qeverisjen botërore”, u shpreh Presidenti Meta.

Në mënyrë të veçantë Kreu i Shtetit theksoi se sfidat e sotme të tilla si, siguria globale, multilateralizmi, ndryshimet klimaterike, migracionin, lufta kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm po dominojnë politikën e jashtme.

“Kërcënime të reja nga terrorizmi ndërkombëtar po përhapen me të njëjtën shpejtësi si revolucioni teknologjik dhe siguria kibernetike po bëhet një sfidë e madhe për shoqëritë dhe vlerat tona”, tha Presidenti Meta.

Kreu i Shtetit nënvizoi gjithashtu në fjalën e tij se “politika e jashtme globale po influencohet shumë edhe nga ‘diplomacia energjetike’ dhe nga përpjekjet për të zotëruar burimet energjetike në mbarë botën”.

Në këtë aspekt, Presidenti Meta solli në vëmendje të auditorit dhe rolin e Shqipërisë, që për herë të parë bëhet pjesë e projekteve strategjike energjetike përmes korridoreve të gazit TAP dhe IAP.
“Këto projekte kanë ndikuar në mënyrë të konsiderueshme dhe pozitivisht rolin e Shqipërisë në rajon, e më gjerë”, – u shpreh Presidenti Meta.

Ndërsa duke u ndalur në zhvillimet më të fundit pozitive në rajon, si anëtarësimi i Malit të Zi në NATO dhe zgjidhja e çështjes së emrit midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, Presidenti Meta nënvizoi se, ato kanë gjeneruar një optimizëm të ri në rajonin tonë.

Në mbyllje të fjalës së tij, Presidenti Meta u shpreh se, Shqipëria është shumë e angazhuar për bashkëpunimin rajonal dhe për forcimin e mëtejshëm të multilateralizmimt.

“NATO mbetet Aleanca më atraktive për paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë, në kontinentin tonë dhe më gjerë. Ne kemi rritur kontributin tonë për forcimin e paqes, stablitetit dhe përparimit në rajonin tonë e më gjerë”, theksoi Presidenti Meta.

Next Post
Kapet një nga të kërkuarit e operacionit në Shkodër: Po largohej jashtë vendit

Kapet një nga të kërkuarit e operacionit në Shkodër: Po largohej jashtë vendit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pse djegia e Tiranes nuk ishte një mjet politik po gjeopolitik?

Pse djegia e Tiranes nuk ishte një mjet politik po gjeopolitik?

November 8, 2026
Rritet bilanci i aksidentit hekurudhor në Egjipt, 7 të vdekur dhe 112 të plagosur

Rritet bilanci i aksidentit hekurudhor në Egjipt, 7 të vdekur dhe 112 të plagosur

November 8, 2026
Trump takohet privatisht me të dërguarin e Putinit: Jemi pranë një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Trump sulmon rezultatin e zgjedhjeve në SHBA: Amerika bëri një hap të madh prapa në histori

November 8, 2026
Pas muajsh ndërprerjeje, PD-PS ulen sërish për “Zgjedhoren”, palët pa marrëveshje për agjendën

Pas muajsh ndërprerjeje, PD-PS ulen sërish për “Zgjedhoren”, palët pa marrëveshje për agjendën

November 8, 2026
Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti me qumësht përplaset me motorin, plagoset shoferi

Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti me qumësht përplaset me motorin, plagoset shoferi

November 8, 2026
Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

November 8, 2026
Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

November 8, 2026
Sulmet ndaj institucioneve bankare, Banka e Shqipërisë-qytetarëve: Kursimet tuaja janë të sigurta

Skema e kredive që rrezikoi t’u merrte shtëpitë qytetarëve, qeveria vendos kufij për interesat dhe gjobat

November 8, 2026
Përkeqësohet gjendja e këmbës së Erion Veliajt, mjekët rekomandojnë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale

Veliaj: Puna nuk ndalet për Tiranën, 1800 kredi të buta për familjet dhe projekte të reja në kryeqytet

November 8, 2026
“Epsteini” ynë

Dy opozitat që kanë alibi për dështimin njëra-tjetrën

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In