• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Politikë

Forumi Ballkanik, Greqia: Përkrahim Shqipërinë në rrugën drejt BE-së!

by A. Q
12/10/2026 17:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkëpunimi politik dhe strategjik mes Shqipërisë dhe Greqisë ishte në fokus të Forumit të Bashkëpunimit Strategjik të Ballkanit, ku morën pjesë përfaqësues të të dy vendeve.

Pala greke u përfaqësua nga zëvendësministri i Brendshëm, Konstantinos Gkioulekas, ndërsa nga qeveria shqiptare i pranishëm ishte kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi dhe ministri i Brendshëm, Ervin Demo.

Në fjalën e tij, Peleshi tha se dy qeveritë po forcojnë marrëdhëniet mes tyre, teksa u shpreh se Greqia është rreshtuar përherë krah Shqipërisë.

Për ministrin, Ervin Demon lidhja e Shqipërisë dhe Greqisë është historike, me tradita të përbashkëta që forcon dhe më tej zhvillimin e mëtejshëm të partneritetit.

Ndërsa zëvendës ministri i brendshëm grek, Konstantinos Gjulekas në fjalën e tij rikonfirmoi mbështetjen e Greqisë për Shqipërinë në BE, ndërsa shtoi se ky forum do të shërbejë për të çuar më tej bashkëpunimin mes dy vendeve.

Zëvendës ministri grek u ndal tek përplasjet e mëparshme mes dy vendeve, ku tha se ngjarjet e së kaluarës i përkasin historisë, ndërsa e ardhmja ofron mundësi për ndërtimin e marrëdhënieve edhe më të shëndetshme dhe të qëndrueshme mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Next Post
Reforma Territoriale, Grupi Parlamentar i PS-së kërkesë për ngritjen e Komisionit të Posaçëm për fazën e dytë! Zbulohet plani me 8 pika

Reforma Territoriale, Grupi Parlamentar i PS-së kërkesë për ngritjen e Komisionit të Posaçëm për fazën e dytë! Zbulohet plani me 8 pika

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com