• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Tirana sot ka rritjen më të madhe ekonomike në rajon

by A R
25/10/2019 10:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka nisur sot punimet e Forumit “17 + 1” në nivel kryetarë bashkish, një nismë e Republikës Popullore të Kinës, e cila synon të rrisë dhe zgjerojë bashkëpunimin me vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në fushën e investimeve, transportit, financave, shkencës, arsimit dhe kulturës. Në hapjen e punimeve të këtij takimi, kryetari i Bashkisë Erion Veliaj theksoi se Tirana ka pasur rritjen më të madhe ekonomike në të gjithë rajonin këto vite, ndërsa theksoi se ky takim është edhe një mundësi fantastike për të rritur bashkëpunimin jo vetëm me Kinën por edhe mes vendeve të rajonit.

“Ky është një qytet që është transformuar në mënyrë të jashtëzakonshme që nga koha e tranzicionit, në fillim të viteve’90 dhe në 30 vitet e fundit është qyteti që ndoshta ka pasur rritjen më të madhe ekonomike në të gjithë rajonin tonë, por ne jermi po ashtu të ndërgjegjshëm që vetëm nuk ia dalim dot. Ndaj shoh këtë si një mundësi fantastike jo vetëm për rritur bashkëpunimin me Kinën por edhe për të rritur bashkëpunimin me njëri-tjetrin, Tiranës me Shkupin, Tiranës me Podgoricën, me Beogradin, Sarajevën, të Tiranës me qytete të tjera që ndoshta na mësojnë që nuk ia vlen të shpikim rrotën nëse diçka po funksionon perfekt në ato vende”, deklaroi Veliaj.

Kreu i Bashkisë u shpreh se tashmë Tirana ka nisur një sërë procesesh dhe bashkëpunimi me kompanitë kineze, sikurse është ajo në fushën e transportit, ku shumë shpejt autobusët elektrikë do të jenë një realitet në vendin tonë. Veliaj nënvizoi se falë edhe incentivës së jashtëzakonshme të dhënë nga kryeministri Rama, autobusët elektrike që importohen janë pa taksë dhe pa doganë.

“Ne tashmë kemi filluar disa procese, ne punojmë me kompanitë kineze kur vjen puna tek kalimi tek autobusët elektrikë. Qeveria e Edi Ramës na ka dhënë një incentivë të jashtëzakonshme, autobusët elektrike që importohen, që vijnë në Shqipëri. Janë pa taksë dhe pa doganë, pra është një mundësi ideale për të promovuar jo vetëm Bashkinë e Tiranës por edhe në gjithë bashkitë e tjera dhe një shembull konkret se si qeveria qendrore lehtëson bashkitë në gjithë këto procese të inovacionit dhe lehtësisë në transport”, tha ai.

Veliaj deklaroi se Tirana është kthyer edhe në një epiqendër të aktiviteteve , seminare e konferencave ndërkombëtare.

“Ka qenë një javë e jashtëzakonshme kjo për Tiranën. Kemi pasur brenda një dite rreth 10 aktivitete, hotelet të gjitha, pa asnjë mundësi ekstra akomodimi dhe jam i lumtur dhe krenar që qyteti ynë filloi një punë të mbarë, të jashtëzakonshme kur Edi Rama ishte kryetar i Bashkisë dhe sot vijon atë traditë dhe më në fund është kthyer në një epiqendër të aktiviteteve , seminare e konferencave ndërkombëtare që po organizohen në Tiranë”, deklaroi Veliaj.

/a.r

Next Post
Vjen kroçera “Sirena”, rreth 670 turistë vizitojnë Durrësin (FOTO)

Vjen kroçera "Sirena", rreth 670 turistë vizitojnë Durrësin (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

October 7, 2026
Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

October 7, 2026
Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

October 7, 2026
Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

October 7, 2026
Ndihmuan Ergys Agasin kur ishte në arrati, lihen në burg shefi i Policisë Shkencore dhe Embro Sulejmani

Arrestimi i Ergys Agasit, Karanxha: Nuk pati dekonspirim, gjatë kapjes u gjetën prova të rëndësishme

October 7, 2026
“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

October 7, 2026
Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

October 7, 2026
Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

October 7, 2026
Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

October 7, 2026
Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com