• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Forcohet ligji për përgjimet, survejime me video edhe në vende private, ja kategoritë që preken

by A R
16/12/2016 09:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndërsa Gjykata Kushtetuese nuk i ka dhënë ende fund dilemës së madhe nëse do të pranojë apo jo opinionin e Komisionit të Venecias për ligjin e Vetingut, misionet e SHBA-­BE në Tiranë, EURALIUS dhe OPDAT, po avancojë me hartimin dhe ndryshimin e ligjeve të tjera, në kuadër

zbatimit të Reformës në Drejtësi. Pas ndryshimit të ligjit Antimafia, në duart e anëtarëve të komisionit për Reformën në Drejtësi, ka shkuar edhe projektligji për përgjimet parandaluese.

Projektligji parashikon procedura të reja për përgjimin parandalues e komunikimeve elektronike, ndërsa përfshin për herë të parë video survejimin dhe përgjimin e bisedave në vende private dhe publike nga institucione shtetërore informative të krijuara shkruan shqiptarja.com.

Ligji në fuqi kufizohej vetëm përgjimin e komunikimeve elektronikeve, ndërsa ligji i ndryshuar parashikon edhe përgjimin e bisedave në vende të ndryshme si dhe suvejimin me video.

Pra, drejtori i SHISH, ministri i Brendshëm, ministri i Mbrojtjes, ministri i Drejtësisë, ministri i Financave, si dhe çdo ministri, që ka në varësi shërbime informative/policore të krijuara me ligj, mund t’i kërkojnë Gjykatës së Lartë përgjimin e bisedave në ambiente private, për çështje nën juridiksionin e Gjykatës Antikorrupsion dhe kundër Krimit të Organizuar.

Byroja e Hetimit

Përgjimet për llogari të Byrosë së Kombëtare të Hetimit do të realizohen nga Shërbimi  Informativ Shtetëror. Konkretisht, projektligji parashikon që proceset teknike të përgjimit,

për llogari të Policisë së Shtetit, Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Ministrinë e Brendshme, realizohen nëpërmjet seksionit të tyre të përgjimeve, të atashuar në strukturën Përgjegjëse e Përgjimeve në SHISH. Për llogari të institucioneve të tjera, procesi teknik i përgjimit kryhet nga punonjësit e autorizuar prej tyre.

Ndërkaq, realizimi i përgjimit bëhet nëpërmjet sistemeve të instaluara për këtë qëllim. Sistemi i përgjimit kurdoherë duhet të jetë i përbërë nga dy pjesë, të cilat nuk mund të funksionojnë në mënyrë të pavarur nga njëra­tjetra.

Për shërbimet e huaja

Projektligji ndryshon edhe nenin 19 të ligjit aktual, për përgjimin me kërkesë te shërbimeve të huaja informative/policore. Konkretisht, me kërkesë të shërbimeve të huaja informative/ policore sekrete dhe me miratim të kryetarit/gjyqtarit të Gjykatës së Lartë ose në mungesë të tij një gjyqtar tjetër i Gjykatës së Lartë, Struktura Përgjegjëse e Përgjimeve në SHISH ose seksioni i përgjimeve të Policisë së Shtetit, Byroja Kombëtare e Hetimit dhe Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Ministrinë e Brendshme mund të realizojë, sipas rastit, përgjimin, sipas në përputhje me dispozitat e këtij ligji, për llogari të shërbimit informativ/policor të huaj.

Situatat emergjente

Për situata emergjente, kryetari i Gjykatës së Lartë ose në mungesë të tij një gjyqtar tjetër i Gjykatës së Lartë, me kërkesë verbale të drejtuesit të institucionit shtetëror informativ, urdhëron me shkrim realizimin teknik të procesit të përgjimit ose video survejimit. Urdhri regjistrohet menjëherë në evidencat e bërthamës komanduese elektronike pranë Prokurorit të Përgjithshëm dhe të specialistëve të Strukturës Përgjegjëse të Përgjimeve në SHISH ose seksionit të përgjimeve të Policisë së Shtetit, Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Ministrinë e Brendshme.

Me regjistrimin e urdhrit, specialistët e Sektorit te Përgjimeve ose të seksionit të përgjimeve të Policisë së Shtetit, Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Ministrinë e Brendshme realizojnë procesin e përgjimit.

Llalla përjashtohet nga përgjimet

Prokurori i Përgjithshëm nuk do të jetë më autoriteti, i cili do të shqyrtojë, miratojë apo refuzojë kërkesat e institucioneve të parashikuar me ligj, për përgjimin e telefonatave, suvejimit me video, të bisedave në vende publike dhe private.

Projektligji ndryshon pikërisht nenin 8 të ligjit aktual për përgjimet. Neni i ndryshuar parashikon që kryetari i Gjykatës së Lartë ose, në mungese të tij, një gjyqtar i Gjykatës së Lartë që merret me çështjet nën juridiksionin e Gjykatës Antikorrupsion dhe kundër Krimit të Organizuar i autorizuar prej tij, miraton ose refuzon kërkesat e shkrim të drejtorit të SHISH­it, ministrit të Brendshëm, ministrit të Mbrojtjes, ministrit të Drejtësisë, ministrit të Financave, si dhe çdo ministri, që ka në varësi shërbime informative/policore të krijuara me ligj. Ligji aktual ia jep këtë kompetencë Prokurorit të Përgjithshëm ose një prokurori i autorizuar prej tij.

Po ashtu, drafti parashikon që kryetari i Gjykatës së Lartë ose në mungesë të tij një gjyqtar tjetër i Gjykatës së Lartë, merr vendim me shkrim për kërkesën për përgjim, i cili hartohet në tri kopje. Një kopje e vendimit që miraton kërkesën, mbahet në bërthamën komanduese elektronike të Prokurorisë, një e mban Struktura Përgjegjëse e Përgjimeve në SHISH dhe një kopje institucioni që ka bërë kërkesën.

Neni 16

Kufizimet në përgjim

1.Personave të ngarkuar me funksionin apo detyra të caktuara në ose për procesin e përgjimit në tërësi apo në veçanti u ndalohet:

a) të përhapin ose të përdorin jashtë kërkesave të këtij ligji apo të ligjeve në fuqi të dhënat e grumbulluara;

b) të përgjojnë pa autorizim ose jashtë procedurave të ngarkuara nga ky ligj.

2.Procesi i përgjimit, në tërësi ose në veçanti, përbën sekret shtetëror, shkelja e të cilit dënohet sipas legjislacionit penal në fuqi./a.m.

Next Post
(FOTO) Kallashi ngacmon veten me gisht

Kallashi e ekzagjeron si asnjëherë, FOTO me penis në...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga “Pasqyrë Albania” dhe fondet e IPARD, te marrëveshja me Francën për ujësjellësin e Durrësit! Zbardhen të gjitha vendimet e Qeverisë

Gara për fondet e buxhetit të shtetit, “ngrin” paga e Presidentit! Ja ministritë që marrin më shumë

October 29, 2026
Vrasja e 22-vjeçarit shqiptar Lorik Abazi në Angli, shkak dyshohet komenti për partneren! Nga sherri te krimi fatal, detajet e ngjarjes tragjike

Vrasja e 22-vjeçarit shqiptar Lorik Abazi në Angli, shkak dyshohet komenti për partneren! Nga sherri te krimi fatal, detajet e ngjarjes tragjike

October 29, 2026
Pikëpyetjet e basteve online/ Ekspertët: Ata që luajnë fshehurazi, nuk do të duan të deklarohen

Bëhet gati hapja e lojërave të fatit online, Qeveria pret që të arkëtojë 2 miliardë lekë!

October 29, 2026
“Lojë luftash“ me Kavajën!

Shkresa për Veliajn është një “sekret” publik që e dinë të gjithë

October 29, 2026
“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

“Në mbledhjen e grupit nuk foli vetëm Çuçi”- Transferimi i Veliajt në Fier, avokati Ndreca zbardh detaje: Disa deputetë të PS më telefonuan të shqetësuar…

October 29, 2026
Sezoni 2024, Ministria e Turizmit: Kemi një rritje me 35% të netqëndrimeve të turistëve të huaj

Përafrimi me BE-në/ Qeveria prezanton ligjin e ri për turizmin, regjistrim i detyrueshëm i qirave afatshkurtra dhe krijim i zyrës për Mbrojtjen e Konsumatorit

October 29, 2026
Shuhet në moshën 101-vjeçare akademiku Luan Omari, themeluesi i Akademisë së Shkencave! Nesër mbahen homazhet dhe nderimet

Shuhet në moshën 101-vjeçare akademiku Luan Omari, themeluesi i Akademisë së Shkencave! Nesër mbahen homazhet dhe nderimet

October 29, 2026
Meloni u jep italianëve mundësinë të zgjedhin targa të personalizuara për makinat

Meloni u jep italianëve mundësinë të zgjedhin targa të personalizuara për makinat

October 29, 2026
Doganat në operacion, zbulohet magazina e kafesë ku bëhej evazion fiskal në Durrës, subjekti gjobitet me rreth 18 milionë lekë!

Doganat në operacion, zbulohet magazina e kafesë ku bëhej evazion fiskal në Durrës, subjekti gjobitet me rreth 18 milionë lekë!

October 29, 2026
Persekutimi gjyqësor ndaj Veliajt, pse dhëndri i Berishës gjykohet në liri me të njëjtat akuza!

Transferimi i Veliajt në Fier dhe pikëpyetjet që mbeten

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In