• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Forcohen kriteret për emërimin e prokurorëve në SPAK, një komision i BKH-së do t’i verifikojë

by Java News
20/09/2023 14:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokurorët që kandidojë për tu bërë pjesë e prokurorisë së Posaçme SPAK, përveç vettingut dhe kontrollit nga KLP, duhet të kalojnë një filtër të ri para emërimit në detyrë duke forcuar edhe më shumë kriteret për tu bërë pjesë e kësaj strukture.

Në mbledhjen e 19 shtatorit, këshilli i lartë i prokurorisë ka miratuar rregulloren, e cila parashikon ngritjen e një komisioni për këtë çështje, i cili deri tani nuk ka funksionuar. Report TV, ka mësuar se bëhet fjalë për Komisionin e Posaçëm të Verifikimit të pasurisë dhe Figurës së Kandidatëve i cili krijohet nga Gjykata e Posaçme, SPAK-u dhe Byroja Kombëtare e Hetimit dhe funksionon pranë prokurorisë. SPAK aktualisht ka tri vende vakante të paplotësuara në organikën e saj megjithëse ngarkesën e madhe që institucioni ka me dosje.

Në argumentet shpjegues të draftit për ngritjen e Komisionit, thuhet se ai është i nevojshëm duke vlerësuar rëndësinë e SPAK-ut, numrin e lartë të kandidatëve të pritshëm pasi shumë prej tyre e kanë kaluar tashmë vettingun. Anëtarët propozues të vendimit, shprehen më tej se me qëllim përzgjedhjen e kandidatëve më të mirë për emërim në SPAK, janë bërë disa shtesa në lidhje me kriteret, duke shtuar ndër të tjera edhe konceptin e përvojës specifike. Rregullorja e re, ka të bëjë me procedurën e renditjes së kandidatëve dhe më pas kalimin e tyre për verifikimin e pasurisë dhe figurës pranë Komisionit të Posaçëm pranë SPAK.

Kjo strukturë e re ka 120 ditë kohë për verifikimet e më pas, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, vijon me emërimin në detyrë të atij prokurori që ka kaluar verifikimin dhe renditet më lart. Në nenin 35 të rregullores, parashikohet se vendimi i KLP-së për renditjen e kandidatëve i dërgohet komisionit të posaçëm në SPAK, i cili kryen verifikime dhe harton një raport të detajuar mbi pasurinë dhe pastërtinë e figurës. Rregullorja e re i jep të drejtë komisionit të Posaçëm Pranë SPAK për përjashtimin nga gara të prokurorëve që marrin vlerësim negativ në verifikimin e pasurisë dhe pastërtisë së figurës. Prokurorët e spak kanë një mandat 9-vjeçar ndërsa drejtuesi i prokurorisë është një prej anëtarëve të strukturës me mandat 3 vjeçar si titullar.

Në mbledhjen e KLP-së më 19 shtator është vendosur edhe miratimi i rregullores “Për caktimin e rregullave dhe procedurave mbi uljen e ngarkesës së punës për prokurorët”. Ky vendim, krijon hapësirë që veç prokurorëve që kanë vetë probleme shëndetësore mund të bëjnë kërkesë për uljen e ngarkesës në punë, edhe ata prokurorë që kanë nën kujdestari familjarë të sëmurë, përfshi edhe gjyshërit./f.s

Next Post
Kush largohet nga Shqipëria nuk do as Familjen dhe as Atdheun

VIDEO/ Dokumentari i Daily Express: Shikoni si bandat shqiptare të trafikimit, mburren për bëmat e tyre

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

October 26, 2026
Gruaja që donte trenin në Sazan

Rënia e Vuçiç, Baton Haxhiu jep arsyet: Krijoi një model autokracie dhe një qeveri jofunksionale

October 26, 2026
Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

October 26, 2026
Ndoshta së shpejti inteligjenca artificiale do ta zgjedhë presidentin e Kosovës

Robelli: Opozita, peng i një njeriu. Nga sjelljet e kryeministrit, situata duket sikur…

October 26, 2026
Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

October 26, 2026
Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

“Nga protesta për t’u dëgjuar, te shkatërrimi”/ Lami: PD kërkon bashkimin përmes luftës, jo qetësisë

October 26, 2026
Vuçiç në Francë: Serbia s’është në linjë me politikën botërore për shkak të Kosovës, duhen vendime të guximshme

Vuçiç humb zgjedhjet, ish-ministri i Jashtëm: Qeveria e re serbe mund të mos ndryshojë kursin ndaj Prishtinës, dialogu jo prioritet

October 26, 2026
USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

October 26, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka reagon ndaj paketës së Ramës: Shfrytëzon të gjitha metodat që ta rrudhë protestën

October 26, 2026
Trump vë në dyshim zgjedhjet në Brazil: Dukeshin të manipuluara dhe të korruptuara

Trump vë në dyshim zgjedhjet në Brazil: Dukeshin të manipuluara dhe të korruptuara

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In