• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Forcat shqiptare shpëtuan 700 klandestinë, Xhaçka: Misioni zgjatet edhe vitin tjetër

by A R
28/10/2017 18:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zgjatet misioni i Forcës Detare Shqiptare në operacionin e NATO-s në detin Egje.

Gjatë vizitës së punës në Komandën e Forcës Detare në Durrës, Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka bërë të ditur se misioni, parashikuar për t’u mbyllur në fund të këtij viti, do të vazhdojë edhe vitin e ardhshëm.

Një vendim i tillë, sipas Ministres së Mbrojtjes lidhet me rezultatet shumë pozitive që ekuipazhi shqiptar i anijes “Oriku” ka shënuar gjatë këtij viti kontribut në operacionet e kërkim-shpëtimit të emigrantëve në Egje.

“Kontributi njerëzor është ajo çka unë çmoj më shumë tek Forcat e Armatosura. Çdo ditë e më shumë ndjej krenari dhe mirënjohje pë refektivët e secilës prej forcave; Tokësore, Detare apo Ajrore.

Akoma më shumë ndihem krenare kur më vijnë informacione për rezultatet tuaja në operacionet e kërkim–shpëtimit në ujrat tona territoriale, e aq më tepër në misionet ndërkombëtare. E nuk mund ta fsheh kënaqësinë kur qytetarët nga e gjithë Shqipëria e jo vetëm ju përgëzojnë nëpër rrjetet sociale, media apo forume publike.

Me Forcën tonë Detare kemi kapërcyer ambicien tonë. Dhe pjesëmarrja e ekuipazheve tona, deri sot me anijen ‘Oriku”, e së shpejti me anijen “Butrinti”, në operacionin e NATO-s në detin Egje e konfirmon këtë fakt. Angazhimi ynë fillestar ishte, të qëndronim në këtë operacion deri në fund të vitit 2017, por më lejoni t’ju bëj me dije se pak ditë më parë i kemi konfirmuar Aleancës, se djemtë dhe vajzat shqiptare do të vazhdojnë të patrullojnë në detin Egje edhe për 12 muaj të tjerë, për të shpëtuar të tjerë jetë njerëzish, si ata 700 emigrantët sirianë, që i zbritët shëndoshë e mirë në breg apo të tjerë që do të kenë të njëjtin fat të mirë, përmes kontributit të ushtarakëve që valëvisin flamurin shqiptar në ujrat ndërkombëtare”, deklaroi Ministrja Xhaçka.

Në fund të muajit Nëntor, drejt detit Egje do të niset anija e dytë e Flotës Detare, e cila do të zëvendësojë “Orikun”. Për Ministren e Mbrojtjes, një tjetër lajm i mirë është pajisja e të 4 anijve të patrullimit me sistem të ri armatimi.

Anija “Iliria” është një prej anijeve që brenda pak muajsh do të pajisen për herë të parë me sistem modern armatimi. Ministrja Xhaçka qëndroi për disa orë në bordin e anijes duke ndjekur stërvitje të ndërhyrjes së shpejtë në rast rreziku e duke drekuar me 12 pjesëtarët e ekuipazhit të anijes./a.m.

Next Post

"Prokuroria e ndihmoi Tahirin por nëse është fajtor lodhet kot, pasi është optikë ndërkombëtare..."

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vuçiç pranon humbjen: Është e qartë se ka fituar Lista Studentore!

Vuçiç pranon humbjen: Është e qartë se ka fituar Lista Studentore!

October 25, 2026
17-vjeçari masakrohet me thikë nga bashkëmoshatari i tij, vdes rrugës për në spital

Plagosi me thikë 19-vjeçarin në Korçë, arrestohet 23-vjeçari! Kishte thyer arrestin shtëpiak, iu gjet edhe drogë

October 25, 2026
Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

October 25, 2026
Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

October 25, 2026
Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

October 25, 2026
Dosja “Xibraka”, Leka: Çështje me ngarkesa politike, gjuha e shpifjes është kthyer në normë…

Shkulja e pllakës së Ziver Veizit në protestë, Leka: Berisha prej 35 vitesh peng i dhunës dhe pushtetit!

October 25, 2026
Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

October 25, 2026
“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

October 25, 2026
“Veliaj ka detyrë të ndryshojë perceptimin popullor”/ Meçe: Rama foli qartë, pranoi korrupsionin brenda mazhorancës!

“Shpërndanë bishta lopate dhe hodhën molotov”/ Meçe: Berisha synoi destabilizimin, por dështoi me 1500 militantë

October 25, 2026
Netanyahu paralajmëron Iranin para zgjedhjeve: Mos na testoni, do të pësoni hakmarrje

Netanyahu paralajmëron Iranin para zgjedhjeve: Mos na testoni, do të pësoni hakmarrje

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In