• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FONDI EKSELENCES/ Punonjësit e administratës kanë mundësi aplikimi në 9 fusha studimi

by Java News
07/02/2017 08:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria shqiptare, nëpërmjet Fondit të Ekselencës, dhënë Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, kontribuon çdo vit me një fond prej 150 milionë lekësh për mbështetjen financiare të studentëve shqiptarë të shkëlqyer, të cilët janë pranuar të kryejnë studimet e ciklit të parë, të dytë dhe studimet e ciklit të tretë “Doktoratë” jashtë vendit, në universitetet më të mira të botës, sipas renditjes së “Times Higher Education”, si dhe për nëpunësit civilë të administratës shtetërore apo në varësi të saj për kryerjen e studimeve “Master” me kohëzgjatje 1-vjeçare. Ministria e Arsimit njofton se të interesuarit mund të zhvillojnë takime me Sekretariatin Teknik të Programit gjatë datave 6-10 shkurt 2017, në mjediset e MAS.

Administrata Këtë vit, veç mundësisë së aplikimit në dy periudha brenda vitit, u është dhënë rëndësi e madhe nëpunësve të administratës që të mund të aplikojnë për studime master 1-vjeçare në disa fusha studimi, të cilat kanë të bëjnë me politikat arsimore, shëndetësore dhe ekonomike, si dhe me fusha të ndryshme të tjera që kanë të bëjnë me administrimin publik dhe zhvillimin urban. Për këtë kategori aplikantësh, kriteri i universiteteve është në 300 më të mirët e botës. Ndërsa, detyrim për të gjithë aplikantët është që ata të kthehen të punojnë për jo më pak se 3-4 vite në Shqipëri; nëse ata nuk e përmbushin këtë kriter, duhet të kthejnë vlerën që iu është financuar nga MAS-i për studimet e tyre, raporton balkanwb.

Afatet e aplikimit
Sipas udhëzimit të Ministrisë së Arsimit nr.16, datë 1.8.1024, për Fondin e Ekselencës kandidatët mund të aplikojnë në dy periudha brenda vitit. Kandidatët që do të ndjekin vitin e parë të studimeve dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar në periudhën 1 mars-30 prill, ose në periudhën 1 gusht-30 shtator çdo vit. Ndërsa, për vitin akademik 2017-2018 dorëzimi bëhet në datat 1-15 gusht dhe faza e dytë është nga datat 1-15 tetor, ndërsa kandidatët që do të ndjekin vitin e dytë e në vazhdim, dorëzimin e dokumentacionit duhet ta kenë mbyllur nga 1-31 korrik, ose në datat 1 shtator-15 tetor, që është periudha e dytë e aplikimit.

Kriteret
Një prej kritereve kryesore për t’u bërë pjesë e programit, veçse duhet të jenë pranuar në një nga 15 apo 50 universitetet më të mira të botës, është se pas përfundimit të studimeve kandidatët duhet të kthehen dhe të punojnë 3 vjet në Shqipëri si dhe të jenë shtetas shqiptarë. Në kuadrin e reformimit të administratës publike dhe ngritjes së kapaciteteve të kësaj administrate, nga ky fond do të përfitojnë edhe punonjës të administratës shtetërore të cilët do të kryejnë studime master në një prej 300 universiteteve më të mira, për të ndjekur një program master me kohëzgjatje 1-vjeçare në 9 fusha të ndryshme studimi: Politika Publike, Administrim publik, Politika Ekonomike, Arsimore dhe Shëndetësore si dhe Urbanistikë dhe Zhvillim Urban, Menaxhim i Financave Publike, E Drejtë Administrative dhe Studime Europiane. Për nëpunësit e administratës shtetërore, kriteri i punësimit në Shqipëri është jo më pak se 4 vite. Po ashtu, edhe kriteri për përzgjedhjen e universiteteve më të mira të botës për këtë kategori është në 300 më të mirët, dhe jo në 15 apo 50 si është për kategorinë e aplikantëve të tjerë, doktorantë apo studime bachelor.

Përzgjedhja
Përzgjedhja e kandidatëve bëhet nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, nëpërmjet Sekretariatit Teknik të Programit (STP), që është ngritur posaçërisht për përzgjedhjen e kandidatëve të Fondit të Ekselencës. STP bën verifikimin e dokumentacionit dhe njofton kandidatët me email për mbërritjen e dosjes së tyre të aplikimit dhe dokumentet shtesë që mund të duhen. ‘Fatin’ e kandidatëve nëse e kalojnë fazën e parë dhe nëse mund të kalojnë në fazën e intervistës e përcakton Komisioni i Përzgjedhjes (KP). Po ashtu, kandidatët do të informohen nëpërmjet postës elektronike nëse janë përzgjedhur apo jo për intervistën, si dhe koha se kur do të bëhet intervista. Për ata kandidatë që ndodhen jashtë vendit intervista do mund të bëhet edhe në rrugë telematike. Kandidatët fitues do të nënshkruajnë një marrëveshje me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit. Me shpalljen e fituesve, shuma e miratuar me urdhër nga ministri paguhet në llogarinë e aplikantit në një bankë të nivelit të dytë në valutën e kërkuar. Vlera totale e miratuar nga qeveria shqiptare këtë vit për fondin e ekselencës është 150 milionë lekë. Kandidatët kanë të drejtën e përfitimit të bursës nga Fondi i Ekselencës vetëm për kohëzgjatjen zyrtare të studimeve, pasi nëse kandidatit i zgjatet kohëzgjatja e studimeve, mbështetja financiare ndërpritet.

Ndërprerja e financimit
Ndërprerja e financimit bëhet kur studenti nuk jep të gjitha provimet apo e përfundon vitin akademik me notë më të ulët se 8, apo vlerësim ndërkombëtar; kur studenti nuk plotëson detyrimet e kërkuara nga universiteti përkatës; kur studenti kërkon vetë ndërprerjen e financimit. Ndërsa studenti është i detyruar të kthejnë paratë e financuara në rastet kur përjashtohet nga universiteti, ndërpret studimet për të cilat është financuar ose në rastet kur nuk provon që të ketë aplikuar për punë në Shqipëri, të jetë i regjistruar në zyrën e punës si i papunë. Përjashtim bëjnë vetëm rastet e sëmundjeve të rënda.

ma.me

Next Post
Miratohet buxheti kosovar për vitin 2017

Legjislatura e tanishme e Kosovës nuk i finalizon temat e mëdha

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mandati i prokurorëve të SPAK, Gogu frenon Manjën: Duhet vlerësim i partnerëve, SHBA dhe BE

Mandati i prokurorëve të SPAK, Gogu frenon Manjën: Duhet vlerësim i partnerëve, SHBA dhe BE

July 22, 2026
Rrezikuan të mbyteshin në det, shpëtohen 6 turistët në Ksamil

Gjendet i pajetë një peshkatar në Ksamil, dyshohet se u mbyt gjatë stuhisë

July 22, 2026
Shqipëria forcon Mbrojtjen, ekspertet: Rezervistët rriten kapacitetet ushtarake

Shqipëria dërgon trupa ushtarake në Rumani, javën tjetër vendimi për Gazën

July 22, 2026
Nga 10 paga mujore te banesat falas! Çfarë përfitojnë familjet e policëve të rënë në detyrë

Nga 10 paga mujore te banesat falas! Çfarë përfitojnë familjet e policëve të rënë në detyrë

July 22, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 23 Korrik 2026

July 22, 2026
Nga tanket e Mariupolit te kreu i ushtrisë, gjenerali 43-vjeçar që Ukraina i beson në luftën me Rusinë

Nga tanket e Mariupolit te kreu i ushtrisë, gjenerali 43-vjeçar që Ukraina i beson në luftën me Rusinë

July 22, 2026
Arktiku po humbet “betejën” me ngrohjen globale, arrihet rekordi historik

Arktiku po humbet “betejën” me ngrohjen globale, arrihet rekordi historik

July 22, 2026
EMRI / Ndërron jetë i dënuari në burgun e Lezhës, Policia jep detajet e para

“Burgu i Shënkollit do të kthehet në institucion për trajtimin e të dënuarve me probleme të shëndetit mendor”

July 22, 2026
Emri i tij doli në dosjet Epstein, gjendet i vdekur agjenti francez i modës

Emri i tij doli në dosjet Epstein, gjendet i vdekur agjenti francez i modës

July 22, 2026
PD kërkon të jetë i pranishëm Skënder Hita, shtyhet mbledhja e komisionit për Reformën Zgjedhore

PD kërkon të jetë i pranishëm Skënder Hita, shtyhet mbledhja e komisionit për Reformën Zgjedhore

July 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In