• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, June 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Foli pak ditë më parë për spiunazhin grek e jugosllav në Shqipëri, vdes papritur ish-oficeri i “Sigurimit”…

by A R
29/05/2024 08:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka ndërruar jetë dje ish-oficeri i Sigurimit Bujar Hoxha, i cili disa ditë më parë rrëfeu për emisionin Inside Story disa nga krimet e dyshuara të shërbimeve greke. Mësohet se Hoxha ka ndërruar jetë pas një sulmi në zemër.

Pak ditë më parë ai bëri një denoncim të forte në Top Channel për një krim konkret, vrasjen makabre të një agjenti shqiptar nga shërbimet greke.

Pjesë nga emisioni Inside Story i datës 22 maji 2024:

Shërbimet Shqiptare, përballeshin me qasje agresive edhe nga fqinjët jugorë, Greqia, shtet i cili ndër shekuj nuk i ka fshehur qëllimet ekspansioniste në trevat shqiptare.

“Greqia i përkiste një regjimi tjetër dhe absolutisht nuk kishin hequr dorë nga synimet e tyre për Shqipërinë e jugut për vorio epirin dokumentet e shumë tregojnë për ethshmërinë e zbulimit grek dhe jugosllav të cilët kanë kërkuar dhe janë vënë në shërbim të forcave të tjera siç ishin atë kohë si CIA apo shërbimi sekret anglez”, u shpreh Xhavit Shala, ekspert i sigurisë.

Fatkeqësisht, dekadat e para inteligjenca shqiptare nuk kishte thuajse asnjë të dhënë mbi veprimtarinë intensive të spiunazhit grek. Strukturat e Kundërzbulimit në Vlorë, nuk kishin pasur asnjë rezultat për të siguruar informacion për spiunazhin grek.

“Përgjithësisht agresivitetin më të madh e kemi patur te jugosllavët por grekët kishin si specifik shërbimi më të ndryshme nga jugosllavi sepse kërkojnë shumë cilësinë. Nëse jugosllavi nuk pyeste për cilësi por kush ti dilte para e rekrutonte grekët janë një cikë më tekanjozë’, u shpreh Bujar Hoxha, ish-oficer i Shërbimit Sekret Shtetëror.

Një togë me dosje e fashikuj spiunazhi të paezauruara për ndjekje operative gjendeshin mbi tryezën e punës. Pasi u analizuan një nga një të gjitha, do të kuptohej se ato nuk ishin materiale të denja për kundërzbulim. Por, kjo situatë do të ndryshonte shpejtë dhe do të niste një gjueti për spiunë grek.

Në 8 shtator të 1985 do të gjendej i ekzekutuar një nga agjentët kundërzbulues të Shërbimit Shqiptar, i njohur me pseudonimin “Arbri”. Trupi i tij u gjet nga një çoban në mes të ferrave, brenda një thesi, në gjendje thuajse të dekompozuar. Agjenti ishte ekzekutuar në mënyrë makabre. Sipas ekspertëve të asaj kohe, kjo ishte një vrasje tipike e shërbimeve greke, që eliminuan një prej agjentëve më të dalluar shqiptarë.

“Me një kosë i kishin prerë kokën dhe e kishin futur në një thes dhe e kishin hedhur në një hon që të mos zbulohej. Ai u zbulua pas një jave kur filloi trupi të dekompozohej. Do të thoja këtë që zbulimi grek tregoi egërsinë e tij ndaj agjentëve që punonin për Sigurinë e Shtetit”, u shpreh Bujar Hoxha, ish-oficer i Shërbimit Sekret Shtetëror.

Agjenti i ekzekutuar kishte hedhur një skicë të agjenturës greke në Shqipëri. Skicë që do ta çonte më tej agjenti tjetër me emrin “Zeusi”. Sigurimi Shtetëror i Vlorës kishte nisur procesin “Bregu” për zbulimin e agjentëve grekë.

“Arritëm që të futemi në lojë me zbulim grek. Jo vetëm që zbuluam rezidenturën që shtrihej në dhjetar persona por veçuam si më të rrezikshëm grupin e famshëm intelektual”, u shpreh Bujar Hoxha, ish-oficer i Shërbimit Sekret Shtetëror.

Plani për terror, atentate dhe masakra e 2 Prillit:

Bujar Hoxha, ish-oficer i Shërbimit Sekret Shtetëror i ftuar në emisionin “InsideStory” ka rrëfyer për ngjarjet e 2 prillit 1991. Ai ka zbuluar detajet e planit për terror.

Nga rrëfimi i ish-oficerit te Shërbimit Sekret Shtetëror çdo ditë dukej sikur prodhohej një skenar se si të ngjallej frikë dhe terror tek populli. E tillë ishte edhe një ngjarje që mund të kishte shkaktuar shumë viktima por që fatmirësisht u ndalua në kohë.

Ish-oficeri i Shërbimit Sekret Shtetëror u shpreh se në pranverën e vitit 1991 nisën protestat e minatorëve në minerën e qymyrit në Valias. Gjatë kësaj kohë u vu re që një sasi dinamiti ishte zhdukur nga magazina e minierës.

“Kujtoj që kam raportuar një moment të parë në një ngjarje që ka ndodhur në minierën e Valiasit ku vodhën shumë dinamit dhe lënë plasëse dhe qëllimi ishte të hidheshin nëpër stacionet e autobusëve duke krijuar masakra në radhët e civilëve.

Informacionin e raportova në mënyrë urgjente tek oficeri i Sigurimit dhe personin që do kryente këto akte është arrestuar. Në stacionet ku do hidhej lëndë plasëse ishte 21 Dhjetori, në Bankën Kombëtare dhe në Kinostudio”, tha Hoxha.

Ai u shpreh se mëngjesi i 2 prillit 1991 në Shkodër është një nga më të dhimbshmit. U vranë katër djem dhe u plagosën rreth 58 të tjerë në atë shesh që sot mban emrin “2 Prilli”.

“Unë kam pasur marrëdhënie me një shtetas kosovar që ishte pedagog në universitet dhe që kishte ardhur në mënyrë ilegale nga Kosova në Shqipëri por që më pati ekspozuar faktin që bashkëpunonte me zbulimin jugosllav dhe unë këtë e kisha raportuar tek Sigurimi i Shtetit është ky person që më dha skenarin se si do të zhvilloheshin ngjarjet me 2 prillin në shkodër.

Do vinte një grup diversionist nga Jugosllavia, do strehoheshin te një shtëpi private në Shkodër dhe do krijonin terror në Shkodër për të krijuar konflikte dhe përplasje politike”, tha ai.

Gjithë këtë informacion Sigurimi i Shtetit në Tiranë ja kaloi Shkodrës dhe Ministrisë së Brendëshme. Këta të fundit caktuan një grup dhe një makinë që të shkonte për të mbajtur situatën nën kontroll në Shkodër. Mirëpo si për çudi makina u prish në Lezhë.

“Grupi agjenturor që erdhi nga Jugosllavia është strehuar në një shtëpi të një personi që Sigurimi i Shtetit e njihte me pseudonimin “Arapi” që ishte agjent i shërbimit Jugosllav. Para se të ndodhte ngjarja kemi kapur Pjetër Abnorin bashkë me shoferin e tij me një pushkë në makinë dhe filluam procedimin.

Për të bërë këtë lloj organizimi nga Tirana është nisur me porosi s’po them nga kush, Azem Hajdari. Dhe e fundit pushka që ka vrarë Arben Brocin, është vrarë nga një ndërtesë 2 katëshe, nga një pushkë që predha e saj nuk ishte pjesë e armatimit as të policisë dhe as të ushtrisë, por nuk u hetua seriozisht’ u shpreh Bujar Hoxha, ish-oficer i Shërbimit Sekret Shtetëror.

/a.r

Next Post
Dita e sotme do të jetë me vranësira dhe reshje shiu, temperaturat pa ndryshime

Dita e sotme do të jetë me vranësira dhe reshje shiu, temperaturat pa ndryshime

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kreditë problematike, në rënie! BSH: Huatë me probleme zbritën në 3.75%

June 10, 2026
Hoxha në SEECP: Rruga e anëtarësimit të Shqipërisë në BE ka hyrë në fazën më përcaktuese

Hoxha në SEECP: Rruga e anëtarësimit të Shqipërisë në BE ka hyrë në fazën më përcaktuese

June 10, 2026
Pagesa e faturave të ujit, UKT vendos pajisjet POS në të gjitha pikat e shërbimit

Pagesa e faturave të ujit, UKT vendos pajisjet POS në të gjitha pikat e shërbimit

June 10, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 11 Qershor 2026

June 10, 2026
Protesta në kornizat e Goffman

Protesta në kornizat e Goffman

June 10, 2026
U vra në Maliq, Qeveria jep 50 milionë lekë për familjen e Enea Mekollit, përfiton edhe…

U vra në Maliq, Qeveria jep 50 milionë lekë për familjen e Enea Mekollit, përfiton edhe…

June 10, 2026
Krizë mes Polonisë dhe Ukrainës, Zelensky rrezikon të humbasë dekoratën më të lartë polake

Krizë mes Polonisë dhe Ukrainës, Zelensky rrezikon të humbasë dekoratën më të lartë polake

June 10, 2026

“Nuk është e hijshme të mbahem në kafaz”. Shtyhet seanca për Veliajn, mungojnë kryebashkiaku dhe Dumani

June 10, 2026

Vetëm shqiptarë në protestë, por Irani, Greqia…

June 10, 2026
E rëndë në Kosovë, burri qëllon me thikë gruan dhe vajzën e mitur

Shpërthim me lëndë plasëse në Balldren të Lezhës, shoqërohet një person

June 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In