• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

FMN rrit vlerësimin, ekonomia plus 3.9 % në 2017-ën, ja parashikimi për 2018-ën

by A R
18/04/2018 08:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria ka shënuar një ritëm rritjeje të ekonomisë së saj në masën 3.9 për qind gjatë vitit të kaluar. Është ky vlerësimi i Fondit Monetar Ndërkombëtar, i cili ka prezantuar dje në Uashington raportin e Pasqyrës Ekonomike Globale. Sipas këtij raporti, mbetet e pandryshuar pritshmëria për rritjen ekonomike të Shqipërisë në vitin 2018, në 3.7%. Edhe më parë, raportin e tetorit të vitit të kaluar, FMN e kishte ulur pritshmërinë për performancën e Shqipërisë me 0.2 pikë përqindje në 3.7%, shifër që mbahet kështu e pandryshuar edhe në rishikimin e prillit. Ndërkohë FMN ka rritur vlerësimin për rritjen e vendit në 2017-n, nga 3.7% në 3.9%, në krahasim me raportin e tetorit, në linjë dhe me të dhënat e fundit të INSTAT-it, që vlerësoi se ekonomia vendase u zgjerua me 3.84% në vitin 2017 shkruan Shqiptarja.

Sipas FMN, në periudhë afatmesme, rritja mendohet të përshpejtohet lehtë, duke arritur në 3.8% në 2019-n dhe do të vazhdojë të arrijë në 4% deri në vitin 2023. Nga vendet e Ballkanit Perëndimor, me përjashtim të Kosovës, që pritet të zgjerohet me 4%, Shqipëria do të ketë normën më të lartë të rritjes. Më pas renditen Bosnjë dhe Hercegovina me 3.2%, Maqedonia me 3%, Mali i Zi me 2.4%, Serbia me 3.5%.

Sa u përket parametrave të tjerë makroekonomikë, inflacioni pritet të përshpejtohet këtë vit, në 2.8%, nga 1.9% në vitin 2017, duke iu afruar objektivit të shënjestruar të Bankës së Shqipërisë prej 3%. Kurse deficiti i llogarisë korente pritet të ngushtohet në 6.7% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, nga 7.2% në 2017-n, duke mbetur gjithsesi më i larti në Europën në Zhvillim, me përjashtim të Malit të Zi.

Ekonomia globale

FMN vlerëson në raportin e saj se në vitin 2017 investimet globale dhe tregtia vazhduan të mbajnë peshën e rritjes. Niveli 3.8 për qind i rritjes ekonomike globale në 2017 ishte më i shpejti që nga viti 2011. Me kushtet financiare favorizuese, rritja globale pritet që të prekë 3.9 për qind, si në vitin 2018, ashtu edhe në 2019. Ekonomitë e avancuara do të rriten më shpejt se potenciali i këtij viti, ekonomitë e zonës euro pritet që të tkurrin zgjerimin e kapacitetit e ndikuar nga politika monetare akomoduese dhe politika fiskale zgjeruese do të çojë ekonominë e Shteteve të Bashkuara mbi punësimin e plotë./a.m.

Next Post
Filologjiku, shumica e fituesve për Master me mesatare midis 5.2 e 6.9

Shqipëria e para për numrin e studentëve që largohen jashtë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bad Bunny siguron Emmy-n e parë, spektakli i Super Bowl shpërblehet me 7 çmime

Bad Bunny siguron Emmy-n e parë, spektakli i Super Bowl shpërblehet me 7 çmime

September 6, 2026
Alarm në Pukë, vatër e re zjarri në Tërbun pas djegies së 3 mijë hektarëve

Alarm në Pukë, vatër e re zjarri në Tërbun pas djegies së 3 mijë hektarëve

September 6, 2026
Katalogu politik i revolucionit permanent

Katalogu politik i revolucionit permanent

September 6, 2026
Vizita e Berishës në SHBA, salla ku mbajti fjalimin shfaqet thuajse bosh (VIDEO)

Vizita e Berishës në SHBA, salla ku mbajti fjalimin shfaqet thuajse bosh (VIDEO)

September 6, 2026
Zjarri në Himarë, Tavo: Po punojmë për normalizimin e situatës pas flakëve, vijon evidentimi i dëmeve

Zjarri në Himarë, Tavo: Po punojmë për normalizimin e situatës pas flakëve, vijon evidentimi i dëmeve

September 6, 2026
Më në fund kontroll real i çmimeve?

Më në fund kontroll real i çmimeve?

September 6, 2026
“Gozhdën e fundit në arkivolin e Ramës”, militanti i Berishës në SHBA ndjek retorikën e kryedemokratit (VIDEO)

“Gozhdën e fundit në arkivolin e Ramës”, militanti i Berishës në SHBA ndjek retorikën e kryedemokratit (VIDEO)

September 6, 2026
VIDEO/ Zjarr pas Kodrës së Krastës në Elbasan, rrezikohen dy banesa

VIDEO/ Zjarr pas Kodrës së Krastës në Elbasan, rrezikohen dy banesa

September 6, 2026
“Gënjeshtër totale”/ SHBA mohon pretendimin e Iranit për sulmin ndaj dronit në Hormuz

“Gënjeshtër totale”/ SHBA mohon pretendimin e Iranit për sulmin ndaj dronit në Hormuz

September 6, 2026
“Tërmet” politik në Gjermani! AfD triumfon bindshëm në zgjedhjet rajonale në Saksoni-Anhalt

“Tërmet” politik në Gjermani! AfD triumfon bindshëm në zgjedhjet rajonale në Saksoni-Anhalt

September 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com