• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqipëria e para për numrin e studentëve që largohen jashtë

by A R
18/04/2018 08:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Studentët shqiptarë janë më të prirë të studiojnë jashtë në krahasim me të gjithë studentët e tjerë në Ballkan, Evropën Qendrore e Lindore dhe vendet e tjera të Evropës Perëndimore. Shqipëria ka numrin më të lartë të studentëve që zgjedhin për të studiuar jashtë për 1000 banorë. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave të UNESCO-s, numri i studentëve shqiptarë që kanë vendosur të studiojnë jashtë në 2017-n ishte 24,543 persona. Sipas përllogaritjeve në 2017-n për çdo 1000 banorë, kishte 9 studentë që studionin në arsimin e lartë jashtë vendit. Krahasuar me vendet e rajonit, Shqipëria renditet e para për numër më të lartë për 1000 banorë. Vendi i dytë në rajon për numër më të lartë studentësh që zgjedhin të jetojnë jashtë është Mali i Zi. Në vlerë absolute, në 2017-n rreth 4763 të rinj malazezë kishin vendosur të studionin jashtë (popullsia në Malin e Zi nga të dhënat më të fundit është 622 mijë banorë). Pas në vendin e tretë është Bosnjë-Hercegovina, ku për 1000 banorë në 2017-n kishte 3 studentë që kishin zgjedhur të studionin jashtë. Serbia dhe Maqedonia kanë një numër më të ulët studentësh për 1000 banorë që kanë zgjedhur të studiojnë jashtë vendit. Krahasuar me vendet e Bashkimit Evropian, Greqia dhe Bullgari për çdo 1000 banorë kanë tre studentë që kanë zgjedhur të studiojnë jashtë. Më pas, renditen vende si Kroacia dhe Rumania, të cilat kanë secila nga 2 studentë për 1000 banorë. Vendet e Evropës Perëndimore, por edhe Amerika kanë një numër shumë të ulët të studentëve që kanë zgjedhur të studiojnë jashtë në raport me popullsinë.
Studentët në universitetet shqiptare në rënie të fortë
Sipas të dhënave të INSTAT, për vitin akademik 2016-2017 në arsimin e lartë kishte të regjistruar gjithsej 139,607. Në krahasim me disa vjet më parë, numri i studentëve në Shqipëri ka rënë ndjeshëm, teksa në vitin akademik 2012-2013 kishte të regjistruar 172,561 persona. Pra në katër vjet, numri i studentëve ka rënë me rreth 33 mijë persona (-19%). Dy janë arsyet e kësaj rënieje. Së pari, është tendenca e plakjes së popullsisë. Sipas të dhënave të INSTAT, popullsia e grupmoshës 15-24 vjeç u reduktua me 55 mijë persona në 2017-n, në krahasim me vitin 2014. Pesha e kësaj grupmoshe ka zbritur në 16% të totalit në vitin 2017, nga 19% që ishte një dekadë më parë (në 2007-n). Arsyeja e dytë lidhet me tendencën e të rinjve shqiptarë për të studiuar jashtë shtetit, ku tradicionalisht Italia ka qenë e preferuar, ndërsa dy vitet e fundit një fluks i lartë po shkon në Gjermani, çka shihet dhe nga interesi i lartë për të mësuar gjuhën gjermane. Nuk ka të dhëna se sa për qind e këtyre studentëve kthehen pas përfundimit të studimeve apo rrinë në vendet e tjera në kërkim të një pune e jete më të mirë.
/Telegrafi/a.m.
Next Post
Torres, më mirë në Amerikë me MLS sesa me Kinën

Torres, më mirë në Amerikë me MLS sesa me Kinën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bad Bunny siguron Emmy-n e parë, spektakli i Super Bowl shpërblehet me 7 çmime

Bad Bunny siguron Emmy-n e parë, spektakli i Super Bowl shpërblehet me 7 çmime

September 6, 2026
Alarm në Pukë, vatër e re zjarri në Tërbun pas djegies së 3 mijë hektarëve

Alarm në Pukë, vatër e re zjarri në Tërbun pas djegies së 3 mijë hektarëve

September 6, 2026
Katalogu politik i revolucionit permanent

Katalogu politik i revolucionit permanent

September 6, 2026
Vizita e Berishës në SHBA, salla ku mbajti fjalimin shfaqet thuajse bosh (VIDEO)

Vizita e Berishës në SHBA, salla ku mbajti fjalimin shfaqet thuajse bosh (VIDEO)

September 6, 2026
Zjarri në Himarë, Tavo: Po punojmë për normalizimin e situatës pas flakëve, vijon evidentimi i dëmeve

Zjarri në Himarë, Tavo: Po punojmë për normalizimin e situatës pas flakëve, vijon evidentimi i dëmeve

September 6, 2026
Më në fund kontroll real i çmimeve?

Më në fund kontroll real i çmimeve?

September 6, 2026
“Gozhdën e fundit në arkivolin e Ramës”, militanti i Berishës në SHBA ndjek retorikën e kryedemokratit (VIDEO)

“Gozhdën e fundit në arkivolin e Ramës”, militanti i Berishës në SHBA ndjek retorikën e kryedemokratit (VIDEO)

September 6, 2026
VIDEO/ Zjarr pas Kodrës së Krastës në Elbasan, rrezikohen dy banesa

VIDEO/ Zjarr pas Kodrës së Krastës në Elbasan, rrezikohen dy banesa

September 6, 2026
“Gënjeshtër totale”/ SHBA mohon pretendimin e Iranit për sulmin ndaj dronit në Hormuz

“Gënjeshtër totale”/ SHBA mohon pretendimin e Iranit për sulmin ndaj dronit në Hormuz

September 6, 2026
“Tërmet” politik në Gjermani! AfD triumfon bindshëm në zgjedhjet rajonale në Saksoni-Anhalt

“Tërmet” politik në Gjermani! AfD triumfon bindshëm në zgjedhjet rajonale në Saksoni-Anhalt

September 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com