• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FMN rekomandon kritere më rigoroze për të ardhurat dhe shpenzimet buxhetore në Shqipëri

by Eduard Zaloshnja
21/11/2025 16:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eduard Zaloshnja

Në rekomandimet vjetore të misionit të FMN-së, theksohet se reformat në të ardhurat duhet të fokusohen tek modernizimi i taksave mbi pronën dhe forcimi i administrates tatimore. Përjashtimet tatimore të kushtueshme dhe regresive, si pragjet e larta të përjashtimit nga TVSH-ja, stimujt sektorialë dhe regjimet preferenciale për të vetëpunësuarit, duhet të hiqen gradualisht, pasi efektiviteti i tyre është i pasigurt.

Vendosja e një takse mbi pronën, të bazuar mbi vlerën, dhe përshpejtimi i zbatimit te saj do të mbështesin financat vendore. Zbatimi më i fortë i mbështetur në auditime të bazuara në risk dhe dixhitalizim mbetet thelbësor për realizimin e plotë të të ardhurave nga Stragjia Afatmesme e te Ardhurave. Këto masa së bashku kanë potencialin të rrisin të ardhurat deri në 2 për qind të PBB-së deri më 2030.

Marrëveshja e propozuar e ‘Paqes Fiskale’, me elemente të tilla si marrëveshje vullnetare për përcaktimin paraprak të fitimeve të tatueshme dhe pezullim të auditimeve gjatë periudhës së marrëveshjes, fshirje të detyrimeve tatimore e doganore dhe rivlerësim të pasqyrave financiare të së kaluarës me një normë të ulët të njëtrajtshme, rrezikon të minojë pajtueshmërinë tatimore, të dobësojë besueshmërinë e auditimeve dhe të përmbysë arritjet e deritanishme në modernizimin eadministratës tatimore.

Përmbledhtasi, FMN kërkon që në mbledhjen e të ardhurave, ne të tregohemi sa më rigorozë, pa ofruar trajtim preferencial për persona apo grupe të veçanta shoqërore.

Për shpenzimet buxhetore, FMN thekson se nevojiten masa plotësuese për të përmirësuar cilësinë e shpenzimeve dhe transparencën fiskale. Rishikimet periodike të shpenzimeve, të institucionalizuara si mjet kyç buxhetor dhe të mbështetura nga struktura të qarta qeverisjeje brenda ministrive të linjës dhe procesit të buxhetit qendror, do të ndihmojnë në identifikimin e programeve me prioritet të ulët dhe ridrejtimin e burimeve drejt fushave nxitëse të rritjes, si arsimi, shëndetësia dhe infrastruktura.

Bonuset me bazë të gjerë për pensionet duhet të shmangen, pasi janë të vështira për t’u kthyer pas, dhe dobësojnë lidhjen me kontributet, duke rrezikuar qëndrueshmërinë fiskale. Në vend të tyre duhet të përdoren programet e asistencës sociale të targetuara mirë për të mbështetur grupet në nevojë.

Monitorimi i rregullt i nën-huadhënies, PPP-ve dhe entiteteve jashtë bilancit mbetet kritik, së bashku me standarde më të forta të zbulimit dhe mireqeverisjes për fondet publike dhe mjetet me qëllim të veçantë (SPV). Përafrimi i publikimit të deklaratës së rreziqeve fiskale me ciklin buxhetor dhe përditësimet e saj do të forcojnë më tej transparencën.

Përmbledhtasi, FMN kërkon që në shpenzimin e të ardhurave, ne të tregohemi sa më rigorozë, pa ofruar trajtim preferencial për persona apo grupe të veçanta shoqërore.

Next Post
Qeveria merr vendimin, cakton 3 janarin ditë pushimi për administratën publike

Pezullimi nga detyra i Belinda Ballukut, zbardhet kërkesa e qeverisë në Kushtetuese

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

September 30, 2026
Raporti: Djali i Netanyahut u evakuua fshehurazi nga Miami pas komplotit iranian për vrasjen e tij -

Netanyahu tregon tmerrin në avion: Piloti goditi me thikë kolegun dhe tentoi ta rrëzonte

September 30, 2026
Banka Qendrore e Skandaleve

Banka Qendrore e Skandaleve

September 30, 2026
Emri/ Drejtori i paraburgimit të Vlorës jep dorëheqjen nga posti dhe zbulon arsyen e vendimit

“Arresti me burg” në fokus, ndryshon Kodi Penal, Karanxha: Paraburgimi është tepruar në Shqipëri

September 30, 2026
Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

September 30, 2026
Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

September 30, 2026
Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

September 30, 2026
Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com